Connect with Us

1.5 milion euro korrupsion/ Shkarkohet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

Kosova & Rajoni

1.5 milion euro korrupsion/ Shkarkohet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

Publikuar

-

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra kryeprokuroren speciale Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Reketi”.

Për shkarkimin e Janevës kanë votuar të gjithë 102 deputetët që morrën pjesë në votim, si të partive në pushtet ashtu edhe në opozitë.

Paraprakisht, këshilli i prokurorëve kishte dorëzuar Kuvendit një material voluminoz mbi hetimet që janë bërë ndaj Janevës nga Prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas hetimeve të bëra, ekzistojnë dyshime të bazuara për keqpërdorim të detyrës nga kryeprokurorja Janeva, në rastin e zhvatjes nga afaristi, Orce Kamev, të 1.5 milion euro nga dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Këta dy persona duke shfrytëzuar afërsinë me Katica Janeva si dhe pozicionin e saj si drejtuese e Prokurorisë Speciale, i ka premtuar afaristit Kamcev masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij.

LEXO EDHE:  U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane, vërehet se si Bojan Jovanovski merrte paratë nga afaristi, kurse në një moment në bisedë dëgjohet edhe zëri i Janevës e cila i premton afaristit se gjithçka do të jetë në rregull me gjykimin e tij.

Ky rast kishte nxitur reagime të shumta politike që çuan edhe në rrënimin e besueshmërisë të Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale ishte themeluar në vitin 2015 për shkak të mosbesimit në Prokurorinë e Rregullt për të hetuar aferën e përgjimeve, një aferë tjetër kjo në bazë të të cilës janë ngritur dhjetëra hetime kundër zyrtarëve të qeverisë së kaluar që drejtohej nga Nikolla Gruevski, që ka fituar azil politik në Hungari ku ishte arratisur për t’i ikur vuajtjes së një dënimi prej dy vjet burg për shpërdorim të detyrës./Rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shpend Ahmeti dha dorëheqjen/ Zgjidhet kryetari i ri i PSD-së

Publikuar

-

Nga

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, Partia Socialdemokrate në Kosovë ka mbajtur sot zgjedhjet brenda partisë, ku është votuar për kryetarin dhe Këshillin e ri Drejtues.

Mediat kosovare raportojnë se në krye të PSD-së është zgjedhur Dardan Molliqaj me 83.7% të votave.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit, njoftoi vetë partia në rrrjetet sociale.

“Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

LEXO EDHE:  Serbi/Vetëm 5 kosovarë tentuan kalimin drejt Hungarisë

LEXO EDHE:  Kuvendi i heq imunitetin Gruevskit

Kujtojmë se sot Ahmeti dha dorëheqjen e tij, me arsyetimin se ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie, për rezultatin në  zgjedhjet e 6 tetorit. Dorëheqjen e dha edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpend Ahmet jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PSD-së

Publikuar

-

Nga

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në Partinë Socialdemokrate të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një reagimi në rrjetet sociale ku shprehet se nuk do të garojë më për asnjë pozitë drejtuese në parti.

“Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qrnë të arsyeshme e të drejta.

Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti.

LEXO EDHE:  Hungari-Gjermani, 70 mijë klandestinë kosovarë në kampe

LEXO EDHE:  Hungari: Migrantët lejohen të shkojnë në Austri dhe Gjermani

Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017.

Kosova ka nevojë për opozitë të mirëfilltë e të fortë pa marr parasysh se kush është në qeveri. Jam i bindur se PSD ka mjaftueshëm njerëz e kuadro profesionale për ta udhëhequr në sfidat e radhës të adresimit të problemeve shoqërore, ofrimit të zgjidhjeve socialdemokrate, si dhe monitorimit të qeverisë.

Kryetarit të ri dhe organeve të reja drejtuese ju uroj suksese në sfidat e radhës. Socialdemokracia për mua mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve shoqërore.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pazaret për postin e Presidentit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, në letër, përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Por historia dydekadëshe dëshmon se pozita e kreut të shtetit përbën simbolin e pazareve politike për qëllime partikulare të subjekteve politike a të liderëve partiakë, shkruan sot Koha Ditore.

Mendësi pazari për këtë institucion ka demonstruar edhe opozita e deritashme, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Vota për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjen Demokratike (LDK) është përkthyer si vullnet i kosovarëve për ta ndryshuar mendësinë e deritashme politike.

Një marrëveshje koalicioni mes këtyre dy partive është vënë në pikëpyetje, pikërisht në kohën kur është qitur në rend dite ndarja e pushtetit, dhe pjesë e këtij pazari është bërë edhe institucioni i Presidentit, shkruan sot Koha Ditore.

Është LDK-ja ajo që e do këtë post, ani se Kosova nuk ka hyrë në orarin kushtetues kur duhet ta bëjë zgjedhjen e Presidentit. Kjo për shkakun se Hashim Thaçit i përfundon mandati tek në vitin 2021.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që shihet si njeri i cili do që ta pasojë Thaçin në majë të pushtetit, ka insistuar se marrëveshja duhet të përfshijë të gjitha pozitat me të cilat koalicioni potencial do të sfidohet gjatë katërvjeçarit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Shpërthen në Maqedoni/ Gruevski niset të rrahë Talat Xhaferin

LEXO EDHE:  Hungari-Gjermani, 70 mijë klandestinë kosovarë në kampe

Ndërkaq lideri i LVV-së, Albin Kurti, fillimisht ka këmbëngulur që në tryezë të negociohen vetëm “karriget e zbrazëta” dhe jo posti i Presidentit. Megjithëkëtë, burime të gazetës kanë thënë se kjo parti është në gjendje të lëshojë pe, në rast se i ofrohet asaj një ministri më shumë nga LDK-ja, ndryshe nga marrëveshja parimore për t’i ndarë proporcionalisht dikasteret qeveritare.

Ngërçi në të cilin janë futur negociatat mes këtyre partive nuk ka kaluar. Përderisa LDK-ja është përcaktuar të mos lëvizë nga qëndrimi, LVV-ja, që ka marrë më së shumti vota më 6 tetor, ka shprehur gatishmërinë të shkohet në zgjedhje të reja, në rast se negociatat për koalicion dështojnë./KD

LEXO TE PLOTE