Connect with Us

Zgjedhjet në Kosovë/ Zyrtarizohet ekipi i BE-së që do t’i monitorojë

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Zyrtarizohet ekipi i BE-së që do t’i monitorojë

Publikuar

-

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë nga një mision i Bashkimit Evropian.

Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, ka emëruar Viola von Cramon-Taubadel si krye-vëzhguese të zgjedhjeve në Kosovë.

Mogherini tutje ka deklaruar se vendosja e një misioni evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme dëshmon se BE është e angazhuar t’i mbështesë proceset demokratike në Kosovë.

“Kam besimin se vendosja e një misioni vëzhgues të zgjedhjeve të udhëhequr nga Viola von Cramon-Taubadel do të kontribuojë në zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe transparente. Të gjitha palët e interesuara duhet të jenë në gjendje të përfshihen dhe të kenë fjalën e tyre për të ardhmen e Kosovës. Këto zgjedhje vijnë në një pikë të rëndësishme për Kosovën ku duhet lëvizur me vendosmëri për të bërë përparim në rrugën evropiane, në reforma dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ajo, transmeton Koha.net.

LEXO EDHE:  Sot seanca kundër deputetëve të Vetëvendosjes/ Albin Kurti mund të arrestohet

Ndërkaq shefja e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel deklaroi se është e rëndësishme që BE të vazhdojë vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Unë kam shpresë se vëzhgimi ynë do të japë një kontribut të rëndësishëm në këto zgjedhje dhe në përpjekjet për të forcuar proceset zgjedhore të Kosovës në të ardhmen. Ishte një nder i madh për mua të drejtoj këtë mision dhe unë e kam pranuar këtë detyrë me përgjegjësi të madhe”, ka thënë ajo.

Ekipi kryesor i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve i përbërë nga nëntë analistë të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian mbërritën në Prishtinë më 7 shtator dhe do të qëndrojnë deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Më vonë në shtator, ekipit bazë do t’i bashkohen 18 vëzhgues të cilët do të vendosen në të gjithë vendin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Haradinaj lë mandatin e deputetit/ Partia ka nevojë për reformim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re.

Haradinaj shprehet se ulësen e tij, do ta lërë për kolegët, ndërsa do të vazhdojë të jetë në krye të AAK-së.

Sipas tij, partia që ai drejton ka nevojë për reformë të nevojshme.

Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi, por partia e Haradinajt në koalicion me PSD-në doli e katërta në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke marrë 11.57% të votave.

Njoftimi i plotë

“Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër.

Përjetësisht falënderues!

Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi.

Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Majko/ Rama do të largohet nga PS-ja

LEXO EDHE:  Kosovë, Qeveria planifikon dyfishim të tatimit mbi biznesin

Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njejtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor.

Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis.
Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës.

Përgjithmonë i juaji, sa herë kërkon vendi e populli”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Helmimi nga votat e ardhura nga Serbia/ Dalin rezultatet e analizave

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Lindira Ajazaj Berisha, ka thënë se rezultatet e mara nga Instituti i Biokimisë, rreth zarfeve të ardhur me vota nga Serbia, kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë agjenti infektiv.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtohet që bëhet fjalë për një sëmundje infektive, në të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga Instituti Biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjenti infektiv”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Hahn vizitë zyrtare në Prishtinë/ Qytetarët i kërkojnë vizë për të hyrë

LEXO EDHE:  BE-ja nuk do që mandati i EULEX-it të kufizohet në kohë

Drejtoresha e Klinikës Infektive tha se gjendja e pacientëve është e mirë dhe pritet që shumë shpejttë lënë ambientet e spitalit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Helmimi i punonjësve të KQZ-së/ VV: Janë organizime të shtetit serb, të refuzohen

Publikuar

-

Nga

Pas helmimit të e 26 punonjësve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvesndosje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vetëvendosja shpjegon se autoritetet duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia, ndërsa i konsideron ato si të kundraligjshme. Sipas Vetëvendosjes këto fletë votimi kanë ardhur përmes zyrave ndërlidhëse e jo përmes postës,dhe se këto vota duhen refuzuar.

Reagimi i plotë:

Reagim për helmimin e punonjësve të KQZ

Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

LEXO EDHE:  BE-ja nuk do që mandati i EULEX-it të kufizohet në kohë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në ditën e Bajramit të Madh/Myftiu i Tiranës sqaron çfarë duhet bërë

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE