Connect with Us

Vrasja e Nardit të bujtinave/ Ekstradohet nga Danimarka autori

Kronika

Vrasja e Nardit të bujtinave/ Ekstradohet nga Danimarka autori

Publikuar

-

Një 27-vjeçar, i cili dyshohet për vrasje është ekstraduar nga Danimarka, drejt vendit tonë.

Mësohet se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

LEXO EDHE:  Identifikohet një nga autorët e masakrës në Kenia

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P, i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Finalizohet një tjetër operacion/ Prangosen katër persona, sekuestrohet drogë dhe armë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga kaatër personaa, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Po ashtu, mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar tri armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë shtetasit:

K.S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge “dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

E.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Armëmbajte pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Krimi i dyfishtë në Ballsh/ Autori del para togave të zeza

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Nezar Seitajt/ Gjonaj: Nuk e dinim që ishte i proceduar në Shqipëri

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në pakingun e lokalit të shtetasit K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolli në lokal “fundos” biznesmenët/ Ja çfarë gjeti policia

Publikuar

-

Nga

Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi akuzohen se përdornin lokalin e tyre për përdorimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë shtetasin D. B. dhe E. B, ndërsa gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi në formë çokollate dhe një sasi eurosh e lekësh.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate prej 122 gram e dyshuar kanabis sativa si edhe 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Plagosi me armë zjarri 29 vjeçarin/ Identifikohet autori

LEXO EDHE:  Plagosi me armë zjarri 29 vjeçarin/ Identifikohet autori

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh/ Dy prej tyre dërgohen në spital

Publikuar

-

Nga

Grevistët në Ballsh të cilët prej disa muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre, vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.

Ndërkohë, mësohet se gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen dhe rëndohet, e megjithatë ata shprehen të vendosur për të vazhduar sakrificën e tyre deri në marrjen e pagave.

Sipas ABCnews, dy grevistët Jonuz Muçaj dhe Hysni Agalliu kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye janë dërguar në spital.

LEXO TE PLOTE