Connect with Us

Vizita në Gjermani/ Rama takon kryeparlamentarin Schauble

Politikë

Vizita në Gjermani/ Rama takon kryeparlamentarin Schauble

Publikuar

-

Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri Edi Rama ka takuar edhe kryeparlamentarin Wolfgang Schauble.

“Në Bundestag, me një tjetër mik të nderuar, kryeparlamentarin Wolfgang Schauble”, shkruan Rama bashkëngjitur një video të shkurtër nga takimi.

Kujtojmë se Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pas takimit me Merkel, Rama u shpreh: Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Veliaj provë e dështimit të Reformës në Drejtësi/ Prokuroria, vegël politike për mbylljen e aferave korruptive  

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërkesën e  Prokurorisë së Tiranës, për të mbyllur dosjen e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se “Vendimi për të mbyllur një dosje flagrante si ajo e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha është një nga treguesit e dështimit të reformës në drejtësi.”.

Po ashtu ajo tha se vendimi për të mbyllur edhe dosjen tjetër të abuzimit me pishat në autostradë në ngarkim sërish të Erion Veliajt dhe kompanisë Fusha, është tregues se drejtësia është nën kontroll politik!

Sipas ish-deputetes, “Në të dyja rastet, Partia Demokratike dhe media kanë bërë publikë dokumenta të pakundërshtueshëm që provojnë shkeljen e ligjit, por prokuroria e kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj bën sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon.”.

Gjithashtu ajo hodhi akuza të forta në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, për të cilën tha se është kthyer në një vegël politikë, në duart e Ramës dhe Veliajt.

“Përballë presionit të vetingut dhe dëshirës për t’i shërbyer pushtetit, Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike, duke mbrojtur qeveritarët e korruptuar dhe duke goditur opozitën dhe qytetarët.

Fatura e hotelit të paguar nga Fusha për nënkryetarin e bashkisë 908 euro nata nuk është mohuar nga Bashkia e Tiranës.

Në përpjekje për të fshehur këtë aferë të pistë, bashkia e Erion Veliajt gënjeu hapur, duke thënë se kompania kishte paguar për shpenzimet e udhëtimit, meqë ishte e përfshirë në çmimin për sheshin Skënderbej në Barcelonë! Një supermashtrim!

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Kryemadhi/ Kryeministri ‘sulmon’ kryebashkiakun e LSI-së

LEXO EDHE:  Vijon beteja për groposjen e mbeturinave/Italianët 10 pyetje për Edi Ramën

Partia Demokratike bëri publik dokumentat që vërtetuan se Bashkia e Tiranës gënjente. Erion Veliaj bëri tender 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë me paratë e buxhetit të Bashkisë dhe jo të Fushës.

Duke i shërbyer pushtetit me shpresën se vetingu politiik do ta mbyllë njërin sy për pasuritë dhe vendimet e pajistifikuara te se kaluarës, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur edhe çështjen e pishave të skaduara 12 milionë lekë copa, që Erion Veliaj me kompaninë Fusha blenë për dekorimin e autostradës.

Këto fakte dhe dokumenta janë hedhur në kosh nga Prokuroria Politike e Tiranës, duke rritur zhgënjimin tek qytetarët nga sistemi gjoja i ri i drejtësisë.”-tha ish-deputetja Çupi.

Më tej, ajo theksoi se prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve dhe të oligarkëve të korruptuar përgjigjen e merr tek paratë që ata dajnë me pushtetin.

“Shoqëria Fusha ka marrë mbi 110 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës, 40 milionë prej të cilave nga Bashkia e Tiranës.

Paratë me korrupsion, me tendera pa garë, me kosto të fryra përfitimi paligjshëm është përgjigja pse drejtësia sot është e pafuqishme përballë pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.”-tha Çupi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kushtetutën duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram-rilindasit”/ LSI thirrje për protestë

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar thirrjes së presidenti Ilir Meta, për tubimin e paralajmëruar në 2 mars, me pretendimin për të mbrojtur Kushtetutën.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale thekson se 2 marsi si takimi mbarëpopullor i të gjithë shqiptarëve është momenti që ndan gjerat. Sipas Vasilit kjo datë është vija e ndarjes mes pabarazisë përpara ligjit dhe drejtësisë së barabartë për të gjithë.

“2 Marsi i Kushtetutes, perballe antiligjit dhe horrllëkut qeveritar!

2 marsi si takimi mbarepopullor i te gjithe shqiptareve eshte momenti qe ndan gjerat.

Mbrojtja e Kushtetutes eshte mbrojtje nga antiligji qeveritar :

qe grabit pronen, qe ndeshkon njeriun e thjeshte dhe mbron hajdutet e qeverise,

qe dhunon cdo te drejte te njerezve te zakonshem dhe garanton cdo privilegj te çfrenuar te qeveritareve gangstere,

qe shkeljen e ligjit e quan normalitet dhe respektimin faj

qe lejon te grabiten miliarda me koncesione ndersa njerezit e varfer nuk sigurojne dot as buken e perditshme,

qe i mbyll gojen fjales se lire dhe paguan fjalen e maskarenjve mediatike te paguar nga qeveria,

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Kryemadhi/ Kryeministri ‘sulmon’ kryebashkiakun e LSI-së

LEXO EDHE:  Vizita e Ramës në Gjermani/ Ish-deputeti socialist: "Rilindjes i ranë puplat në Berlin"

qe lejon te pastrohen parate e pista qe asgjesojne mijra bisnese te ndershme,

qe jua ben jeten ferr shqiptareve aq sa ata ikin me mijra nga Shqiperia,

qe eshte gati te shkembeje shqiptaret me siriane e bangladeshas,

qe e shnderron Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes,

qe e shnderron Shqiperine ne Kolumbine e Europes.

qe ua shet edhe Shqiperine edhe Kosoven interesave me te zeza antishqiptare.

2 marsi eshte vija e ndarjes mes pabarazise perpara ligjit dhe drejtesise se barabarte per te gjithe.

2 marsi i jep fundit drejtesise se blere,te kapur e te rrembyer nga qeveria qe e mbron ate dhe denon egersisht njeriun e thjeshte.

2 marsi eshte beteja per Kushtetuten qe duan ta rrembejne dhe ta shqyejne Ram- rilindasit idiote te tij.

2 marsi eshte festa e ligjit dhe e barazise se njerezve te lire.

2 marsi eshte dita e rikthimit te dinjitetit te neperkembur nga degjenerimi arrogant i ram-rilindjes.

2 marsi eshte dita e ndarjes me horrllekun rilindas te antiligjit.”-shkruan Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat e forta/ Si Rama i nxori “sytë” sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar sistemin e drejtësisë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se Gjykata ‎Kushtetuese dhe Gjykata e Larte ishin syte e sistemit te drejtesise, të cilër sipas tij janë “verbuar” nga Rama.

“Gjykata ‎Kushtetuese dhe Gjykata e Larte ishin syte e sistemit te drejtesise. Dhe syte jane aq te rendesishem, edhe kur jane strabike apo miope (sepse te pakten sheh), saqe populli ka nje shprehje: “si syte e ballit”.

Tanime, sistemi i Drejtesise endet verbtazi me te dy syte te dale nga zgavrat pas operacionit te suksesshem te reformes.

LEXO EDHE:  Vijon beteja për groposjen e mbeturinave/Italianët 10 pyetje për Edi Ramën

LEXO EDHE:  Zbulohen detaje nga pakti i fshehtë Rama-Basha

Doktor Adhamulli i famshem e thoshte: “Kur te dhemb njeri sy, kerreje qe te shpetoç tjetrin”. E kur te dhembin te dy kerreji te dy. Por ne nuk na duhen syte e Drejtesise sepse kemi Kryeadhamullin qe e di ai se kush ka faj dhe kush jo.

Populli e thote me urtesi cinike: “te nxjerresh syte per te vene vetulla”. Shkurt, ne kohet e reformes, kjo quhet “vetlling”.-shkruan Bylykbashi.

LEXO TE PLOTE