LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të inkriminuarit në listat e kandidatëve/ Ambasadori i SHBA "dajak" partive

13 Shtator 2019, 16:57, Kosova & Bota CNA
Të inkriminuarit në listat e kandidatëve/ Ambasadori i SHBA

Partitë politike kanë përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Parlamentit  persona që kanë problem me ligjin. Fjala është për kandidatët garues në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës që pritet të mbahen në muajin tetor.

Ndërsa raporton për prezencën e këtij kontigjenti kandidatësh radioja amerikane VOA shkruan se: në një postim në rrjetet sociale, ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar të premten partitë politike.

Ambasadori shtron pikëpyetjen se: ?si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, sikurse janë krimet e luftës dhe sulmet si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion?” citon radioja e mësipërme.

Reagimi i ambasadorit Kosnett vjen pasi më parë organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se partitë politike kanë përfshirë në listat e kandidatëve persona që kanë probleme me ligjin. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, 26 kandidatë për deputetë kanë aktakuza, ose tashmë janë të dënuar për vepra të ndryshme, kryesisht për korrupsion.

Lajmet e fundit nga