LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i Bashkisë Tiranë/ Mungesa e ujit dhe furnizimi me bote infektoi qyetarët

13 Shtator 2019, 18:48, Politikë CNA
Skandali i Bashkisë Tiranë/ Mungesa e ujit dhe furnizimi me bote

Viroza e pazakontë që preku dhjetra pacientë në fillim të shtatorit është shkaktuar nga salmonela.

Nga analizat e pacientëve që janë trajtuar në Spitalin Infektiv ditë më parë, ka rezultuar se të sëmurët kanë patur salmonelë, një bakter që merret nga ushqimet e palara mirë, të paziera, nga uji, por edhe nga mungesa e higjienës së duarve.

Burime për :A2-CNN” bëjnë të ditur se pacientët e pyetur në pediatri dhe infektiv konsumonin ujin e boteve. Këta të fundit nuk kanë asnjë kontroll nga institucionet shëndetësore dhe uji që tregtohet është i pasigurtë.

Vetëm para pak ditësh, Spitali Infektiv u përball me një dyndje pacientësh, 280 në ditë të prekur nga viroza që mori përmasat e një epidemie në Tiranë. Për shkak të fluksit të lartë, minstria hapi tre urgjenca pranë qendrave shëndetësore, ndërsa ende nuk ka bërë publik shkakun e virozës së pazakontë në fillim të vjeshtës.

CNA.al i shkoi më tej informacioneve në lidhje me mungesën e madhe tw ujit gjatë të javëve të fundit në kryeqytet. Burime zyrtare nga Instituti I Shëndetit Publik, thanë se intitucioni përgjegjës për këtë situatë është Bashkia e Tiranës e cila është edhe përgjegjësja për furnizimin me ujë të populates në kryeqytet.

I njëjti burim theksoi se ky është një skandal, pasi qyteti është lënë pa ujë dhe pasojat po bien mbi qindra qytetarë dhe aksush nuk mban përgjegjësi dhe nuk flet për këtë situate emergjente./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga