Connect with Us

Rasti i Valdrin Pjetrit/ Kryemadhi zbulon rolin e Engjëll Agaçit

Politikë

Rasti i Valdrin Pjetrit/ Kryemadhi zbulon rolin e Engjëll Agaçit

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,  ka thënë në se kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të dosjes nga Italia për Valdrin Pjetrin, i cili u dha dorëheqjen pa u betuar, pas denoncimeve të njëpasnjëshme nga Partia Demokratike.

Në një intervistë ne Ora Neës, Kryemadhi shkoi dhe më tej, duke thënë,  Rama e përzgjodhi Pjetrin, pasi i ka hyrë garant Engjëll Agaçi se nuk do ti vinte dosja nga Italia.

“Kush e ndalonte të fitonte në Shkodër PS?Mori Valdrin Pjetrin që ka qenë në burg për narkotikë dhe e dinte shumë mirë sepse Ëngjëll Agaci ka qenë personi që ka hyrë garant se nuk do ti vinte dosja nga Italia Valdrin Pjetrit. Pse nuk e vuri Keti Bazhdarin për kryetare bashkie në Shkodër?”, është shprehur Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ku është “zhdukur” Basha?/ Përgjigjen e jep Gazment Bardhi

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i ftuar në studion e Abc News, është pyetur për daljet e rralla të Bashës në publik kohët e fundit dhe qendrimet më të zbutura ndaj kryeministrit Rama.

Bardhi e mori në mbrojtje kryedemokratin, duke garantuar se Basha ndodhej në zyrën e tij.

“Jo nuk është e vërtëtë. Të gjitha qendrimet e artikuluara nga PD janë absolutisht edhe qendrimet e kryetarit Basha.

Është në zyrë në këto momente. Përpara se të nisesha isha në takim me të për çështje pune me të. Ju garantoj se Basha është në krye të detyrës. /CNA.al

LEXO EDHE:  “Luftë” në Shkodër/ Çfarë pritet të ndodhë sot

LEXO EDHE:  "Të zhvillohen sa më parë zgjedhje me standarte"/ LSI zbardh takimin Kryemadhi- Kostelancik

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ambasadoren amerikane e paskan desinformuar/ Prokurorët nuk kanë dhënë asnjë premtim

Publikuar

-

Nga

Sot, në ditën e tretë të detyrës si ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar kryeprokurorin Olsian Çela. Ambasada e SHBA-së ka zbardhur takimin duke sqaruar se Yuri Kim, uroi prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen në detyrë dhe premtoi ndihmë për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Njoftimi i Ambasadës në median sociale facebook thoshte:

“Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut .”

Përtej emocioneve që nuk të ngjall ky status, mesaduket Ambasadorja e re do duhet të kërkojë informacion të thelluar për atë që ka ndodhur, deri para tre ditëve, në këtë vend.

Së pari: Prokurori i Përgjithshëm, me ndryshimet e paketës ligjore, nuk ka kompetenca mbi çështje të caktuara. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është koordinuese e politikave penale në gjithë piramidën e organit të akuzës, nëpërmjet hartimit, miratimit dhe publikimit të udhëzimeve unifikuese për sa i takon zbatimit të dispozitave penale dhe proceduriale penale.

LEXO EDHE:  Fotot/Çfarë i ka ndarë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin?!

LEXO EDHE:  Kryemadhi mohon Metën/ “Nuk është bashkëshorti im”

Prokurori i Përgjithshëm nuk ngre dhe nuk mbron akuza, as në emër të shtetit e as në emër të vet. Ai ndjek zbatimin e njëllojtë të ligjit penal dhe atij procedurial penal dhe harton e propozon në nivel institucional përmirësime të politikave penale.

Së dyti: Asnjë shqiptar nuk ka dëgjuar as para Reformës, (as përgjatë e as tani që reforma po jep shpirt, kur duhet të kish lëshuar frute), që ndonjë, disa apo aq më pak të gjithë prokurorët të kenë dhënë ndonjë premtim për ndonjë lloj gjyqësori, as të varur as të pavarur.

Prokurori i përgjithshëm kur kandidoi për atë post premtoi hartimin e politikave penale më të mira. Kaq premtoi! Po dhe kaq mirë do ish nëse e mbante fjalën. Nuk premtoi gjyqësor të pavarur, se këtë nuk e premton dot asnjë prokuror. Mbase mund ta kishte bërë gjyqësori, por as ai s’e ka bërë.

Gjyqësor të pavarur në këtë vend, në vitin 2016 e deri sot ka premtuar Edi Rama, Ambasadori Amerikan, Ambasadorja e BE dhe një tufë e madhe ambasadorësh.

Por as prokurorët e as gjyqtarët.

Prokurorët e gjyqtarët kanë mëkate plot në këtë vend, por këtë premtim nuk e kanë dhënë. Ndaj ky premtim sot nuk mund tu numërohet atyre as si premtim i pambajtur e as si gënjeshtër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Bledi Mane/ Po ty të është ngritur?

Publikuar

-

Nga

-Rrogat e frikshme të zyrtarëve shqiptarë-

Ata nuk kanë aspak nevojë për pagat që marin nga taksat tona e madje shpesh herë harrojnë ti tërheqin edhe nga llogaritë e tyre bankare. Hendeku i pagave në Shqipëri thellohet çdo vit e pavarësisht performancës së ekonomisë, klasa e mesme, katalizatorja e nevojshme ndodhet mes dy ekstremeve.

Zyrtarët e lartë të Republikës nëpërmjet mekanizmave në qeveri apo parlament, asnjëherë nuk harrojnë të nxjerrin VKM-ra apo të votojnë çdo vit ligje që u krijojnë atyre rehatinë financiare.

Hidhuni një vështrim të varfër bollëkut të rrogave të udhëheqësve tuaj:

Gent Seiko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë/ 5 milionë e 200 mijë lekë

Ilir Meta, President i Republikës/ 2 milionë e 700 mijë lek

Edi Rama, Kryeministër/ 2 milionë e 400 mijë lekë

Gramoz Ruçi, Kryeparlamentar/ 2 milionë e 400 mijë lekë

Lulzim Basha, Kryeopozitar/ 1 milionë e 600 mijë lekë

Erion Veliaj, Kryebashkiak/ 1 milionë e 500 mijë lekë

Thoma Gëllçi, Drejtor i RTVSH/ 2 milionë e 200 mijë lekë

Krislena Keri, Drejtoreshë e Aviacionit Civil Shqiptar/ 2 milionë e 200 mijë lekë

Erinda Ballanca, Avokate e Popullit/ 2 milionë e 200 mijë lekë

Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë/ 3 milionë e 600 mijë lekë

Blendi Klosi, Ministër Mjedisi/ 1 milionë e 700 mijë lekë

Kujtim Gjuzi, Deputet i Kuvendit/ 1 milionë e 400 mijë lekë

Gjin Gjoni, Gjykatës Apeli/ 3 milionë e 200 mijë lekë

Ledian Peleshi, Mësues në shkollën 9-vjeçare Qatrom-Korçë/ 420 mijë lekë

Elvisa Cullufe, Mjeke në Qendrën Shëndetësore Krumë-Kukës/ 640 mijë lekë

Arta Dajçi, Shitëse e furrës së bukës në Babrru/ 210 mijë lekë

Ened Konica, Reporter-Gazeta Shekulli e Koço Kokëdhimës/ 3 muaj pa marrë rrogën.

LEXO TE PLOTE