LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse njerëzit nisin të shëndoshen shumë teksa plaken?

13 Shtator 2019, 07:16, Lifestyle CNA
Pse njerëzit nisin të shëndoshen shumë teksa plaken?

Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen, pse shumë njerëz e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll peshën e tyre ndërsa janë duke u plakur, edhe nëse nuk hanë më shumë se sa dikur, apo edhe nëse bëjnë më pak ushtrime fizike se më parë.

Një studim i fundit, i botuar në revistën ?Nature Medicine?, zbuloi se qarkullimi i lipideve në indin dhjamor – shkalla me të cilën lipidet ose dhjami treten në qelizat yndyrore – zvogëlohet gjatë plakjes, gjë që e bën më të lehtë fitimin e peshës.

Studiuesit në Institutin Karolinska në Suedi, studiuan qelizat dhjamore të 54 burrave dhe grave, në një periudhë mesatare prej 13 vjetësh. Në atë kohë, të gjithë subjektet e këtij studimi, pavarësisht nëse kishin fituar apo humbur peshë, treguan ulje të qarkullimit të lipideve në indin dhjamor.

Ata që nuk e kompensonin atë duke ngrënë më pak kalori, fituan mesatarisht 20 përqind peshë më shumë, sipas studimit të bërë në bashkëpunim me studiuesit e Universitetit të Upsalas në Suedi dhe Universitetit të Lionit në Francë. Studiuesit, ekzaminuan gjithashtu qarkullimin e lipideve tek 41 gra, të cilat i ishin nënshtruan një operacioni për ngushtimin e stomakut, dhe mënyrën se si shkalla e qarkullimit të lipideve, ndikonte në aftësinë e tyre për të ruajtur peshën e tyre optimale 4-7 vjet pas operacionit.

Rezultati tregoi se vetëm ata që kishin një normë të ulët para operacionit, arritën të rrisin qarkullimin e lipideve në trupin e tyre, dhe të ruajnë rënien e tyre në peshë. Studiuesit besojnë se këta njerëz, mund të kenë pasur më shumë hapësirë ??për të rritur qarkullimin e tyre të lipideve, sesa ata që tashmë kishin një ndërhyrje të nivelit të lartë.

?Rezultatet tregojnë për herë të pare, se proceset në indin tonë dhjamor, rregullojnë ndryshimet në peshën e trupit gjatë plakjes, në një lloj mënyre që është e pavarur nga faktorët e tjerë?- shprehet autori i studimit Peter Arner, profesor në Institutin Karolinska në Suedi.

Ai shtoi se ky studim, mund t?i hapë rrugën metodave të reja për të trajtuar problemin e mbipeshës. ?Sëmundjet që lidhen me mbipeshën, janë shndërruar në një problem global?- thekson Kirsti Spalding, studiuese në Departamentin e Biologjisë Qelizore dhe Molekulare në Institutin Karolinska, dhe një nga autoret kryesore të studimit.

Sipas saj të kuptuarit e dinamikës së lipideve, dhe asaj që rregullon madhësinë e masës yndyrore tek njerëzit, nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme sesa sot. Hulumtimi i ri, tregon gjithashtu se rezultatet afatgjata të operacionit për humbjen e peshës, do të përmirësoheshin nëse kombinohen me një aktivitet fizik të shtuar, thanë studiuesit.

Shkaqet e sakta që lidhin rritjen e peshës me moshën e thyer, mbeten në diskutim. Sipas disa studimeve të tjera, gjenetika luan për fat të keq një rol të rëndësishëm në procesin e shtimit të peshës, dhe mund të rezultojë nga mekanizmat evolucionarë të mbijetesës.

Sidoqoftë, studime të tjera zbuluan se disa faktorë të modifikuar të mënyrës së jetesës, si një dietë e keqe dhe mungesa e stërvitjes fizike, kontribuojnë ose mund të përkeqësojnë shtimin në peshë me kalimin e moshës./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga