Connect with Us

Pro hapjes së negociatave me Shqipërinë/ Deutsche Welle citon socialdemokratin gjerman

Politikë

Pro hapjes së negociatave me Shqipërinë/ Deutsche Welle citon socialdemokratin gjerman

Publikuar

-

Deputeti socialdemokrat gjerman, Christian Petry, ka thënë për Deutsche Welles, se partia e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas Petryt “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një “Po, me kushte”.

Nga qarqet e CDU/CSU-së gjithashtu mësohet se dëshira e kancelares Angela Merkel, e cila e thekson vazhdimisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së bashku në procesin çeljes së negociatave. Shanset duken të mira që kancelarja kësaj radhe t’ua mbushë mendjen edhe kolegëve më skeptikë të saj që ta shohin Shqipërinë me sy më pozitiv dhe të japin “po”-në e premtuar qysh në qershorin e vitit 2018.

Edhe kryeministri Edi Rama e paralajmëron hapjen e negociatave me kushte, pasi në prononcimin pas takimeve në Berlin, u shpreh: Sigurisht nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tryeza e Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Presim propozime nga PD, kanë vetëm deklarata politike

Publikuar

-

Nga

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur pas përfundimit të mbledhjes në tryezën e thirrur nga OSBE.

Gjiknuri u shpreh se presin propozime konkrete nga Partia Demokratike në procesin e Reformës Zgjedhore.

“Nga PD ne presim të vijnë me propozime konkrete në procesin e Reformës Zgjedhore.
Duma të shohim propozime të shkruara. Nuk kemi parë asgje përveç deklaratave politike. Prezenca e saj në tryeze është e mirëpritur”, u shpreh Gjiknuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncohet skandali/ Rilindja rrjep qytetarët për të mbushur arkën bosh të shtetit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit tatimi mbi të ardhurat që do të fillojë të aplikohet në janar, nuk bëhet për të krijuar një barazi ndermjet të punësuarve. Sipas denoncuesit ky tatim bëhet vetëm për të mbushur arkën e shtetit, të lënë bosh.

Denoncuesi hedh akuza të forta ndaj drejtoreshës së Tatimele, Delina Ibrahimaj, ndërsa thekson se “Se pari si do te na barazoje kjo mashtruesja kur nuk jemi te barabarte qe ne oret e punesimit, nje individ qe merr 60.000 leke te reja punon nje pune 8 ore, ndersa ne qe marrim 2 here nga 30.000 te reja, me te vertete ne total marrim 60.000, por ama i marrim ne 16 ore.”

Postimi i plotë i Berishës:

Punonjësi dixhital denoncon rrjepjen nga narkoshteti!

Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital. sb

I nderuar Zoti Berisha, mashtruesja e tatimeve Delina Ibrahimaj kerkon te mashtroje opinionin publik sikur tatimin e te ardhurave qe do te aplikoje ne janar per ne te punesuarit, nuk po e ben se e kane çuar arken e shtetit ne nivelin zero, por “per te krijuar nje barazi ndermjet te punesuarve”.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Meta: “JO”-ja ishte e pritshme

Se pari si do te na barazoje kjo mashtruesja kur nuk jemi te barabarte qe ne oret e punesimit, nje individ qe merr 60.000 leke te reja punon nje pune 8 ore, ndersa ne qe marrim 2 here nga 30.000 te reja, me te vertete ne total marrim 60.000, por ama i marrim ne 16 ore.

Se dyti shefi i kesaj mashtrueses, mashtruesi i gjate, vazhdon mashtron popullin duke i thene “kush merr me shume paguan me shume”.

Respekte, respekte dhe vetem respekte per politikat Tuaja dhe te qeverise suaj.

Nga nje individ, qe ky mashtruesi i ka lene femijet pa buke, por sipas kesaj mashtrueses do ti ushqeje me briosh.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon takimi i opozitës me Metën/ Dash Shehi: Të mos bëhet zhurmë kot

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e tij.

Pas përfundimit të takimit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se do të ketë një komunikim zyrtar nga ana e presidencës dhe Lulzim Bashës lidhur me ecurinë e takimit.

“Tashi kjo është punë e gjatë shumë, presidenca do të dalë me një deklaratë vetë, edhe zoti Basha do dalë vetë me një deklaratë zyrtare, që të mos bëhet zhurmë kot, më mirë presim deklaratat zyrtar”, u shpreh Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE