LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet çuni i Fahriut/ Rama meriton 120 vite burg

13 Shtator 2019, 12:51, Politikë CNA
Nuk përmbahet çuni i Fahriut/ Rama meriton 120 vite burg

Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një prononcim për mediat nga Gjykata Penale e Tiranës, ka vijuar të hedhë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa e cilësoi si të padrejtë vendimin e Gjykatës, e cila vendosi ?detyrim paraqitje? për një nga protestuesit e Unazës së re, Balliu ka rikthyer në vëmendje edhe çështjen ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Balliu tha se Rama po bën lojë me çështjen e Tahirit. Sa i takon prtencës së prokurorisë e cila kërkoi 12 vite burg, Balliu tha se ?Nëse Saimir Tahiri është për 12 vite burg, Edi Rama është për 120 vite burg. Sepse ai nuk ka bërë asgjë pa lejen e Ramës?.

Sipas Kevis Balliut shtëpitë e banorëve të Unazës së re po shemben për t?i hapur rrugën kullave të betonit, të cilat do të përdoren për pastrimin e parave të drogës.

?E gjitha bëhet për një arsye që janë kullat e betonit, të cilat do të përdoren për pastrimin e parave të drogës?-u shpreh Klevis Balliu.

Lajmet e fundit nga