Connect with Us

Meta kundër çeljes së negociatave/ Presidenti e thotë copë

Politikë

Meta kundër çeljes së negociatave/ Presidenti e thotë copë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, duket se është kundër çeljes së negociatave.

Këtë gjë e ka konfirmuar para gazetarit Çim Peka, i cili e ka pyetur se si e koemnton faktin që edhe  pas raporit te OSBE, kancelarja Merkel diskuton me kryeministrin Edi Rama për negociata.

“Fjalën e vet, BE do ta thotë me 18 Tetor. Në Gjermani vendos Bundestagu dhe jo kancelarja. Ajo nuk është e fortë sa Rama në Shqiëpëri”, ka thënë Meta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha “shpërthen” kundër Ramës/ O monstër, misioni yt është rikthimi i vizave

Publikuar

-

Nga

Pas bllokimit të negociatave për anëtarësimin në BE, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e krahason Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha, ndërsa të dy i cilëson si monstra të kombit shqiptar.

Sipas Berishës, Rama është përgjegjës për bllokimin e negociatave dhe se misioni i tij është rikthimi edhe i vizave për shqiptarët.

“Miremengjes Edvin!

Dielli lindi sot perseri ne Shqiperi!

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Meta një injorant që thërret ambasadorët

LEXO EDHE:  “Do bëjmë kallëzim penal”/ Bashkitë e djathta marrin vendimin e rëndësishëm

Por pas Enverit ti Edvin del ne driten e tij si monstra e dyte me e zeze e kombit shqiptar ne rrugen e tij drejt Europes! Ai e bllokoi per 46 vite kurse ti, nisur nga keshilltaret e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tete vitesh!

Misioni yt o monster pas bllokimit pa asnje date te negociatave mbetet rikthimi i vizave per shqiptaret! sb”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat, vetëm pas përmbushjes së 9 kushteve të Bundestagut Gjerman

Publikuar

-

Nga

Politikani Genc Pollo ish-deputet e ish-Ministër i PD shpreson në vendimin pozitiv të Këshillit Europian në pranvererën e vitit 2020. Ai nuk shikon rrezik të rritjes së ndikimit në Shqipëri të Rusisë, Kinës apo Turqisë.

DW:  Z.Pollo, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte e quajtën gabim historik mungesën e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju si mendoni?

Genc Pollo: Të gjithë ne do të kishim dashur që Këshilli Europian të kishte vendosur pozitivisht. Pasi kështu do të hapej një faze e re dhe procesi i negociatave me Komisionin Von Der Leyen do të ishte shumë i dobishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Efektet e një vendimi pozitiv në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe në përgjithësi të Kritereve të Kopenhagenit do të ishin të dobishme edhe për vetë Bashkimin Europian. Për fjalën “historik” nuk di çfarë t’ju them. Njoftimi zyrtar është se BE do të mblidhet në nivel të lartë për të shqyrtuar mundësinë e negociatave me dy vendet tona në pranverën e vitit 2020. Pra, pas gjashtë muajsh mund të ketë një shans tjetër. Dëshiroj të shpresoj në lajme të mira.

Të njëjtën dëshirë, që ju sapo e thatë kanë patur edhe kryeministrat e 25 vendeve anëtare të BE, që këmbëngulën për një vendim pozitiv, hapjen e negociatave. Le t’ju sjell në vëmendje dy argumentat e tyre kryesorë pro hapjes: kredibilitetin e BE dhe veҫoritë gjeo-strategjike të rajonit, përfshirë edhe rrezikun e rritjes së ndikimit të Rusisë, Kinës apo Turqisë. A shihni ju pasoja negative ne këto dy drejtime?

Genc Pollo: Po filloj nga e dyta dhe po flas vetëm për Shqipërinë, vendin tim. Shqetësimi i penetrimit apo rritjes së ndikimit në Shqipëri nga Fuqi të Treta nuk ka bazë. Popullsia jonë është masivisht proeuropiane, properëndimore dhe klasa politike e reflekton përgjithësisht këtë, të paktën retorikisht. Tek ne, prania ekonomike aktuale e ndonjë faktori të tille ende nuk justifikon shqetësimin e shprehur nga disa në Bruksel, se “mund të biem në prehrin e ndonjë (ish) perandorie tjetër”. Bezdisëse eshtë afërsia personale e Edi Ramës me figura ekstra europiane, por gjithsesi orientimi i përgjithshëm shoqëror nuk e ndryshon dot një kryeministër  problematik.

Sa për kredibilitetin e BE, për mendimin tim, ai nuk dëmtohet nga kushtet e arsyeshme dhe nga këmbëngulja për zbatimin rigoroz të tyre. Shikoni sa me gëzim janë mirëpritur në opinionin publik shqiptar kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman me nismën e deputetëve të CDU/CSU-së! Nga ana tjetër mbyllja e syve, sidomos nga ekzekutivi i BE-së para problemeve reale të vendit, nuk ka qenë e favorshme për kredibilitetin e BE. Heshtja e gjatë para problemeve të drogës, zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit, përfshi edhe institucionet e reja të drejtësisë, nuk ka ndihmuar një Shqipëri europiane. Ndoshta shkak ka qenë fiksimi me stabilitetin, ndoshta dëshira për zgjidhje sempliste për problemet e pambyllura, ndoshta tjetër gjë; por nuk ka ndihmuar!  Shpresoj shumë që Komisioni Von Der Leyen do të rifreskojë qasjen ndaj zgjerimit me fokus sidomos në shtetin ligjor. Këtë kanë kërkuar edhe vende si Franca, dhe sot kancelarja Merkel e ka përkrahur fort këtë ide.

LEXO EDHE:  Kë priti Meta në zyrë menjëherë pas takimit me Ramën e zyrtarët e BE

LEXO EDHE:  Emrat- Kush e bojkotoi ceremoninë e betimit të Metës/Mes tyre dhe Idrizi

Ka dy vektorë në kundërshtimin e Frances, Hollandës dhe Danimarkës. Njëri është përqasja e re që kërkon Franca nga BE për zgjerimin; tjetri është që  Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë gati. Cili nga te dy mendoni se ka patur peshën kryesore në mosmarjen e vendimit nga Këshili Europian?

Genc Pollo:  Unë shoh dy vektorë diku tjetër: në rast vendimi pozitiv, një vektor për Shqipërinë që negociatat i hapen faktikisht vetëm mbasi ka përmbushur 9 kushtet e Bundestagut Gjerman dhe jo më parë se të paktën një vit. Si dhe një vektor për Maqedoninë e Veriut që do të marrë direkt datën e negociatave. Ndërkohë në thelb unë nuk dalloj ndryshim të madh midis qëndrimit gjerman, italian, francez apo danez. Me të parin vendoset në parim pro negociatave, por ato hapen realisht, kur të plotësohen kushtet; me të dytin plotësohen fillimisht kushtet dhe pastaj merret vendimi për fillimin imediat të negociatave.

Zhurma e ekzagjeruar për mosmarrëveshje nuk lypset të mjegullojë këtë realitet. Ndërsa rishikimin e metodologjisë së zhvillimit, si ju thashë më lart, e shoh me shpresë. Shpresoj që Komisioni Von Der Leyen do të niset edhe nga mangësitë e gabimet me Shqipërinë për të arritur një përmirësim radikal. Dhe meqë përmendët Hollandën, ku njerëzit kanë namin se flasin troç e përtej taktit: lexova se kryeministri hollandez, Rutte deklaroi pas samitit se folëm gjatë për Shqipërinë dhe problemet e saj si p.sh. ndarja e pushteteve. Një problem i madh vërtet që nuk mund të tolerohet më.

Z.Pollo, po këmbëngul në pyetjen se kur e shihni te mundur që BE ta konsiderojë hapjen e negociatave si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut?

Genc Pollo: Nuk dëshëroj ta shoh kohën e hapjes së negociatave sikur të varet thjesht nga kancelarja gjermane Merkel, Presidenti francez, Macron apo liderë të BE. Kjo varet nga ne; sa do të jemi në gjendje të zgjidhim problemet, që të përmbushim si duhet nëntë kushtet gjermane. Dhe pyetja njëqindmilionshe është a mund të zgjidhen këto probleme me qeverinë që i ka shkaktuar ato?

Intervistoi: Ani Ruci

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vetëm qeveria nuk ka faj”/ Ish-kreu i PS-së “masakron” Ramën pas vendimit për negociatat

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i PS-së për qarkun e Lezhës, njëkohësisht ish-deputet socialist, Agostin Marku ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi vendimit të BE-së, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Ndërsa kreu i qeverisë bën fajtorë për dështimin për hapjen e negociatave problemet e brendshme të BE-së, Marku në një postim në rrjetet sociale, shkruan “Ti o Qeveri nuk kishe as nuk ke faj”.

Po ashtu ai i kujton kryeministrit se në qeveri prej vitit 2013, nuk është as Saliu, as Macron, as BE, por është Rama.

“Për negociatat:

Në 2013 fajin e kishte Saliu !

Në 2014 fajin e kishte Luli !

Në 2015 fajin e kishte Opozita !

Në 2016 fajin e kishte Gjyqesori !

Në 2017 fajin e kishte Çadra !

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Meta një injorant që thërret ambasadorët

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Meta një injorant që thërret ambasadorët

Në 2018 fajin e kishte Çelja pa datë !

Në 2019 fajin e ka Makron !

Në fakt kto 6 vite (2013-2019) në pushtet në Shqiperi nuk ishte as Saliu, as Luli, as Opozita, as Gjyqesori, as Çadra, as Makron, as Dreqi.

Ti o Qeveri nuk kishe as nuk ke faj !!!

Ok, keshtu po themi !

O Qeveria ime po ku ta kerkojë përgjegjesinë populli shqiptarë që në fakt ka një qeveri që paguhet nga taksat pikerisht që t’i dalë përzot dhe të realizojë objektivat për të cilat është votbesuar nga 2013 për të qeverisur dhe integruar ketë vend pavarsisht se kush është pengesa ?!”-shkruan ish-deputeti socialist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE