LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor/ Kryemadhi tenton të justifikohet

13 Shtator 2019, 19:03, Politikë CNA
LSI kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor/ Kryemadhi tenton të

Kryetarja  e LSI, Monika Kryemadhi e pyetur për reformën zgjedhore, ka thënë se nuk ka lidhje me sistemi me krizën politikën.

Madje ajo ka folur edhe në emër të PD-së, me argumentin se sistemi zgjedhor nuk është problemi i krizës politike.

Sipas saj problemi është kriminalizimi i votës dhe Kuvendit.

Çfarë ka të keqe reforma zgjedhore, ne kemi diskutuar 6 vjet për reformën zgjedhore. Janë disa variante që do të vendosen me një vendim politik. Ne e kemi provuar edhe sistemin mazhoritar dhe  me korrektim proporcional, proporcional rajonal. Problemi nuk qëndron te sistemi por kriminalizimi  i votës dhe parlamentit. Në 2008 kemi bërë një grevë urie dhe kërkonim lista ta hapura”, është shprehur ajo në Ora Neës.

Ndër të tjera, Kryemadhi është pyetur nga gazetarja Beti Njuma, se a mund ta miratojë mazhoranca reformën zgjedhore me votat e opozitës në Kuvend.

Sipas Kryemadhit nëse ndodh diçka e tillë nuk ka legjitimitet.

“Mund ta bëjnë po problemi është sa legjitimë janë ata deputetë. Është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja se janë tërhequr jo 60 deputetë por 190 deputetë. Së dyti vakancat bëhen çdo 1 muaj nga një deputet, duhet të kalonin 6 vjet derisa të bëheshin vakancat e plota”, është shprehur më tej Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga