LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Fëmijët e pashoqëruar", rruga e re për të përfituar azilin

13 Shtator 2019, 20:06, Sociale CNA
"Fëmijët e pashoqëruar", rruga e re për të

Tashmë shqiptarët, por edhe kosovarët, po përdorin ata që quhen “fëmijë të pashoqëruar? për të përfituar automatikisht lehtësira si në shkollim, akomodim por edhe marrjen e shtetësisë me mbushjen e moshës madhore.

Mediat italiane publikuan mënyrën se si emigrantët shqiptarë kanë filluar të gjejnë këtë rrugë alternative për të përfituar leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian. Metoda që përdoret është ajo ku prindërit nisen së bashku me fëmijët e tyre drejt vendeve të BE-së por në kthim i lënë minorët atje duke ditur se ligji favorizon qëndrimin e tyre.

Mediat italiane kanë publikuar dhe disa raste ku fëmijët kryesisht të moshave 15 deri 17 vjeç, ndonëse janë nisur drejt fqinjëve me prindërit e tyre, pak para skadimit të lejes së qëndrimit paraqiten në polici duke deklaruar se janë të pashoqëruar. Në të gjitha rastet e hetuara, prindërit janë kthyer në vendet e origjinës.

Nga të dhënat statistikore, vetëm në Itali janë në proces integrimi 7580 të rinj nën moshën madhore, dhe mes tyre numri më i lartë janë nga Shqipëria dhe Kosova. 1600 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar enden rrugëve të Italisë.

Lajmet e fundit nga