LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fahri Balliun e lëshojnë nervat/ Sulmon Rudina Hajdarin

13 Shtator 2019, 14:12, Politikë CNA
Fahri Balliun e lëshojnë nervat/ Sulmon Rudina Hajdarin

Fahri Balliu i njohur ndryshe si “njeriu paçes”, ka sulmuar egërsisht deputeten demokrate Rudina Hajdari.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin Top Talk, në lidhje me deklaratat Hajdarit për kreun e PD -së Lulzim Basha, Balliu ka dalë jashtë kontrollit.

Një natë më parë deputetja Hajdari deklaroi se nëse Lulzim Basha ulet për një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, atëherë ai është i humbur.

Por, Balliun të cilin e kanë lëshuar nervat sa hap dhe mbylll sytë para gazetarit Denis Dyrnjaja, është hedhur në sulm të Hajdarit.

“Këtu ka një betejë midis dy formacioneve të fuqimshme politike dhe kjo betejë nuk bëhet në rrugë me konsideratë të thashethemeve”, ka thënë Balliu.

Ndërkaq, gazetari Denis Dynjaja i ka kujtuar Balliu, se Rudina Hajdari është deputete e opozitës në Kuvend.

“Parlamenti nuk ka opozitë. Nuk e konsideroj opozitë. Sa je atje je pjesë e ramës, je pjesë e drogës dhe e krimit”, është shprehur Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga