LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti flet pa “dorashka”/ Jemi opozita që kërkon SHBA

13 Shtator 2019, 09:58, Politikë CNA
Deputeti flet pa “dorashka”/ Jemi opozita që kërkon SHBA

Deputeti i opozitës parlamentare, Alban Zeneli i ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që i kritikojnë se me futjen e tyre në parlament, po bëjnë lojën e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputeti Zeneli e cilësoi si ?aksident tragjik?, ikjen e opozitës nga parlamenti. Ndërsa sa i takon deputetëve që sot ndodhen në parlament, deputeti Zeneli tha se është ?opozita që kërkon SHBA?.

?Ikja e opozitës nga parlamenti ishte një aksident tragjik. Shumë nga deputetët e rinj e kanë për herë të parë të qënit në parlament dhe nuk kishin dijeni si kryhet dhe çfarë funksioni kanë, por sot jemi duke bërë një opozitë parlamentare dhe shumë shpejt do jemi edhe një opozitë substanciale sikurse e kërkon edhe SHBA?-tha ndër të tjera Alban Zeneli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga