Connect with Us

Çmendet Fahri Balliu/ Del kundër hapjes së negociatave

Politikë

Çmendet Fahri Balliu/ Del kundër hapjes së negociatave

Publikuar

-

Ish-gazetari i Zërit të Popullit, Fahri Balliu ka thënë, se Opozita ka ardhur duke u ngritur dhe është futur në një sezon të ri për nga itensiteti i angazhimit të saj.

I ftuar në Top Talk përballë gazetarit, Denis Dyrnjaja, ka çuditur, ndërsa ka deklaruar se Opozita nuk ka ikur nga sistemi, por ka ikur nga sistemi i Ramës

“Rama ka ikur nga sistemi i demokracisë. Opozita është në fushën e  lojës në normalitet të plotë. Konferenca e djeshme e Bashës ishte autoritare me paralajmërime serioze, me të vërteta ekonomike që po kalon Shqipëria përmes koncesioneve të korrupsionit”, ka thënë Balliu.

LEXO EDHE:  Drejtësia, si e kanë pasqyruar mediat ndërkombëtare/AP: PD zemëroi Uashingtonin dhe Brukselin

I pyetur nga gazetari Dyrnjaja në lidhje me lëvizjet e fundit të kryeministrit Edi Rama për hapjen e negociatave, Balliu  ka mohuar se do të ndodh një gjë e tillë.

Për më tepër ai e ka quajtur fatalitet hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Është fatalitet hapja e negociatave për Shqipërinë”, ka thënë Balliu, duke çduditur edhe gazetarin Dyrnjaja.

Për të kompesuar këtë deklaratë, Balliu ka shtuar më tej, se “është fatalitet për Ramën“./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kushtetutën duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram-rilindasit”/ LSI thirrje për protestë

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar thirrjes së presidenti Ilir Meta, për tubimin e paralajmëruar në 2 mars, me pretendimin për të mbrojtur Kushtetutën.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale thekson se 2 marsi si takimi mbarëpopullor i të gjithë shqiptarëve është momenti që ndan gjerat. Sipas Vasilit kjo datë është vija e ndarjes mes pabarazisë përpara ligjit dhe drejtësisë së barabartë për të gjithë.

“2 Marsi i Kushtetutes, perballe antiligjit dhe horrllëkut qeveritar!

2 marsi si takimi mbarepopullor i te gjithe shqiptareve eshte momenti qe ndan gjerat.

Mbrojtja e Kushtetutes eshte mbrojtje nga antiligji qeveritar :

qe grabit pronen, qe ndeshkon njeriun e thjeshte dhe mbron hajdutet e qeverise,

qe dhunon cdo te drejte te njerezve te zakonshem dhe garanton cdo privilegj te çfrenuar te qeveritareve gangstere,

qe shkeljen e ligjit e quan normalitet dhe respektimin faj

qe lejon te grabiten miliarda me koncesione ndersa njerezit e varfer nuk sigurojne dot as buken e perditshme,

qe i mbyll gojen fjales se lire dhe paguan fjalen e maskarenjve mediatike te paguar nga qeveria,

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Meta: “JO”-ja ishte e pritshme

LEXO EDHE:  Basha "shtyn" datën për çeljen e negociatave

qe lejon te pastrohen parate e pista qe asgjesojne mijra bisnese te ndershme,

qe jua ben jeten ferr shqiptareve aq sa ata ikin me mijra nga Shqiperia,

qe eshte gati te shkembeje shqiptaret me siriane e bangladeshas,

qe e shnderron Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes,

qe e shnderron Shqiperine ne Kolumbine e Europes.

qe ua shet edhe Shqiperine edhe Kosoven interesave me te zeza antishqiptare.

2 marsi eshte vija e ndarjes mes pabarazise perpara ligjit dhe drejtesise se barabarte per te gjithe.

2 marsi i jep fundit drejtesise se blere,te kapur e te rrembyer nga qeveria qe e mbron ate dhe denon egersisht njeriun e thjeshte.

2 marsi eshte beteja per Kushtetuten qe duan ta rrembejne dhe ta shqyejne Ram- rilindasit idiote te tij.

2 marsi eshte festa e ligjit dhe e barazise se njerezve te lire.

2 marsi eshte dita e rikthimit te dinjitetit te neperkembur nga degjenerimi arrogant i ram-rilindjes.

2 marsi eshte dita e ndarjes me horrllekun rilindas te antiligjit.”-shkruan Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat e forta/ Si Rama i nxori “sytë” sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar sistemin e drejtësisë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se Gjykata ‎Kushtetuese dhe Gjykata e Larte ishin syte e sistemit te drejtesise, të cilër sipas tij janë “verbuar” nga Rama.

“Gjykata ‎Kushtetuese dhe Gjykata e Larte ishin syte e sistemit te drejtesise. Dhe syte jane aq te rendesishem, edhe kur jane strabike apo miope (sepse te pakten sheh), saqe populli ka nje shprehje: “si syte e ballit”.

Tanime, sistemi i Drejtesise endet verbtazi me te dy syte te dale nga zgavrat pas operacionit te suksesshem te reformes.

LEXO EDHE:  Basha “shtyn” datën për çeljen e negociatave

LEXO EDHE:  “Të dalë Italia dhe të futet Shqipëria”/ Salvini tallet me BE

Doktor Adhamulli i famshem e thoshte: “Kur te dhemb njeri sy, kerreje qe te shpetoç tjetrin”. E kur te dhembin te dy kerreji te dy. Por ne nuk na duhen syte e Drejtesise sepse kemi Kryeadhamullin qe e di ai se kush ka faj dhe kush jo.

Populli e thote me urtesi cinike: “te nxjerresh syte per te vene vetulla”. Shkurt, ne kohet e reformes, kjo quhet “vetlling”.-shkruan Bylykbashi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Djalli fshihet tek detajet”/ Rama tenton të justifikojë dështimin, bën fajtore BE-në

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në konferencën “Një kontinent një e ardhme”, ku sërish u ndal tek çështja e negociatave me BE.

Rama, gjatë fjalës së tij, bëri sërish fajtore BE-në, për dështimin e hapjes së negociatave.

Sipas tij, vendimi për të mos hapur dritën jeshile për  Shqipërinë për të filluar bisedimet, ka ardhur për shkak të situatës në të cilën ndodhet sot Bashkimi Europian.

“Nuk ka asnjë dyshim që të gjitha fjalët kyçe të këtyre mesazheve si krimi i organizuar, korrupsioni, janë sfida reale dhe probleme reale, të cilat duhen zgjidhur dhe nuk ka dyshim për këtë. Nëse këto probleme dhe sfida nuk do të ishin reale e serioze, atëherë pse do na duhej të kërkonim çeljen e negociatave?!Për çfarë shërbejnë negociatat për anëtarësim?! Nga ana tjetër është shumë e qartë se procesi është bërë më i vështirë, dhe dëshpërues dhe i padrejtë për vendet që janë në linjë, në radhë për t’u anëtarësuar. Kjo është arsyeja që përpara çeljes së negociatave, Shqipëria ka bërë hapa para për hapjen e negociatave. Nëse do të shihni se si ka shkuar procesi për Poloninë dhe ata që kanë qenë kandidat më parë për integrimit, tani është bërë më tepër kërkues.

Është në rregull, por duhet të vijë një pikë ku i vjen fundi, pasi është si një ushtrim që nuk ka fund. Në çdo moment kur 1-2-3 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre faktike dhe duan të thonë ‘jo’, ato e kanë mundësinë që të gjejnë pretekste, duke i drejtuar gishtin vendeve që u thonë ‘Jo’ për shkak të problemeve që kanë ata. Ne e dimë shumë mirë se ata kanë problemet e tyre.”-tha Rama.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Meta: “JO”-ja ishte e pritshme

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave?/ Murrizi rendit gabimet e qeverisë

Teksa theksoi se Franca është ndër aktorët më të ndershmen në këtë debat, Rama pohoi se presidenti Macron ka një qëndrim të hapur dhe të drejtpërdrejtë sa i takon Shqipërisë.

Po ashtu ai tha se “Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të ‘vegjlit’ e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë.”.

“Do të doja të thoja që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi presidenti Macron ka një qëndrim që është i hapur, drejtpërdrejtë, e brutal. Ajo që po thonë është se ‘Europa nuk po funksionon’. Mund të mos bini dakord me këtë, por është e vërteta ashtu siç e shohin ata. Nuk është mënyrë për t’i rënë vërdallë. Lajm i mirë për ta përmbyllur me një të tillë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në metodikën e bisedimeve të anëtarësimeve, Duket se janë të mira qoftë për vendet dhe për komisionin dhe për Unionin. E ndoshta do ta bëjnë procesin shumë më të qartë e shumë më të drejtë. Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të vegjlit e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të fortit ka gjithmonë një rrugë.”,-deklaroi kreu i qeverisë.

LEXO TE PLOTE