Connect with Us

Benjamin Salomon, dentisti që vrau 98 ushtarë japonezë, para se të ekzekutohej me 76 plumba gjatë Luftës së Dytë Botërore

Blog

Benjamin Salomon, dentisti që vrau 98 ushtarë japonezë, para se të ekzekutohej me 76 plumba gjatë Luftës së Dytë Botërore

Publikuar

-

Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 1941. I lindur dhe rritur në Milluoki, dhe i diplomuar për stomatologji, ai nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se një një ditë do të ishte një vetëm njëri nga 3 dentistët e rekruar në ushtrinë amerikane, që mori Medaljen e Nderit, medaljen më të lartë për një ushtarak në SHBA.

Salomon u rekrutua në ushtrinë amerikane në radhët e njësive të këmbësorisë. Paradite, do të rregullonte dhëmbët e ushtarëve, ndërsa pasdite do të ushtrohej mbi taktikat e luftës së një ushtari të këmbësorisë. Shumë shpejt eprorët e tij, nisën të vënë re aftësitë e tij të mira në frontin e luftës.

Ai dëshmoi të ishte një ekspert në përdorimin e pushkës apo edhe të pistoletës, dhe shumë shpejt nisi të ngjisë gradat ushtarake deri në rangun e rreshteri. Pak kohë më vonë, ai u transferua në Korpusin Stomatologjik të Ushtrisë, dhe u ngarkua të ishte lejtnant i parë.

Madhe Salomonit iu dha titulli i “ushtarit më të mirë të gjendshëm në çdo pikë të frontit” në njësinë e tij. Në majin e vitit 1944, 2 vjet pas nisjes së front, Salomon u gradua kapiten i Regjimentit 105 të Këmbësorisë, pjesë e Divizionit të 27-të të Këmbësorisë. Ai e kishte provuar veten në stërvitje, dhe eprorët e tij mezi prisnin ta shihnin në fushën e betejës.

Dhe nuk do të prisnin gjatë. Vetëm një muaj pasi u bë kapiten, Salomon mori pjesën në betejën e tij të parë. Ai nuk e dinte se ajo do të ishte edhe beteja e tij e fundit. Teksa nuk kishte shumë punë me dhëmbët e ushtarëve gjatë luftimeve të përgjakshme që zhvilloheshin në Japoni, Salomon doli vullnetar në betejën e Saipanit, me batalionin e 105-të të këmbësorisë.

Ai do të zëvendësonte kirurgun e Batalionit të Dytë, që ishte plagosur në një betejë të zhvilluar pak ditë më parë. Deri në atë moment të luftës, ushtria amerikane ia kishte dalë të dhjetonte një pjesë të madhe të ushtrisë japoneze, duke vrarë afro 30.000 ushtarë.

Prandaj gjenerali japonez, Joshitsugu Saito, përpiloi një plan të ri kundërsulmi. Ai bazohej pak e shumë në këtë moto: sulmoni ndërsa përparoni, dhe vazhdoni të sulmoni derisa të vdisni! Dhe ata sulmuan dhe nisën të përparonin.

LEXO EDHE:  A ka apo jo jetë në planetin Mars?

Duke mos e vrarë shumë mendjen për jetën e tyre, japonezët e pushtuan vijën e frontit, duke qëlluar për mbi 15 orë rresht në drejtim të amerikanëve. Kur sulmuan, Salomon ndodhej 50 metra nga vija e frontit. Ai kishte 30 ushtarë të plagosur në çadrën e tij të ndihmës së shpejtë.

Kur pa përparimin e shpejtë të japonezëve, ai e urdhëroi stafin e tij të evakuojë të plagosurit, duke u thënë atyre se do t’i mbante japonezët larg, derisa sa të gjithë të ishin larguar në një vend më të sigurtë. Njësia e tij nuk e pa më kurrë të gjallë.

Kur u rikthyen në fund të betejës, Benjamin Solomonin e gjetën të rrethuar nga 98 ushtarë të vdekur japonezë, të gjithë të vrarë prej tij. Ai vetë ishte qëlluar 76 herë, 24 prej të cilave mesa duket ndërsa ishte ende gjallë. Ditën që u gjet, shokët e tij të këmbësorisë shkruan një rekomandim për Medaljen e Nderit.

Falë gjestit të tij heroik, Solomon kishte tërhequr pas vetes gati 100 ushtarë armiq, duke shpëtuar jetën e shumë ushtarëve amerikanë që ishin të plagosur. Fillimisht, kërkesa për dekorim u refuzua. Sipas rregullave të Konventës së Gjenevës, mjekët profesionistë nuk mund të përdornin armë kundër armikut.

Konventa përcaktonte gjithashtu, se medalja nuk mund të jepet për veprimet e marra në “sulm”. Gjithsesi në fund kërkesa u aprovua, për shkak të numri të madh të jetëve njerëzore të shpëtuara nga Salomon, si dhe për shkak të trimërisë së treguar prej tij.

Në vitin 2002, presidenti amerikan Xhorxh Ë.Bush, i dha Medaljen e Nderit pas vdekjes Benjamin Salomonit. Përveç Medaljes së Nderit, Salomonit iu dha edhe Zemra e Purpurt, Medalja e Shërbimit Amerikan të Mbrojtjes, dhe Medalja e Fitores së Luftës së Dytë Botërore./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kriza e re e emigrantëve sirianë në prag/ Europa është e papërgatitur

Publikuar

-

Nga

* Për gati një dekadë, luftaçivile në Siri, ka qenë një njollë turpi për bashkësinë ndërkombëtare. Që nga viti 2011, ky konflikt i ka marrë jetën rreth 500.000 njerëzve, ka plagosur më shumë se 1 milionë, dhe ka detyruar 12 milionë të tjerë – gati gjysma e popullsisë së vendit – të largohen nga shtëpitë e tyre.

Por edhe pas një dhune dhe rrënimi të përmasave të tilla, tragjedia po thellohet. Në Idlib, enklava e fundit që kontrollohet nga rebelët, po ndodh një nga katastrofat më të rënda humanitare të luftës. Të gjendur përballë një sulmi vrastar nga regjimi i Bashar Al-Asadit dhe përkrahësit e tij rusë dhe iranianë, rreth 900 mijë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë 2 muajve të fundit, ndërsa të paktën 300 civilë janë vrarë.

Në ndjekje të “fitores së plotë”, avionët sirianë dhe ata rusë kanë bombarduar spitalet, shkollat, tregjet dhe furrat e bukës. Ndërsa organizata humanitare janë të detyruara të largohen nga rajoni, disa nga tmerret e shkaktuara të panjohura për botën, por të tjerat jo.

Më 18 shkurt, “Save the Children” njoftoi se 7 fëmijë – mes tyre një fohnje 7 muajshe – kishin vdekur nga të ftohtit në kampet e Idlibit. Por lufta civile në Siri, është tashmë një tragjedi e harruar. Masakrat ndaj civilëve të një lloji që Perëndimi dikur u zotua të mos i tolerojë më kurrë, janë bërë mëse normale.

Sikurse vëren Dejvid Miliband, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit dhe ish-ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe, lufta është simptomë e një “epoke të pandëshkueshmërisë”, që karakterizohet nga mosrespektimi i plotë i sundimit të ligjit, dhe nga një defiçit po aq i madh i “diplomacisë ndërkombëtare”.

Sjellja brutale e regjimit të Asadit, është pasojë e gabimeve të rënda të politikës perëndimore. Në gushtin e vitit 2013, pas vrasjes së 1.400 civilëve gjatë një sulmi me gaz sarin në Gutan Lindore, Siria e kaloi vijën e kuqe të përmendur me herët nga presidenti i atëhershëm amerikan Barak Obama.

Dështimi i SHBA-së për të ndëshkuar Asadin, e zvogëloi ndikimin e saj në rajon, duke forcuar atë të armiqve të saj. Donald Trump, që e kundërshtoi ndërhyrjen ushtarake në vitin 2013, synoi në mënyrë oportuniste ta poziciononte veten kundër administratës Obamam, kur SHBA-ja ndëmori disa sulme ajrore në përgjigje të sulmit kimik në Khan Shajkun në vitin 2017.

Por Trump, nuk ka hartuar kurrë ndonjë gjë që t’i ngjajë një strategjie koherente mbi Sirinë.

LEXO EDHE:  Një vit më vonë/ Si e ka ndryshuar jetën e francezëve lëvizja e “Jelekverdhëve”

LEXO EDHE:  Pas Brexit, Britania duhet të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në

Në fakt, SHBA-ja i braktisi kurdët në verilindje të Sirisë, duke i detyruar ata të arrijnë një armëpushim me regjimin e Asadit. Robert O’Brajan, këshilltari i SHBA për sigurinë kombëtare, e zbuloi papërgjegjshmërinë përmes së cilës SHBA-ja e sheh sot Sirinë, kur deklaroi më 11 shkurt: “Çfarë duhet të bëjmë për t’i ndalur ata? A mos duhet të jemi një polic global, të mbajmë një shkop dhe të themi “Ndalojeni Turqinë, ndalojeni Rusinë?”.

Përballë asaj që historiani Najxhëll Hemilton e ka quajtur “Amerexit”, bota demokratike ka mbetur pa udhëheqje. Këshilli i Sigurimit i OKB, që cili numëron Rusinë në mesin e anëtarëve të tij të përhershëm, është i pafuqishëm. Bashkimi Evropian, i konsumuar nga problemet e brendshme, rri e bën sehir nga larg.

Britania e Madhe, pavarësisht retorikës së saj të zëshme për një “Britani globale”, nuk ka qenë kurrë më apatike dhe e mënjanuar sesa sot përballë një krize gjeopolitike. Asnjë zyrtar i lartë britanik, përfshirë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, nuk ishin të pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih në fillim të këtij muaji.

E megjithatë, as Britania dhe as Bashkimi Evropian, nuk mund t’i shpëtojnë pasojave të luftës së pambarimtë në Siri. Zhvendosja e afro 1 milionë civilëve nga Idlibi, kërcënon të ringjallë krizën e emigrantëve që e goditi BE-në në vitet 2015-2016.

Turqia, që tashmë po mban 3.6 milion refugjatë sirianë, si pjesë e marrëveshje të dyshimtë me Evropën, është zotuar të mos i pranojë më. Por një BE e përçarë, nuk është aspak e përgatitur për një fluks të ri refugjatësh. Duke pasur parasysh këtë, Rusia dhe Turqia do të përpiqen tani të shfrytëzojnë dobësinë e Evropës, duke bërë kërkesa gjeopolitike, në këmbim të bashkëpunimit.

Në një botë të globalizuar, dallimi midis politikës së brendshme dhe asaj të jashtme, nuk është më i përdorshëm. Por pa marrë parasysh këtë, Perëndimi ka kërkuar ngushëllim në iluzionin e izolimit. Megjithatë, katastrofa siriane do ta detyrojë së shpejti që të përballet me realitetin./“New Statesman”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse epidemia e koronavirusit shpërtheu pikërisht në Kinë?

Publikuar

-

Nga

Nga Yi-Zheng Lian “The New York Times”

* Sëmundja e re e koronavirusit ka tani një emër: COVID-19. Por kjo gjë zgjati pak. Gjenoma e virusit u sekuencua brenda 2 javësh nga shfaqja e tij. Por për shumë javë të tjera, ne nuk e dinim se si ta quanim virusin apo sëmundjen që shkakton ai. Për një fare kohe sëmundja u quajt “Pneumonia e Vuhanit”, sipas qytetit në Kinën Qendrore ku u zbuluan rastet e para.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë, dekurajon emërtimin e sëmundjeve sipas vendeve apo popujve ku ato vërehen për herë të parë, për të shmangur ndikimet negative në stigmatizimin e disa komuniteteve. Nga ana tjetër epidemitë, kanë përmasat e tyre sociale ose politike.

Sa i përket epidemisë aktuale, dy faktorë kulturorë ndihmojnë në shpjegimin e mënyrës sesi ndodhja natyrale e një virusi të vetëm që infekton një gjitar, mund të përshkallëzohet në një krizë shëndetësore botërore. Dhe të dy këta faktorë janë tipikë kinezë. E para është historia e gjatë e Kinës me ndëshkimin e lajmësit.

Tetë mjekë u arrestuan nga policia në Vuhan në fillim të janarit, me akuzën e përhapjes së thashethemeve, pasi ata paralajmëruan në mediat sociale mbi rreziqet e një shpërthimi të mundshëm viral. Njëri prej tyre vdiq kohët e fundit, pasi u infektua me COVID-19.

Edhe epidemia e SARS – e shkaktuar nga një koronavirus tjetër – që shpërtheu në jug të Kinës në fund të vitit 2002, u fsheh nga autoritetet lokale për më shumë se një muaj. Dhe mjeku që dha alarmin, u burgos për 45 ditë. Në vitin 2008, shpërtheu skandali i qumështit të helmuar të foshnjëve.

Gjashtë foshnje vdiqën, gati 54 mijë u shtruan në spital. Katër vjet më vonë, informatori që bësohet se përhapi i parë lajmin mbi virusin, u godit me thikë për vdekje në rrethana misterioze. Këto janë shembuj të kohëve të fundit, por kjo s’do të thotë se ato duhet të varen vetëm nga Partia Komuniste Kineze.

Praktika e ndëshkimit të cilitdo që kumton të vërteta të pakëndshme, ka qenë në fuqi të paktën nga koha e Konfucit në shekullin VI Para Krishtit. Në shekullin e tretë, filozofi Li Kang thoshte “Pema që rritet më lart sesa pjesa tjetër e pyllit, do të korritet nga zogjtë”.

Sunduesit e Kinës kërkojnë herë pas here mendime të ndershme nga nënshtetasit e tyre, por vetëm një lloj të caktuar dhe zakonisht për një kohë të kufizuar. Me fushatën e tij të “100 luleve”, Mao Ce Duni bëri thirrje në fundin e vitit 1956 dhe fillimin e vitit 1957, që faktet dhe mendimet kritike të përhapeshin lirshëm.

Disa muaj më vonë, nisi Lëvizja Anti-Djathtiste, gjatë së cilës qindra mijëra njerëz të arsimuar që kishin folur hapur u futën në burg, u internuan ose iu nënshtruan keqtrajtimeve për vite me radhë, teksa karriera dhe familjet e tyre u shkatërruan.

LEXO EDHE:  A ka apo jo jetë në planetin Mars?

LEXO EDHE:  Ekzekutimi mafioz në Shkodër/ Artan Hoxha plas “bombën"

Njerëzit që thonë të vërtetën, kanë qenë një praktikë standarde e elitës sunduese kineze për më shumë se 2 mijë vjet, dhe ai është një mjet për të imponuar stabilitet. Por nuk është një shpikje e Kinës moderne nën regjimin komunist. Dhe sot përndjekja e lajmësit, ka ndihmuar në përhapjen e madhe të COVID-19, që ka infektuar deri tani rreth 75.000 njerëz.

Një faktor i dytë kulturor, që qëndron pas epidemisë së koronavirusit janë besimet tradicionale kineze mbi fuqinë e ushqimeve të caktuara, dhe që kanë inkurajuar disa zakone të rrezikshme. Sidomos dominon aspekti i kulturës kineze të të ngrënit, i njohur si “jinbu”, që do të thotë të mbushësh boshllëkun.

Kjo teori thotë se është më mirë që një sëmundje ta kurosh me ushqim, sesa me ilaçe. Sipas saj, sëmundjet shfaqen kur trupi është i varfëruar nga gjaku dhe energjia. Bimët dhe kafshët e egra, mendohet se sjellin një rimbushje më të mirë të boshllëkut, sidomos kur hahen të freskëta, ose të papërpunuara.

Dimri thuhet se është sezoni kur trupit i duhen më shumë ushqime “jinbu”. Kjo mund të shpjegojë edhe faktin pse SARS-i dhe epidemia aktuale, shpërtheu gjatë kësaj stine. Besimtarët e “jinbu”, duket se janë dakord me këtë koncept:”Pjesët e kafshëve që konsumohen, forcojnë pjesë të ngjashme në trupin e njeriut”.

Unë kam parë konsumin në masë të gjarpërinjve apo të peniseve të demave dhe kuajve, që ofrohen në mënynë e shumë qyteteve në jug të Kinës. Lakuriqët, të cilët mendohet se janë burimi origjinal i koronavirusit aktual dhe i virusit SARS, thuhet se forcojnë shikimin e njeriut.

Ndërkohë mishi i gjarprit, thuhet se kuron pagjumësinë. Njerëzit e pasur konsumojnë shpesh mish qeni, dhe mundësisht i një qeni që është vrarë pak minuta më parë, pasi në atë gjendje bart më shumë energji. Kjo është një nga arsyet pse kafshë të tilla shiten kryesisht të gjalla, çka favorizon përhapjen e viruseve.

Besimet mbi përfitimet shëndetësore të disa ushqimeve të kafshëve të egra, diskutohen rregullisht në gazeta dhe në faqet e shumta në internet, por mësohen edhe në shkollat ​​mjekësore të Kinës. Në fakt, këto praktika nuk janë të përhapura në të gjithë Kinën.

Dhe nuk janë vetëm kineze: Shumë popuj në shumë vende të tjera, konsumojnë ushqime ekzotike. Por ajo që bie në sy në Kinë, është se besimet në lidhje me fuqitë speciale të disa ushqimeve, po pranohen tashmë dhe nga ata që i konsumojnë. Ato janë të ngulitura tanimë fort në vetëdijen kolektive kineze./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ç’duhet bërë për të ndalur largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor?

Publikuar

-

Nga

Nga Nikola Xhorxheviç “Emerging Europe”

* Që shumë vende evropianë në zhvillim, po përballen me dukurinë e “largimit të trurit”, ky nuk është një sekret. Lëvizja e punëtorëve të aftë nga njëri vend në tjetrin, ka vendosur prej kohësh nën presion vendet e tyre të origjinës, pasi këta njerëz të kualifikuar dhe zakonisht në moshë të re, largohen për të pasur një mundësi më të mirë diku tjetër.

Ndërsa kjo është një ndihmë për vendet e zhvilluara evropiane si Gjermania dhe Austria, shumë vende evropiane në zhvillim, po ndjejnë pasojat negative nga mungesa e një fuqie punëtore të kualifikuar. Vendet e origjinës së njerëzve që zgjedhin të migrojnë, kanë mbetur pa një kthim të investimeve të tyre në arsim, kapital njerëzor dhe zhvillim ekonomik.

Një grafik i publikuar së fundmi nga revista “The Economist”, ka bërë bujë në mediat e Ballkanit Perëndimor. Ai tregon se pikërisht në vendet e këtij rajoni është vërejtur më shumë “rrjedhje e trurit”. Në indeksin e quajtur më mirë si aftësia për të mbajtur talentet, matet në një shkallë nga një deri në shtatë:njëshi përfaqëson vendet më pak të afta për të mbajtur njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar, dhe shtata është rezultati më i mirë i mundshëm.

Rezultatet për vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të frikshme. Bosnja e gjen veten e treta në renditjen globale, me një vlerë indeksi prej 1.76. Vetëm Haiti dhe Venezuela, kanë të dhënat më të ulëta. Kroacia dhe Rumania renditen në vendin e katërt, ndërsa Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia renditen ndër 10 vendet më të dobëta në këtë aspekt.

Le ta vendosim në perspektivë këtë indeks abstract. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rreth 228 mijë njerëz janë larguar në vitin 2018 vetëm nga Ballkani Perëndimor. Rreth 51 mijë i përkasin Serbisë. Për më tepër, sipas një vlerësimi të raportuar në të përditshmen serbe “Danas” shtatorin e vitit të kaluar, ikja e trurit po i kushton vendit përafërsisht 1.2 miliardë euro në vit.

Por për qeveritë, shqetësuese nuk janë vetëm kostot financiare. Cilësia e shërbimeve jetike si kujdesi shëndetësor mund të bjerë ndjeshëm, kur mjekët dhe infermierët e kualifikuar largohen jashtë vendit në kërkim të page më të mirë.

Vlerësimet në mediat serbe, flasin për largimin drejt Perëndimit të 800 mjekëve çdo vit. Me kaq shumë para, dhe me një krizë demografike serioze, nuk është çudi pse vendet evropiane në zhvillim, po përpiqen prej disa kohësh ta luftojnë këtë tendencë.

Në Poloni, një vendim i miratuar nga qeveria vitin e kaluar, i përjashton të rinjtë nën 26-vjeç që marrin më pak se 85.528 zloti në vit (rreth 20.000 euro) nga tatimi mbi të ardhurat. Rumania, që ka të njëjtin problem me largimin e mjekëve dhe infermierëve si Serbia, ka rritur pagat e mjekëve nga 1.000 në 2.700 euro.

LEXO EDHE:  Vrasjet në Vlorë/ Ndërron jetë i plagosuri

LEXO EDHE:  Mediat sociale dhe vetëbesimi/ Si ndikon sjellja jonë online në imazhin që kemi për veten?

Masa të ngjashme, janë sugjeruar ose janë në proces miratimi në të gjithë rajonin. Ndërsa ato janë të fokusuara në bindjen e njerëzve që të mos ikin jashtë vendit, të tjerët besojnë se ekziston një qasje e ndryshme. Njëri prej tyre është Ivan Bërkljaç nga organizata “Tacka Povratka” (Pika e Kthimit) në Serbi.

Ajo synon të lehtësojë pasojat e largimit të trurit, përmes konceptit të “emigrimit rrethor”. Kur të rifillojë plotësisht funksionimin në fund të 3-mujorit të parë të këtij viti, ajo do të shndërrohet në një qendër shpërndarëse dhe e mesazheve midis diasporës serbe dhe aktorëve të ndryshëm vendorë.

Organizata do të ofrojë informacione për të gjithë emigrantët e diasporës, që janë të interesuar të rikthehen në vend, investojnë, studiojnë apo të dalin në pension në Serbi. Projekti do të shërbejë si një rrjet horizontal midis diasporës që ndodhet në pjesë të ndryshme të botës dhe vendit të tyre, duke lejuar shkëmbimin e informacionit dhe ideve.

“Organizata jonë gëzon mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria, pasi ne shërbejmë si një pikë kontakti midis asaj që dëshiron diaspora, dhe ajo që mund të bëjë qeveria është shumë e rëndësishme”- thotë Bërkljaç. “Siç e shohim, rikthimi nuk është domosdoshmërisht një zhvendosje fizike në Serbi, por gjithashtu një investim tek njerëzit tanë, dhe tek idetë, koha energjitë dhe paratë për organizatat joqeveritare.

Unë nuk jam domosdoshmërisht një ithtar i idesë, se njerëzit duhet të qëndrojnë me zor këtu. Unë mendoj se njerëzit që dëshirojnë, duhet të qëndrojnë. Por mendoj edhe që njerëzit duhet të largohen dhe duhet të kthehen, pasi ky është thelbi i migrimit rrethor.

Thënë thjesht, ne jetojmë në një botë të ndërlidhur, e cila është ndërthurur në mënyrë globale. Ndaj është e pamundur të presim që të izolojmë shoqërinë tonë. Është e dëshirueshme që njerëzit të largohen, por edhe të rikthehen”-përfundon ai./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE