Connect with Us

Zbulohet nga e ka kopjuar Rama “vesin” e PPP-ve

Politikë

Zbulohet nga e ka kopjuar Rama “vesin” e PPP-ve

Publikuar

-

I njohur si një udhërëfyes qeverisës i kryeministrit Edi Rama, së bashku me mbështetjen, ish kryeministri britanik Toni Blair del të jetë dhe modeli nga i cili numri një i qeverisë shqiptari ka marrë “vesin” e PPP-ve ( Partneritetit Publik Privat).

Zbulimi i këtij fakti vjen nga raportimi i gazetës britanike “The Guardian”, i sjell në shqip nga “Dita”, që ka në qendër shifrën e lartë të shlyerjes së borxheve të PPP-ve të epokës Blair.

Duke ju referuar një raporti të fundit të IPPR , “The Guardian” përmend se një e gjashta e buxhetit të NHS (Kujdesi Shëndetësor Shtetëror) do të shkojë për shlyerjen e borxheve të bartura nga politika e epokës Blair në Britani, Sakaq, 109 kontratat ende aktive të PPP-ve, do të shtojnë kostot e vazhdueshme zhvatëse…

Deri në fund të 2050, kur përfundon kontrata e PPP në Shëndetësi, buxheti i NHS do të alokojë edhe 55 mld pound për koncesionarin, vijon gazeta britanike, duke vijuar:

Një investim fillestar prej 13 miliardë funtesh i financuar nga sektori privat, në spitalet e reja do të përfundojë duke i kushtuar NHS edhe një 80 miliardë paund në kohën kur të përfundojnë të gjitha kontratat, sipas një raporti të fundit studimor të IPPR.

Skema PFI, e prezantuar nga qeveria e Punës e Tony Blair, ose Iniciativa Private e Financimit, lejon një konsorcium të bankave të sektorit privat dhe firmave të ndërtimit të financojnë, zotërojnë, operojnë dhe të japin me qira përsëri tek tatimpaguesi në Mbretërinë e Bashkuar, për një periudhë 30-35 vjet.

Asokohe, Qeveria Punës e Tony Blair zgjeroi ndjeshëm PFI si ‘një mënyrë të përshtatshme për financimin e  infrastrukturës publike. Pavarësisht se shpesh kërkonte fundin e programit PFI, në vitin 2011 kancelari George Osborne ri-konfirmoi dhe vazhdoi të njëjtën politikë nën emërtimin “PFI 2”.

NHS i detyrohet 80 miliardë pound në shlyerjet e huasë PFI dhe “tarifat unitare”, termi teknik që përshkruan kostot e vazhdueshme zhvatëse të mirëmbajtjes së spitaleve përmes PFI – ku kontraktuesve privatë u jepen të drejta monopole 30-vjeçare për të ofruar mirëmbajtje dhe shërbime.

Sipas raportit të publikuar nga IPPR, ka shqetësime se devijimi i shumave kaq të mëdha në një kohë kur Britania ka probleme të tjera, rrezikojnë përballimin e tyre. Gjithashtu, ka probabilitet se mund të dëmtojë cilësinë e kujdesit dhe të rrezikojë sigurinë e pacientëve sepse NHS nuk kanë fonde për të punësuar mjaftueshëm staf.

“Kontratat toksike PFI janë duke larguar miliarda larg pacientëve dhe në llogari bankare private,” tha Chris Thomas, një bashkëpunëtor shëndetësor i IPPR, i cili kreu studimin. Kontrata e PFI për “Barts Health” në Londër, që përfshin një shpenzim prej gati 1.2 miliard pound, është vlera më e madhe në NHS angleze. U pagua për ndërtimin e spitalit “Royal London”, i cili u hap në vitin 2012 dhe ka 845 shtretër, në 110 reparte.

Sidoqoftë, i gjithë projekti do t’i kushtojë NHSt 6.2 mld pound deri në kohën kur përfundon, sipas vlerësimeve të Thesarit. Barts harxhon 116 milion pound në vit për të shlyer borxhin e tij, që është 7.66% e të ardhurave të tij, sipas raportit IPPR. 109 kontratat ende aktive do të kushtojnë 2.15 mld pound për shërbimin në 2020-21, duke u rritur në 2.5 mld pound në 2030.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mashtrimi i paralajmëruar”/ Agron Shehaj zbulon pse u zhbë kontrata Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Qeveria anulloi Millot-Balldren në kushtet e situatës emergjente, duke pohuar se kompania koncensionare nuk i plotësoi kushtet e kontratës.

Por, sipas ish-deputetit demokrat, Agron Shehaj, janë denoncimet e PD dhe distancimi i bankave, nga ajo që ai e quan “skemat mashtruese te korrupsionit”, që anuluan projektin.

Reagimi i plotë

“Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldrene
Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.
Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.
Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.
Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.
Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha paralajmëron nga Shkozeti/ Vonesat s’mund të tolerohen, familje me fëmijë po flenë jashtë

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur sot në Shkozet, ku ka takuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili përveç dëmeve materiale shkaktoi 51 viktima.

Në një postim në rrjete soaciale, Basha thotë se në Shkozet disa familje me fëmijë po flenë jashtë, ndërsa ngre akuzat se askush nuk është interesuar për ta.

“Në Shkozet, familje që jetojnë me qera, të papunë dhe me fëmijë te sëmurë, vazhdojne të flenë jashte. Ata thonë se askush nuk është interesuar për ta, as për tu sjellë një batanije në këtë të ftohtë, aq më pak për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet 70. Duhet një ndërhyrje e menjëherëshme për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.”, deklaron kryedemokrati.

Basha paralajmëron se vonesat dhe zvarritjet janë të patolerueshme, teksa kërkon angazhimin sa më të shpejtë të vlerësimit të banesave dhe strehimit të tyre.

“Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit. Duhet të nisë sa më parë riparimi i banesave dhe prandaj duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë, i drejtë dhe profesional i dëmeve të shkaktuara.

Vonesat dhe zvarritjet tani që po hyjmë në javën e tretë pas tragjedisë, nuk mund të tolerohen. Çdo inxhinier i gatshëm për të kontribuar në përshpejtimin e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, duhet angazhuar. Sa më shumë zvarritet ky proces aq më shumë rëndohen vuajtjet e njerëzve dhe pasojat ekonomiko dhe sociale”, thekson kryetari i PD./ CNA. al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një zyrtari i është dëmtuar pallati”/ Kryemadhi tregon si e “përbuzi” Bashkia e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tregoi në emisionin “Kjo Javë” se një zyrtari i është dëmtuar pallati nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryemadhi tha se Bashkia e Tiranës e kishte pritur në mënyrë arrogante zyrtarin, emrin e të cilit preferoi të mos e tregonte, ndërsa akuzoi Bashkinë se nuk e kishte lejuar zyrtarin në fjalë të merrte një inxhinier privat.

“A e dini ju që një zyrtar ka shkuar dhe ka thënë hajde se më është dëmtuar pallati dhe ato në mënyrë arrogante i kanë thënë shko merru me bashkinë dhe ky i ka thënë po shkoj të marr një inxhinier në mënyrë private. Dhe ata nuk e kanë lejuar, i kanë thënë se po e more në mënyrë private duam një licensë dhe që t’ja njohim raportin, duhet të punojë dy ditë falas për Bashkinë e Tiranës. Nuk po e përmend emrin, ata nuk e kanë njohur kush ka qenë se po ta kishin njohur do kishin shkuar të gjitha mediat atje”, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE