Connect with Us

Shtypi i ditës, 12 shtator 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 12 shtator 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 12 shtator 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Jam president deri në vitin 2022”, Meta: Rama-Basha të reflektojnë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Telefonata e fundit e kapitenit të jahtit turk”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Shtyhet afati për taksën, rimbursim pensioneve”, ndërsa një tjetër titull vijon “Bankat ‘listë të zezë’ me emra zyrtarësh, gjyqtarësh e prokurorësh, ish-ministri: Dosjet do t’ia dorëzojnë SPAK”.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 15 korrik 2018

“Shekulli” hapet me titullin “Ndryshon fshehtas kontrata skandaloze e rrugës Milot-Balldren”, ndërsa një tjetër titull vijon “Dritan Zagani: Radari fikej nga trafikantët me ndihmën e shtetit”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Shteti i së drejtës dhe shteti i  propagandës”, ndërsa një tjetër titull vijon “Sekretari i PD, Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë pakt Basha-Rama”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Harroni ditët me diell/ Mësoni surprizat e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Pas një kohe të gjatë me mot me diell dhe “thatësirë” sa i përket reshjeve të shiut tashmë situata meteorologjike mbi vendin tonë ndryshon totalisht.

Java e ardhshme pritet të ketë një mot të paqendrueshëm shoqëruar me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë pjesës më të madhe të ditës.
Por nuk do të mungojnë as orët me diell edhe pse ato do të jenë të shkurtra me intervale disa orësh.

Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formnën e shtrëngatave. Dita e mërkurë pritet të ketë reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800metër.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 22 shtator 2018

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 22 shtator 2018

Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni plane për të sot?/ Mësoni si ndryshon moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu  me aktivtitet kryesor në zonën veriperëndimore dhe jug të vendit.

Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/12°C

Zonat e ulëta  10/20°C

Zonat bregdetare 12/19°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 26 janar 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

E dielë shumë e këndshme, veçanërisht nëse jeni duke planifikuar një udhëtim ose pushime. Nëse qëndroni në shtëpi, telefonatat, përgjigjet ose zgjidhjet të cilat i mezi i keni pritur mund të vijnë. Në mënyrë private, ju ndjeni dëshirën për të takuar njerëz të rinj, gjithashtu shumë të ndryshëm nga ju, por të vlefshëm, stimulues, të aftë për të hapur horizonte të reja. Takime magjike për beqarët.

DEMI21. prill – 21. maj

Gropat dhe problemet praktike kërkojnë vëmendjen tuaj! Mos bini pre e mashtrimeve. Meditoni për ide dhe projekte që duken të pamundura për t’u bërë tani. Rishikojini dhe bëjini të përsosura, kështu do të krijohet mundësia e zbatimit të tyre. Duhet të ngadalësoni ritmet e përditshme. Duhet të nënshtroheni pak për të përjetuar një fund të lumtur në dashuri.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Sot do ju tërheqin interesat e reja, për njerëzit nga mjedise ndryshe nga ato të zakonshme. Ju ndiheni ndryshe jo si zakonisht dhe kjo do ju largojë nga rutina e përditshme. Ju do hiqni mënjanë dyshimet dhe frikën për dashurinë, pasionin dhe projektet e rëndësishme dhe interesante që keni në mendjen tuaj.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do përballeni përvoja dhe emocione të reja. Jini të qetë dhe të lumtur nëse jeni në çift dhe kini një besim të fortë! Ju jeni gjithmonë të vëmendshëm për shëndetin e të dashurve tuaj, duke u kujdesur për ta dhe duke i përgatitur vajra e çajra bimorë.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Qielli gri për Luani, për shkak të Hënës në Ujori, përballë shenjës. Hëna do ju prishë një program të shumëpritur të ditës dhe do ulë humorin tuaj në 0! Jeta si çift në një slitë rrotullimi. Pranoni heshtjet e papritura të partnerit dhe mos e shtypni atë. Nesër atmosfera do të ndryshojë plotësisht!

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do ju hapen rrugë për ambiente të reja dhe njerëz të rinj gjatë gjithë javës së ardhshme. Ambientet janë shumë më të mira nga sa e imagjinoni. Sot pushoni, kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur me të dashurit tuaj, duke filluar nga partneri juaj!

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Edhe pse nuk do përjetoni ndonjë arritje apo gëzim të madh, ju do siguroni Oskarin për besnikëri, seriozitet dhe durim. Do të merrni ftesa dhe do të keni mundësi të keni një jetë të gjallë dhe përmbushëse shoqërore. Në dashuri, ktheni faqen, bëni që ndjenjat tuaja më autentike të shfaqen qartë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Nëse lejoni që e kaluara të ndotë të tashmen mund të humbni shumë gjëra; ata që ju duan mund të ndjehen të zhvlerësuar dhe demotivuar. Duket një mision i pamundur për të gjetur një qetësi të vogël në marrëdhënie si një çift historik! Pasdite dhe mbrëmje shumë e këndshme në shoqërinë e miqve të përhershëm. Pushoni dhe kultivoni hobi tuaj të preferuar.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Koha e mirë për të planifikuar operacione komplekse, veçanërisht nëse ata përfshijnë njerëz të tjerë: Fati do t’ju shoqërojë në bizneset tuaja! Ditë sentimentale pa re. Pritet një rindizje e fortë e shkëmbimit emocional, shumë ngarkesë pasionante.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

A duhet të diskutoni pronësinë ose interesat financiare? Filloni menjëherë, Hëna dhe Mërkuri janë më të mirat për marrëveshje, vepra të shkruara, shitje dhe blerje të ndryshme. Ju keni një shije të sigurt për gjëra të bukura dhe të rafinuara. Kjo e diel është gjithashtu ideale për blerje të rëndësishme edhe përmes internetit. Moment magjik për të vendosur një pikë të fortë në marrëdhënie.

UJORI21. janar – 19. shkurt

A është miqësia gjithmonë një vlerë me shumë rëndësi për ju dhe a do të jetë edhe më shumë këto ditë? Sidoqoftë mos harroni se është thelbësore të silleni gjithmonë me besnikëri me miqtë tuaj, nëse doni që ata të qëndrojnë të tillë. Nëse kohët e fundit keni filluar një histori sentimentale, por synoni ta bëni atë zyrtare, është mundësia e duhur për ta prezantuar partnerin tuaj me miqtë dhe të afërmit. Lajme të rëndësishme në horizont.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Energjitë nuk janë të pakufizuara, është e vërtetë, por kjo nuk është arsyeja pse duhet të tërhiqeni nga një angazhim i bërë më parë. Përvishini mëngët pa u ankuar dhe përpiquni t’ja dilni mbanë! Trupi i njeriut është një mekanizëm i përsosur, përveç se disa zakone shumë jo të shëndetshme ndryshkin ingranazhet e tij. Do ketë ndjenja harmonie në çift.

LEXO TE PLOTE