Connect with Us

“Shpërthen” Berisha/ Azem ti je gjallë, të hedhim narkoshtetin në koshin e plehrave

Politikë

“Shpërthen” Berisha/ Azem ti je gjallë, të hedhim narkoshtetin në koshin e plehrave

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot 21-vjetorin e vrasjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ‘si sot 21 vjet me pare Shqiperia perjetoi vrasjen e shekullit. Fallanga te zyrtareve kriminel me uniformen e oficereve te larte te policise ekzekutuan para selise se PD, sipas nje skenari politik, tribunin e lirise te shqiptareve, prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e pluralizmit politik dhe Partise Demokratike, kryetarin e pare te saj, Azem Hajdari.”

Por, Berisha ka bërë edhe një thirrje të fortë për rrëzimin nga pushteti të qeverisë socialiste, ndërsa thekson se “Sot mirenjohja me e thelle qe mund te shprehet dhe nderimi me i madh qe mund ti behet Azem Hajdarit, Liderit te Revolucionit Demokratik te Dhjetarit 1990, i cili se bashku me shoket dhe shoqet e tij studente u perball dhe permbysi ne dhjetor te vitit 1990 sistemin me monist te planetit, eshte te ngrihemi ne lartesine e guximit epik te tij dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe rregjimin e kakistokracise te Edvin Mafise dhe klikes se tij kriminale. Azem ti je gjalle!”

Postimi i plotë i Berishës:

Azem ti je gjallë!

Te dashur miq, si sot 21 vjet me pare Shqiperia perjetoi vrasjen e shekullit. Fallanga te zyrtareve kriminel me uniformen e oficereve te larte te policise ekzekutuan para selise se PD, sipas nje skenari politik, tribunin e lirise te shqiptareve, prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e pluralizmit politik dhe Partise Demokratike, kryetarin e pare te saj, Azem Hajdari.

LEXO EDHE:  Skandali/ Qeveria prish Shën Valentinin, nuk të lë as të martohesh

Azem ti je gjalle!

Ata, qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj tij per sistemin e baballareve xhelat dhe mizor qe ai permbysi, kryen me 12 shtator te vitit 1998 vrasjen e shekullit kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber ndeshkimin e historise
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor te te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.

Sot mirenjohja me e thelle qe mund te shprehet dhe nderimi me i madh qe mund ti behet Azem Hajdarit, Liderit te Revolucionit Demokratik te Dhjetarit 1990, i cili se bashku me shoket dhe shoqet e tij studente u perball dhe permbysi ne dhjetor te vitit 1990 sistemin me monist te planetit, eshte te ngrihemi ne lartesine e guximit epik te tij dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe rregjimin e kakistokracise te Edvin Mafise dhe klikes se tij kriminale.

Azem ti je gjalle!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Urime për Ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar !

Publikuar

-

Nga

Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik të 90-ës ishte Partia Demokratike e Shqipërisë.
E kam hedhur firmën për të qënë themelues i saj darkën e datës 10 Dhjetor në Godinën Nr.15 në Qytetin Studenti , në një dhomë studentesh të improvizuar si zyra e Kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e partisë së studentëve dhe intelektualëve të ri akoma pa marrë emrin e vërtetë që mori më vonë, në këtë zyrë ishte Azem Hajdarit.
Në atë moment historik kam qëlluar të jem bashkë me babën tim, i cili erdhi në Tiranë për me qënë pranë nesh jo si i dërguar nga Komiteti i Partisë së rrethit siç ndodhi me shumë të tjerë, por nga ndërgjegjia e tij si prind i përgjegjshëm që i njihte mirë djemtë e tij dhe na kish porositur një mijë herë ” Mos hyni në burg si punëtor ferme, se nuk do ta marrë vesh kurrë njëri që jeni në burg, duroni, shkoni në shkollë të lartë, po u burgosët duke qënë studentë do ta marrë vesh gjithë Shqipëria”. Pasi unë e shkrova emrin, emrin e babës, mbiemrin, numrin e letër-njoftimit në një fletore në memorien time, dhe hodha firmën.
Azemi ju drejtua babës: Daje firmos edhe ti për të hyrë në partinë tonë.
Baba ju kthye si rrufe, siç ai dinë të japë përgjigje që kur e njoh:
Azem kjo është partia juaj, koha jonë ka mbarue. Ju ju daltë për hair..
Tani pas 29 vitesh Azemi nuk jeton ma ,jo prej Zotit, por prej dorës së vrastareve që nuk deshën që ajo të ishte partia e brezit të ri siç mendonte im atë dhe ne aso kohe.
Baba jeton akoma por nuk ma kujton më atë moment, ndoshta edhe pse nuk do të më lëndojë.
Ndërsa Partia Demokratike pas Godinës 15 që ishte selia e parë e saj ka ndërruar 5 seli-shtëpi dhe 6 kryetar në këtë pevjetor e ka shtëpinë-seli më të madhe, me më shumë drita , por ekipin që e drejton dhe kryetarin më të vogël dhe shkëlqimin më të zbehtë, besimin dhe shpresën thuajse të dërmuar…
Selinë e Parë të Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinjë shqiptarë që ishte Godina Nr.15 në Qytetin Studenti këto ditë po e shëmbin, ndoshta e ka goditur pamëshirshëm termeti i 26 Nëntorit, ndoshta edhe errësimi po aq i pamëshirshëm i syve të vrastarëve historikë të lirisë tonë.
Shtëpia e re ku është vendosur PD-ja pas humbjes rraskapitëse të vitit 2013 ka një histori të shëmtuar në të kaluarën komuniste.
Ajo ka shërbyer si shtëpi e propagandës bolshevike kundër NATO-s dhe Amerikës, ishte vendi i orgjive të oficerëve të lartë të ushtrisë komuniste shqiptare.
Ajo sot vertetë shndritë nga jashtë por lidershipi i ngujuar nëpër zyrat e shumta të saj tash 6 vite s’ja ka dalë të mbjellë shprese dhe besim tek shqiptarët edhe pse jemi qeverisur më keq se kurrë në këto 29 vite, ngjashëm me vitet kur kishte vetëm një parti dhe disa këmbë oktapodi që e ushqenin dhe mbanin në pushtet.
Ajo, Godina Nr.15 vertetë s’kishte drita, aq më pak luks por ja doli të ngjallë shpresë dhe besim ndër shqiptarë anëkënd botës ku ata jetonin deri sa mjeshtrat e vjetër të politikës antishqiptare vendosën ta shuajnë atë shpresë, ta djegin atë liri dhe tash së fundi edhe ta rrafshojnë Selinë e parë të Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar.
Uroj që në përvjetorin e 30 ti bija jonë që linde në Qytetin e Lirisë, pas 46 vitesh diktature të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të mblidhen rreth teje të gjithë ata që të themeluan me shpirt dhe me zemër, të gjithë ata wë tu bashkuan në ditët e para dhe të rritën, të gjithë ata që investuan idealet dhe rininë e tyre tek ti, të gjithë ata që e çmojnë dhe e duan lirinë demokracinë dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Akuzat për korrupsion dhe lidhjet me mafien/Pse nuk e heton prokuroria Karlo Bolinon?

LEXO EDHE:  Alternativa ekonomike e PD/ Tabaku: Kjo qeveri ka frikë lirinë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë”/ Deputeti: Qeveria të marrë përgjegjësitë, kemi 51 vrasje jo viktima

Publikuar

-

Nga

Kemi vënë gishtin aty ku i dhëmb më shumë Edi Ramës, shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë. Asnjë masë nuk është marrë pas tërmetit të shtatorit. Ne nuk kemi një shtab emergjencash që të merrte masa dhe të ishte i përgatitur për një tërmet të tillë. I takon qeverisë të marrë përgjegjësitë e saj, të japë llogari dhe të gjejë edhe fajtorët, pse sot kemi 51 vrasje jo viktima.

Kemi lënë Prokurorinë që të marrë faktet e para dhe do të jemi në komunikim me të gjithë organet kompetente për të gjetur të gjithë fajtorët e kësaj vrasje masive. Nuk duhet të kishte vdekur asnjë person me këtë lloj tërmeti, 6.4 rihter që përkthehet në 8.3 ballë në epiqendër, në Durrës dhe Tiranë ka ardhur me më me pak ballë, nuk duhet të kishte shkaktuar viktima në masivitet si këtë radhë. 51 vrasje është se janë dhënë leje ndërtimi është ndërtuar në toka që nuk duhet të ishte ndërtuar”, është shprehur deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, nga tryeza e emisionit “Arena”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim gjatë mbrëmjes së sotme ku ka mbledhur strukturat e partisë, ish-grupin parlamentar, kryesinë dhe kryetarët e degëve. Tema e diskutimit kishte të bënte me situatën pas tërmetit dhe masat që sipas tyre duhet të merren.

Në mbledhje nuk kanë munguar kritikat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës aktuale, teksa kreu demokrat u ka kërkuar strukturave të evidentojnë problemet dhe hallet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Skandali/ Qeveria prish Shën Valentinin, nuk të lë as të martohesh

LEXO EDHE:  Skandali/ Qeveria prish Shën Valentinin, nuk të lë as të martohesh

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar disa herë Lulzim Bashën që të ulen në një tryezë për dialog në lidhje me situatën pas termetit, mirëpo lideri demokrat ka refuzuar, duke thënë se nuk pranon të bëhët pjesë e shfaqjeve të Ramës nëpër rrjete sociale, shfaqje që ky i fundit i përdor për të bërë propagandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE