Connect with Us

Shkatërrohet grupi kriminal/ Rreth 60 persona të arrestuar

Kronika

Shkatërrohet grupi kriminal/ Rreth 60 persona të arrestuar

Publikuar

-

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me policinë greke, ka shkatërruar një bandë të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës duke vënë në pranga 57 persona si dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Operacioni në vendin tonë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në disa qarqe të vendit, ku janë angazhuar 300 policë.

Sipas uniformave blu, këto banda merrnin farat e kanabisit në Holandë, i kultivonin në Shqipëri, dhe më pas lëndën narkotike e trafikonin në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Deklarata e plotë

Sot është finalizuar operacioni policor i koduar “LIMIT”, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 57 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Policia e Shtetit në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ka vijuar operacionet e pandërprera në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë homologe të vendeve të rajonit e më gjerë.

Në funksion të këtij hetimi, Task Forca Speciale Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “LIMIT”, operacion i nisur më parë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me homologët e policisë greke.

Ky operacion u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2016, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.

Policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë.

Operacioni ka vijuar mëngjesin e sotëm në disa qarqe të vendit, ku u angazhuan rreth 300 forca policore.

Gjatë hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal edhe i 31 personave të tjerë në Shqipëri, duke u finalizuar me ekzekutimin e masave të sigurisë për 23 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Konkretisht u arrestuan shtetasit:

S.N., 40 vjeç, banues në Tiranë; B. Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë ; A. P. alias A. B., 38 vjeç, banues në Korçë; E. S., 35 vjeç, banues në Korçë; K. Ç., 34 vjeç, banues në Korçë; Gj.Ç., 63 vjeç, banues në Korçë; B. Z, 55 vjeç, banues në Ersekë; Gj. M., 32 vjeç banues në Korçë; R. T., 32 vjeç, banues në Ersekë; E. H., 33 vjeç, banues në Korçë; E. M., 26 vjeç, banues në Korcë; F. Ç. alias f. B., 35 vjeç, banues në Pogradec; E.B., 42 vjeç, banues në Tepelenë; E.H., 34 vjeç, banues në Fier;  A. B., 25 vjeç, banues në Tepelenë; V. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë; F.D., 56 vjeç, banues në Tepelenë; A. M., 35 vjeç, banues në Këlcyrë; B. V., 33 vjeç, banues në Sarandë; A. C., 50 vjeç, banues në Durrës; E. K., 37 vjeç, banues në Durrës; E. J., 38 vjeç, banues në Ersekë dhe B. Z., 27 vjeç, banues në Ersekë.

LEXO EDHE:  Goditet banda e vjedhjeve në Durrës/ 4 të arrestuar

Si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas ku vijon operacioni për kapjen e tyre.

Këtyre grupeve kriminale së fundmi i është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis,  një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,  “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Policia e Shtetit është e vendosur në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit në përgjithësi. Gjithashtu Policia e Shtetit është e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe agjencitë ligjazbatuese brenda dhe jashtë vendit, duke shkëmbyer informacione në kohë reale dhe zhvilluar operacione të përbashkëta me qëllim goditjen e plotë të grupeve apo individëve që ushtrojnë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E thirri jashtë lokalit dhe e qëlloi me tre plumba/ Zbardhen detajet tronditëse të vrasjes në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Sipas dëshmitarëve, autori e ka thirrur jasht viktimën që ndodhej në lokal në shoqërinë e një vajze dhe pas një komunikimi të shkurtër e ka qëlluar me tre plumba.

Viktimë mbeti i riu Vilson Tafçiu (Ndokaj) 28 vjeç.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Tiranë/ Identifikohet viktima

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme ku mbeti i vrarë me armë zjarri një person.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet V.T, rreth 28 vjeç.

Ndërkaq, policia bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për kapjen e autorëve.

“Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

LEXO EDHE:  Urdhri i prerë i Haki Çakos për ndërtimet pa leje/ Nis vala e arrestimeve dhe shkarkimeve (Emrat)

LEXO EDHE:  Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve,”njofton Policia e Shtetit/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet sërish Tirana/ Vritet me armë zjarri një person

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit.

Mësohet se një person është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë një bari, tek “Unaza e Re”, ndërkohë që viktimë ka mbetur një 28-vjeçar, ende i paidentifikuar./CNA.al

Vrasja në Tiranë/ Identifikohet viktima

 

LEXO TE PLOTE