Connect with Us

Rudina Hajdari parlajmëron kallëzime penale/ Apel të fortë prokurorisë

Politikë

Rudina Hajdari parlajmëron kallëzime penale/ Apel të fortë prokurorisë

Publikuar

-

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft të forta sot në Kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me dy dosjet për rrugët që do të jepen me koncesion Milot-Balldren dhe Orikum –Dukat.

Deputetja Hajdari the se këto dy dosje duhet të dorëzohen në SPAK, sapo institucioni të ngrihet.

“Kontratat koncesionare të fundit të Milot-Balldren dhe Orikum -Dukat vijnë si oferta të pakërkuara. Si ligji Fusha, këto janë kontrata që qeveria kërkon të mbulojë paligjshmërinë përmes votës së deputetëve. Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë miratimin për këto dy projekte, që rrezikojnë buxhetin e shtetit.

Shkeljet e rënda ngarkojnë me përgjegjësi nga specialisti më i thjeshtë deri te vendimmarrja e këshillit të ministrave. Ne duhet të bëjmë kallëzime në lidhje me këto dy ligje.” tha ajo.

Gjithashtu, deputetja Hajdari u shpreh se organizata financiare botërore kanë kërkuiar të eliminohen ofertat e pakërkuiar si oferta me kosto të fryra dhe që i shkaktojnë dëm ekonomik vendit.

Sipas saj, janë konstatuar shkelje të mëdha që bëjnë përgjegjës të gjithë zinxhirin dhe që konsiderohen vepra penale.

LEXO EDHE:  “Nuk mund të fshihesh mbas Bashës”/ Hajdari sulmon ashpër Ramën: Arrogant!

Rudina Hajdari i ka drejtuar edhe një apel të fortë prokurorisë, ndërsa theksoi se duhet të hetojë minimalisht për dy shkelje të mëdha, e para shkelja e barazisë përe pjesëmarrje në tendera dhe e dyta abuzim me detyrën.

“Prokuroria e Përgjithshme minimalisht, duhet të regjistronte procedimin dhe të fillonte hetimin për personat që kanë shkelur ligjin, pasi me taksat e parave të shqiptarëve po paguajnë rritjen e këtyre ofertave.

Ne duhet të bëjmë kallëzime penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat bien në kundërshtim me Kodin Penal. Duhet ti denoncojmë këto afera korruptive”-tha deputetja Hajdari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Halabake rrugësh”/ Kryemadhi sulmon ashpër Gjonajn

Publikuar

-

Nga

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të cilën tha se do ti drejtohej edhe SPAK me një kallëzim penal, ka ardhur reagimi edhe nga ana e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj në një takim me strukturat e LSI-së në Shkodër, Kryemadhi ka sulmuar ashpër Gjonajn, duke e etiketuar edhe me fjalët “halabake rrugësh”.

LEXO EDHE:  Rasti Kajmaku/ PD nuk i dal akuzat ndaj Prokurorisë

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari kundër Lulzim Bashës?/ Ndoka: Ajo është vajzë e zgjuar

“Një halabake rrugësh që ka falsifikuar protokollin shtetëror dhe se kur arrin të falsifikosh të drejtën kushtetuese të presidentit, çfarë mund të presësh nga ajo që të bëjë me jetët tona dhe fatin e shqiptarëve”-tha ndër të tjera Kryemadhi.

“Ministrja të japë dorëheqjen”/ Meta kallëzim penal për Etilda Gjonaj

LEXO TE PLOTE

Politikë

Caktoi vendin e karantinës nga frika e koronavirusit/ Ish-deputeti mesazh Ministrisë së Shëndetësisë 

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me mbledhjen e task forcës për masat shtesë për parandalimin e coronavirusit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu thekson se task-forca nuk duhet të ngatërrojë veten me ish Byronë Politike, ndërsa kërkon transparancë e gjithpërfshirje.

Ish-deputeti demokrat kërkon që Ministria e Shëndetësisë të bëjë transparencë se ku do të vendoset karantina, duke e cilësuar këtë si element të domosdoshëm për një vend demokratik.

“Task- Force per Koronavirusin nuk duhet ta ngaterroje vehten me ish Byrone Politike.

Ajo strukture nuk ka asnje te drejte ligjore a profesionale te deklaroje ashtu si po lexoj tashti, qe “e kane percaktuar vendin ku do te vendoset karantina nqs do te nevojitet”, por pa bere publike vendin, kushtet, kriteret etj, elemente te domosdoshem keto per trasnparencen ne cdo vend demokratik te botes.

Nqs Rilindja po i mban ata kolege si ne boten e Kim Jong-unit, fatkeqesi edhe per ata per sa kohe nuk do te dalin prej asaj ndrydhje.

Te tilla “bote” nuk mund te kthehen perseri tek ne, pavaresisht tentativave.

LEXO EDHE:  Gazetari paralajmëron Bashën/ Rudina nuk është më “bija e babait”

LEXO EDHE:  Gazetari paralajmëron Bashën/ Rudina nuk është më “bija e babait”

Megjithate edhe ne kushtet tona aktuale ajo Task ka nje obligim te qarte ligjor, per te gjithe pjestaret edhe individualisht, te beje transparente vendimet e konkluzionet e saj.

Akoma me keq eshte nqs jane te detyruar te fshehin mos ekzistencen e strukturave, fondeve, strategjive, perfshi dhe Karantinen mbas nje “sekreti” anti kushtetues.

Ne fund te fundit ato struktura imagjinare mund te duhet te vihen ne prove edhe sot a neser, gje qe pavaresisht se asnje nuk e desheron, perseri mund te ndodhe.

E verteta duhet thene qarte sido qe te jete, masat duhen marre transparente e me gjitheperfshirje, Italia e Greqia jane shume afer e te gateshme per te na asistuar ne shkalle te gjere.

Ne Itali numri i te prekurve ne pak ore po arrin 40.”-shkruan Tritan Shehu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandalet dhe abuzimet në shkolla/ “Zgjohet” ministrja Shahini

Publikuar

-

Nga

Skandalet dhe abuzimet në shkolla, të publikuara nga mediat, duket se më në fund kanë “zgjuar” edhe ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale, sulmon mediat, që nxjerrin emrat e personave të abuzuar, duke e cilësuar shfrytëzimin e viktimave të abuzimit si poshtërsi.

Po ashtu, ajo thekson se të gjithë kemi detyrimin të ngremë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur.

“Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku socialist duke thithur kokainë/ Vjen reagimi i Rudina Hajdarit

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Rudina Hajdari bën thirrje për shmangie të dhunës

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë! Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!”, shkruan Shahini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE