Connect with Us

Reforma Zgjedhore/ Balla mesazh opozitës

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Balla mesazh opozitës

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, kryefjalë ka pasur Reformën Zgjedhore.

Balla i ka bërë apel opozitës në parlament që të bashkojnë votat për Reformën Zgjedhore, ndërsa theksoi se opozita jashtë parlamentit ishte kundër votës së emigrantëve.

“Zoti Murrizi ua kemi thënë kemi pasur vetëm një cështje kusht për reformën zgjedhore, votën e shqiptarëve jashtë. Paraardhësit tuaj nuk e duan, shpresoj që ju të jeni dakord me këtë cështje. Përsa i përket rekomandimeve të OSBE-së për një vend si Shqipëria që vitin tjetër drejton ka presidencën janë detyrim. Padyshim historikisht teksa janë bërë reforma zgjedhore është punuar në mënyrë koherente me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare.

Në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, PD-LSI rezultojnë parti parlamentare, harroje ti se paskam dashuri për Lulzim Bashën, por kam respekt për dialogun politik gjithëpërfshirës. Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige bosh PD-së për të ushtruar të drejtën e saj për propozime. Nëse nuk duan, nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të mbetet peng. Rudina Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme. Komisioni prej sot do të ketë edhe dy anëtar të tjerë, grupi i partive të djathta, zoti Alimadhi është propozuar nga grupi dhe zoti Shameti, një jurist i shquar, një vlerë për komisionin. Do të kemi një kod të ri zgjedhor pas këtij procesi”-tha ndër të tjera Balla./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Publikuar

-

Nga

Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. I ftuar në studion e Report Tv në “5 pyetje nga Babaramo”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë sytë tek opozita”/ Salianji: Nuk mund të ishim dhe të pastër dhe të përfshirë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i qenë i ftuar mbrëmjen e sotmë në studion e emisionit “Open” në Top Channel, u shpreh se opozita ka sakrifikuar gjithccka që munde, duke nisur me djegien e mandateve.

“Unë e di që njerëzit i kanë të gjithë sytë tek opozita; dhe që s’kanë fuqi të presin asnjë minutë dhe janë në padurim. E di fare mirë që duan një rezultat dhe të shohin ndryshimin; por më lejoni t’ju them që kjo nuk tregon më shumë gjykimin mbi opozitën sa tregon pafuqinë për të duruar me ketë qeverisje.”

Sipas Salianjit, aksioni i opozitës u legjitimua edhe nga OSBE/ODIHR, ndërsa tha se opozita bëri që sot të flitet për zgjedhje të parakohshme.

Unë po ashtu me keqardhje duhet ti thërras memories dhe t’ju kujtoj çfarë ka bere kjo opozite; ka sakrifikuar çdo gjë qe mundte. Nuk mund te ishte dhe e pastër dhe e përfshire; ishim ne një moment ekstrem. Ende jemi, unë uroj ta kemi bere rrugën me te shkurtër madje sot është legjitimuar jo vetëm nga OSBE/ODIHR por nga vete ju ne studio./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Memoriali turk në Tiranë/ Gjekmarkaj thirrje Bashës të prononcohet

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj është pjesë e panelit të emisionit “Real Story”, në TV “News 24”, ku krahas përvjetorit të Konferencës së Pezës, qendrimit të presidentit Ilir Meta etj., është ngritja e Memorialit të grushtit turk në Tiranë.

Ndërkohë që kryebashkiaku Eriaon Veliaj e ka marrë në mbrojtje këtë Memorial, duke pohuar madje dhe ngritjen e tij pa leje, analisti Gjekmarkaj e ka etiketuar këtë veprim si vasalitet dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të prononcohet lidhur me të.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet,”tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE