Connect with Us

“Raporti sekret për djegien e Kuvendit”/ Meta iu “vërsul” Blushin mediave

Politikë

“Raporti sekret për djegien e Kuvendit”/ Meta iu “vërsul” Blushin mediave

Publikuar

-

Zëdhënësi i Presidenti, Tedi Blushi ka reguar ditën e sotme, në lidhje me konferencën që dha një ditë më parë kreu i Shtetit.

Sipas Blushit, portale dhe gazeta të shtetit të propagandës dhe PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

“Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:

Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.

Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon”, shkruan Blushi në reagimin  e tij.

Reagimi i plotë

Me përgjegjësi maksimale, dua të rikonfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, të shprehur shumë qartë dje për të gjitha mediat dhe për mbarë opinionin publik, për të ushtruar të gjitha kompetencat e tij kushtetuese, si një PRESIDENT I SHTETIT TË SË DREJTËS.

LEXO EDHE:  Si doli nga dera dhe po futet nga penxherja në politikë, Eduard Halimi

Me keqardhje, por pa çudi, portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.

Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:

Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.

Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.

Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon.

Uroj që ky sqarim publik të lexohet drejt dhe të mos shtrembërohet sërish në “përkthimin” shqip-shqip që bëjnë në të tilla raste portalet dhe gazetat e SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj zbulon shifrën e dëmeve të tërmetit/ E paralajmëroi edhe CNA.al

Publikuar

-

Nga


Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e emisionit Opinion ka bërë transparente të dhëna financiare që i përkasin qeverisë, në lidhje me situatën pas termetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj ka thënë se qeveria dispononte një fond monetar rezervë prej 6 milion dollarësh e ndërsa për dëmin e parashikuar, Ahmetaj ka thënë se ai mund të variojë nga 700 milion lekë deri në 1 miliard lekë.

“Qeveria kishte fond rezervë. Fondi rezervë ishte 6 milion dollarë.Nga se u bë bonusi i qirave? Nga se u bë strehimi në hotele? Sa i përket demit të parashikuar deri tani, mund të jetë diku tek 700 milion – 1 miliard lekë”, ka deklaruar Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Video-përgjimi dhe lidhja me Presidentin Meta/ Kush është ish-kryegjyqtarja që u rikthye në drejtësi?

LEXO EDHE:  Zbardhen arsyet pse palët nuk gjejnë zgjidhje/Ja profesionet e vërteta të politikanëve tanë!

Ndërkohë kujtojmë se CNA.al ka paralajmëruar edhe më parë se dëmet e tërmetit mund të shkojnë deri në 1 miliard euro./ CNA.al

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kompania “Amazon” nis ndihma për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Amazon”, kompania e dytë më e madhe në botë, është solidarizuar dhe ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la të vdekur 51 persona.

Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.

Hajdari deklaroi se “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë dhe po pret daljen e shifrave zyrtare për të ndihmuar edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë

LEXO EDHE:  Video-përgjimi dhe lidhja me Presidentin Meta/ Kush është ish-kryegjyqtarja që u rikthye në drejtësi?

“Amazon” na ka kontaktuar dhe po presim daljen e shifrave zyrtare. “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë që janë rrugës”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shënon arritjen e madhe/ Kalaja: Teatri Kombëtar mbrohet nga Europa Nostra

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja ka folur për kontributin e qytetarëve përmes kësaj aleance duke bërë transparente edhe shumën e lekëve të mbledhur nga donacionet e qytetarëve me ndërmjetës aleancën në fjalë.

I rëndësishëm për t’u përmendur është lajmi i mire që Kalaja ndau publikisht në studion e emisionit Opinion, kur tha se Teatri Kombëtar është tashmë i mbrojtur nga Europa Nostra si një monument kulturor.

Europa Nostra është një Federatë Evropiane për Trashëgiminë Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve të cilët punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.

“Falë aleancës së mbrojtjes së teatrit, Teatri është marrë në mbrojtje nga Europa Nostra. Një nga arsyet përse ndodhi kjo, është fakti që gjatë 14 ditë të termetit pati një besim të jashtëzakonshëm që kishin qytetarët shqiptarë tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ideja për mbledhjen e ndihmave lindi nga anëtarët mëngjesin e 26 nëntorit. Nuk prisnim që të mblidheshin aq shumë ndihma. Qytetarët filluan të dhurojnë, ne i mblodhem me këmbëngulje që të merrnim emër dhe mbiemër shënim. 1.5 milion lekë të reja janë mbledhur vetëm nga donacionet e njerëzve. Kemi çuar dy kamionet e parë në Thumanë që natë e parë. Ishim të parët që po çonim ndihma në atë kamp, ishte një situate prekëse”, u shpreh Kalaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE