LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pi kafe pa problem me Metën”/ Ka ndikuar Berisha tek vendimet e presidentit?

12 Shtator 2019, 20:32, Politikë CNA
“Pi kafe pa problem me Metën”/ Ka ndikuar Berisha tek vendimet

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka treguar se ai takohet pa asnjë problem me presidentin, Ilir Meta, por, sipas tij, nuk ka ndikuar në asnjë prej vendimeve të Presidentit. Berisha shprehet se nuk ka pasur rakordim mes Metës dhe opozitës.

?Takohem me zotin Meta, pa asnjë diskutim, mund të shkoj në zyrë mund të pi kafe nuk ka asnjë problem, por që unë t?i kem ndikuar në vendime në mënyrë kategorike jo. Nuk gjykoj se presidenti ka rakorduar me opozitën por gjykoj se për presidentin dhe çdo politikan të përgjegjshëm kalimi nga pluralizmi në monizëm përbën një tragjedi kombëtare. Presidenti kësaj herë u përpoq që t?i thërriste palët. Denar Biba rrëzoi dekretin e presidentit, doli ODHIR dha ekspertëizn më të shkëlqyer?, u shpreh Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga