Connect with Us

Përfundoi mandatin në Tiranë, ambasadorja kroate i shkon në zyrë Kryemadhit  

Politikë

Përfundoi mandatin në Tiranë, ambasadorja kroate i shkon në zyrë Kryemadhit  

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Tiranë, Bujas Juraga.

Ky takim u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores në Tiranë.

“Ditën e sotme prita në një takim në selinë e LSI ambasadoren e Kroacisë, znj. Bujas Juraga.

Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të znj. Juraga në Tiranë.

LEXO EDHE:  Sulmoi Kryeministrin me çizme/ Kryemadhi zbulon çfarë i tha prifti katolik

Gjatë bisedës me ambasadoren Juraga, theksova se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian, ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi”, shkruan Kryemadhi në profilin e saj në Facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Caktoi vendin e karantinës nga frika e koronavirusit/ Ish-deputeti mesazh Ministrisë së Shëndetësisë 

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me mbledhjen e task forcës për masat shtesë për parandalimin e coronavirusit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu thekson se task-forca nuk duhet të ngatërrojë veten me ish Byronë Politike, ndërsa kërkon transparancë e gjithpërfshirje.

Ish-deputeti demokrat kërkon që Ministria e Shëndetësisë të bëjë transparencë se ku do të vendoset karantina, duke e cilësuar këtë si element të domosdoshëm për një vend demokratik.

“Task- Force per Koronavirusin nuk duhet ta ngaterroje vehten me ish Byrone Politike.

Ajo strukture nuk ka asnje te drejte ligjore a profesionale te deklaroje ashtu si po lexoj tashti, qe “e kane percaktuar vendin ku do te vendoset karantina nqs do te nevojitet”, por pa bere publike vendin, kushtet, kriteret etj, elemente te domosdoshem keto per trasnparencen ne cdo vend demokratik te botes.

Nqs Rilindja po i mban ata kolege si ne boten e Kim Jong-unit, fatkeqesi edhe per ata per sa kohe nuk do te dalin prej asaj ndrydhje.

Te tilla “bote” nuk mund te kthehen perseri tek ne, pavaresisht tentativave.

LEXO EDHE:  “28 Nëntori i Pavarësisë, në mes të fatkeqësisë”/ Kryemadhi: Bashkimi i shqiptarëve, forcë për të kaluar tragjedinë

LEXO EDHE:  Sondazhi i IPR Marketing, vlen sa licensat e katër HEC-eve

Megjithate edhe ne kushtet tona aktuale ajo Task ka nje obligim te qarte ligjor, per te gjithe pjestaret edhe individualisht, te beje transparente vendimet e konkluzionet e saj.

Akoma me keq eshte nqs jane te detyruar te fshehin mos ekzistencen e strukturave, fondeve, strategjive, perfshi dhe Karantinen mbas nje “sekreti” anti kushtetues.

Ne fund te fundit ato struktura imagjinare mund te duhet te vihen ne prove edhe sot a neser, gje qe pavaresisht se asnje nuk e desheron, perseri mund te ndodhe.

E verteta duhet thene qarte sido qe te jete, masat duhen marre transparente e me gjitheperfshirje, Italia e Greqia jane shume afer e te gateshme per te na asistuar ne shkalle te gjere.

Ne Itali numri i te prekurve ne pak ore po arrin 40.”-shkruan Tritan Shehu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandalet dhe abuzimet në shkolla/ “Zgjohet” ministrja Shahini

Publikuar

-

Nga

Skandalet dhe abuzimet në shkolla, të publikuara nga mediat, duket se më në fund kanë “zgjuar” edhe ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale, sulmon mediat, që nxjerrin emrat e personave të abuzuar, duke e cilësuar shfrytëzimin e viktimave të abuzimit si poshtërsi.

Po ashtu, ajo thekson se të gjithë kemi detyrimin të ngremë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur.

“Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

LEXO EDHE:  Pushtetarët e LSI të ndershëm/ Kryemadhi: Nuk e vë dorën në zjarr

LEXO EDHE:  Kryemadhi nostalgjike për kohët në PS/ Tregon nëse do hyjë në zgjedhje me Ramën

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë! Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!”, shkruan Shahini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta sërish thirrje për protestë/ Le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta vijon t’iu bëjë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar, i cili pritet të mbahet në datën 2 mars.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson atë si një manifestim historik, për Kushtetutën, për Shqipërinë, për demokracinë.

“Të dashur qytetarë!

Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

Për Kushtetutën!

Për Shqipërinë!

Jo grushtit të shtetit!

Jo shpopullimit!

Të gjithë të barabartë para ligjit!”-shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Mediat: Ambasadorët në protestat kundër Gruevskit

LEXO EDHE:  Pushtetarët e LSI të ndershëm/ Kryemadhi: Nuk e vë dorën në zjarr

Më tej, kreu i shtetit bën thirrje që në manifestim të ketë vetëm flamuj kuq e zi, duke i drejtuar sipas tij gjithë botës mesazhin e Shqiponjave.

“Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

Liri demokraci!

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! 🇦🇱

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”-përfundon Meta mesazhin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE