Connect with Us

Mashtrimi me TVSH/ Arrestohet administratori i firmës që fitoi koncesionin Milot-Balldren

Kronika

Mashtrimi me TVSH/ Arrestohet administratori i firmës që fitoi koncesionin Milot-Balldren

Publikuar

-

Ka shkuar në 17 numri i biznesmenëve të arrestuar, për skemën e mashtrimit me TVSH-në me faturat fiktive që llogaritet se i shkaktuan shtetit një dëm prej 4 mln eurosh.

Sipas Report TV, në pranga është vënë ditën e sotme Agim Kola, administrator i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company.

Agim Kola është një emër i njohur, pasi është administrator i kompanisë ‘ANK’, që ka fituar edhe koncesionin e rrugës Milot-Balldren për të cilën nuk kanë munguar akuzat nga opozita në muajt e fundit.

Më parë në lidhje me hetimet e kësaj dosje u arrestuan edhe 16 biznesmenë të tjerë, por 10 prej të cilëve u liruan, ndërsa 6 janë lënë në arrest me burg 20 ditë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkëndija elektrike në Presidencë alarmon zjarrfikësit

Publikuar

-

Nga

Ka mjaftuar një njoftim për praninë e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës për të alarmuar repartin zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Ka qenë Garda e Republikës e cila me të konstatuar shkëndijën të kërkojë praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarr të mundshëm. Gjë që ka ndodhur brenda pak minutave, duke bërë të mundur rikthimin në pikën e nisjes brigadën e zjarrfikësve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rendë në Korçë/ Kamioni përplaset me “Benz”-in

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rendë ka ndodhur në aksin rugor Korçë-Kapshticë, pak më parë, ku një autmjet tip kamion është përplasur me një “Benz”. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për CNA.al se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. E lajmëruar policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por ende nuk ka bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë
Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen tre makina te kthesa e Kamzës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë tek kthesa e Kamzës.

Tre makinat, një “Ford”, një “Benz” dhe një “Fiat” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëmë material.

Për shkak të aksidenti është krijuar trafik i rënduar në rrugë, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE