LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthimi i dekreteve/ Spiropali i përmend Metës, floririn

12 Shtator 2019, 12:51, Politikë CNA
Kthimi i dekreteve/ Spiropali i përmend Metës, floririn

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka “sulmuar” Presidentin Ilir Meta, ndërsa komentuar kthimin e Ligjeve në Kuvend.

Sipas Spiropalit, Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik.

“Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik. Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave”, u shpreh Kryemadhi.

Spiropali ka vijuar më tej me thumbime ndaj Metës, duke thënë se ai po i kthen dekretet për të kompesuar përvuajtjet hipokrite të opozitës së rrugë.

“Por ata nuk po ia dinë mundin që Presidenti po bën. Po presim të dëgjojmë kush do ta digjte parlamentin? Dështuan dhe vijojnë që të dështojnë, pasi nuk kanë asnjë alternativë. Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për Ilir Metën për t’u kthyer në krye të opozitës”  u shpreh më tej ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga