Connect with Us

Korrupsioni me koncesionet/ Edvin Kulluri nuk përmbahet më

Politikë

Korrupsioni me koncesionet/ Edvin Kulluri nuk përmbahet më

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka komentuar rrëzimin e dekreteve të Presidentit nga Kuvendi.

Sipas Kullurit, sot u shpalos edhe njëherë kriza e thellë politike që ka shkaktuar lidershipi i ri politik.

“Një Parlament absurd ku 74 deputete pa asnjë lloj përgjegjësie votojnë pro dy Ligjeve për Rrugen Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre pa patur asnjë dyshim apo debat për dy prokurime që bien era korrupsion gjigand!”, shkruan Kulluri.

I njëjti ka shenjëstruar më tej ish deputetët e listës Basha, të cilët braktisën Kuvendin duke djegur mandatet.

“Dhe përballë këtyre “ushtarëve të Rilindjes”, mungonin deputetët e “Republikës së Re” që rrijnë kafeneve të Tiranës, duke mos luftuar e debatuar aty ku e kanë vendin, përballë kësaj Qeverie në sallën e Kuvendit!

Postimi i plotë:

Sot u shpalos edhe njehere kriza e thelle politike qe ka shkaktuar leaderiship-i politik! Nje parlament absurd ku 74 deputete pa asnje lloj pergjegjesie votojne pro dy Ligjeve per Rrugen Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre pa patur asnje dyshim apo debat per dy prokurime qe bien era korrupsion gjigand!

LEXO EDHE:  PPP/ Partitë, Primaret dhe Pluralizmi i munguar

Dhe perballe ketyre “ushtareve te Rilindjes”, mungonin deputetet e “Republikes se Re” qe rrijne kafeneve te Tiranes duke mos luftuar e debatuar aty ku e kane vendin, perballe kesaj qeverie ne sallen e Kuvendit!

E gjitha kjo paliacate ndodh me votat dhe parate e qytetareve! Sa per “shefat e ketyre”, Rama as denjon te jete ne salle, ndersa Basha hakerrehet “me prangat” e SPAK-ut qe e akuzon si te kapur nga Rama! E pastaj fajin e kane ata qe u thone kete papergjegjshmeri perballe, armiq te jashtem e te brendshem, “kazane” apo “gazetare te shitur” tek pushteti! Por ne fund te fundit gjejne pa bejne, per sa kohe ka ende njerez ne rradhe per nje karrige pushteti apo opozite./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon ish deputeti/ Qeveria lë në mëshirë të fatit Dibrën, mijëra banorë pa energji elektrike prej 24 orësh

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike prej 24 orësh në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi thotë se Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie ndërsa shton se dibranët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë.

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Opozitë për Bashën, dhe opozitë përtej Bashës

LEXO EDHE:  Opozitë për Bashën, dhe opozitë përtej Bashës

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

Mesazhi i një qytetari ;

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. fushë alie,lura,zall-dardhë,reç,sllovë,kala e dodës arras.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj për OFL/ “Model tipik komunist, i kohës së Edverit”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, teksa foli për Operacionin Forca e Ligjit.

Sipas Goxhaj ky është një model tipik komunist që sipas tij mund të ndiqej një mënyrë fare e thjeshtë për të luftuar paratë dhe pasuritë e vëna në mënyrë kriminale dhe të paligjshme.

“Bashkë me Armir Shkurtin bëmë një investigim në ish-Bllok mbrëmjen e kaluar. Kishte mungesa në githë zonën, kishte karrige lokalesh bosh. Kjo duket një prirje komuniste. Nëse do të kërkosh diçka është e thjeshtë, futesh në sistem dhe kontrollon gjithçka.

Të ndalosh njerëz në rrugë është një sjellje tipike komuniste që në kohën e Edverit, pra të Edi Ramës vetëm udhëheqësit duhet të kenë makina të shtrenjta. Prandaj Blloku ishte bosh, por kanë gjetur disa ‘fukarenj’. Nuk kam të drejtë të paragjykoj askënd përse ka një makinë të shtrenjtë, qeveria ka të gjitha mekanizmat e duhura për të gjetur të dhëna mbi mjetet e shtrenjta”tha Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi paralajmëron nga Vlora/ “Ndryshimi është vetëm çështje kohe”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka mbajtur një takim me strukturat në qarkun e Vlorë.

Bardhi ngre akuzat se ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga kryeministri Edi Rama dhe trafikantët e drogës.

Demokrati deklaron se nga bashkëbisedimi i hapur ka kuptuar se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

“Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje.

LEXO EDHE:  Gazetari jep alarmin/ Ky është genocid dhe çmenduri

LEXO EDHE:  Gazetari jep alarmin/ Ky është genocid dhe çmenduri

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe”, shprehet ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE