Connect with Us

“Kërkoni botox dhe buzëkuq”/ Murrizi “shkund” parlamentin

Politikë

“Kërkoni botox dhe buzëkuq”/ Murrizi “shkund” parlamentin

Publikuar

-

Deputeti demokrat Myslym Murrizi ka reaguar ashpër pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në seancën e sotme të Kuvendit, ku kërkoi votën e opozitës për Reformën Zgjedhore.

Sa i takon kërkesës së Ballës për rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, Murrizi tha se ndryshimet janë vetëm “botox dhe buzëkuq”.

“Edhe thoni se ata që janë jashtë nuk donin që të votojnë emigrantët edhe i thërrisni si Hoxha, hajdeni se pa ju nuk e bëjmë dot. Ju talleni me qytetarët shqiptarë. Ndryshimet e OSBE janë botox dhe buzëkuq që përhap kancer. Janë kancera sistemi. Ne themi hajdeni të votojmë atë që doni ju, ju thoni duam ata. Sistemi është kancer. Ne duhet të ndryshojmë sistemin bastard të 2008”-tha ndër të tjera Murrizi./ CNA.al

Reforma Zgjedhore/ Balla mesazh opozitës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ja vlejti sakrifica për këtë rezultat”/ Patozi tregon pse basha u ul në tryezën e Zgjedhores

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka treguar pse kreu i PD Lulzim Basha zgjodhi të ulet në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Sipas Patozit, Basha është ulur sepse e ka pasur të pamundur të mbijetoje edhe ca ditë jashtë sistemit.

“Basha është ulur sepse e ka pasur të pamundur të mbijetojë edhë ca ditë jashtë sistemit. Është rikthyer me kokën ulur sepse u provua që revolucioni është i pamundur të triumfojë. Ka një bilanc kjo histori, në rast se ata ndihen rehat që kanë sakrifikuar dy vjet e gjysmë jetë parlamentare dhe katër vjet pushtet lokal për tu ulur në një tyrezë më Gjiknurin ku është shtuar e Rudina Hajdari u them që edhe ne jemi rehat. Nuk besoj se kjo skarificë kaq e madhe ja ka vlejtur për këtë rezultat. Pas kësaj sakrifice është shtuar edhe Rudina Hajdari, janë shtuar rezrevat e opozitës për të cilët thonë se janë shërbëtorë të Edi Ramës”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju futët në prehër Ramës”/ Gjuzi debaton ashpër me gazetarin: Dashnore e Ramës është Basha

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi dhe gazetari Bledian Koka kanë debatuar ashpër, teksa po diskutonin për rikthimin e opozitës joparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Koka akuzoi Gjuzin dhe kolegët opozitarë në parlament si dashnorë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kreu i Konservatores tha se dashnore e kryeministrit është Lulzim Basha.

Gjuzi nuk e mbylli me kaq, por deklaroi se Basha ka detyruar deputeten Rudina Hajdari të ulet me ta në një tryezë.

Kujtim Gjuzi: Opozita jashtë parlamentare ka dy ditë që rri me krimin e Damian Gjiknurit që ka thënë vetë, që ka vjedhur.

Bledian Koka: Ndërkohë opozita parlamentare, pjesë e të cilës jeni ju ka disa muaj që janë partnerë dhe bashkëvotues me zotin Gjiknuri.

Kujtim Gjuzi: Edi Rama ka ndaluar dosjen e aferës në Londër. Pse nuk është dhënë llogari për 4 të vrarët në Bulevard, pse është vonuar reforma në drejtësi. Opozita e vërtetë me çadrën e lirisë detyroi Ramën…

LEXO EDHE:  Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS/ Balla flet për aleatë në zgjedhje

LEXO EDHE:  Afera e CEZ/ Komisioni hetimor administron provat për lidhje të errta ryshfeti

Bledian Koka: Ki durimin ta mbaroj mendimin tim

Kujtim Gjuzi: Nuk ka shans të dashurohet me Edi Ramën, që për 6 vite e gjysmë ka larguar nga Shqipëria 330 mijë qytetarë

Bledian Koka: Dashnoret e Edi Ramës janë ata që i shkuan dhe ju futën në prehër pasi opozita e vërtetë doli në rrugë. Janë ata që janë në parlament sot. Ju jeni dashnoret e Edi Ramës.

Kujtim Gjuzi: Dashnore e Edi Ramës është Lulzim Basha që ka ulur sot me krimin e organizuar njerëz dhe ka detyruar vajzën e Azem Hajdarit me të./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha është i trembur”/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Shumë shpejt do të jenë të akuzuar nga SPAK

Publikuar

-

Nga

Avokati Sparkat Ngjela ka deklaruar se politikanët janë të trembur jo vetëm nga reforma në drejtësi por dhe ndryshimin e sistemit.

“Palët janë të trembura. Basha është trembur. Nuk ka rëndësi pse është trembur por kuptohet se është friguar. Dy janë arsyet. E para sëpata që ka ngritur SPAK. Të shohim kë do të godasë. Mendojmë se do të godasë korrupsionin e lartë shtetëror. E dyta ishte kërkesa e opozitës aktuale në parlament për ndryshimin e sistemit.”

Ngjela është i bindur se krerët e politikës së sotme nuk duan ndryshimin e sistemit pasi ato dalin tërësisht nga politika.

Avokat Ngjela ka komnetuar vendimin e Bashës për tu ulur në tryezë për marrëveshjen e “Zgjedhores”, për të cilin thotë se ka fyer dhe tradhtuar përkrahësit e tij.

“Kushtet i ka vënë në funksion të falangave të tij. I ka fyer ata. Ju jeni skllevër thotë. Një herë u them që do ju sjell në pushtet. Një herë hajdeni me mua se do rrëzojmë Ramën, një herë të djegim parlamentin me Molotov. Nuk realizoi asgjë nga ato që tha, dhe në vend që të jepte dorëheqjen, u thot atyre po shkoj të bëj marrëveshje. Kjo është politikë primitive që zakonisht është tharmi i politikave diktatoriale. E rëndësishme është fyerja që i ka bërë përkrahësve të vet. Por ai nuk e kupton sepse janë të implikuar rëndë me korrupsionin”, tha Ngjela në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS/ Balla flet për aleatë në zgjedhje

LEXO EDHE:  Përplasja Balla - Malltezi në fushë neutrale

Sipas avokatiti, nuk kanë kohë për marrëveshje sepse shumë shpejt do të jenë të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe nuk mund të vazhdojnë më në politikë.

LEXO TE PLOTE