Connect with Us

Ish-zv ministri denoncon skandalin/ Rama dhe Veliaj, nxisin hapjen e institucioneve të dyshimta?

Politikë

Ish-zv ministri denoncon skandalin/ Rama dhe Veliaj, nxisin hapjen e institucioneve të dyshimta?

Publikuar

-

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka një ditë më parë ka publikuar në profilin e tij në rrjete sociale, një video ku gazetari dhe moderatori Arian Çani tregonte historine se si disa te rinj linin shkollen per te mesuar gjuhen arabe ne nje nga të ashtuquajturat “institucionet fetare”.

Por, sipas Mukës, videot në fjalë janë censuruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka shkruan  “Pse Erion Veliaj dhe qeveria censuron videon qe une postova (foto ne koment) ne te cilen Arjan Çani tregonte historine se si disa te rinj linin shkollen per te mesuar gjuhen arabe ne nje nga “institucionet fetare”?! E shkruaj me” sepse nuk besoj institucionet fetare serioze dhe te kontrolluara do pajtoheshin me kete fenomen. A po perpiqet qeveria te fsheh fenomene te ngjashme permes censurimit dhe po nxit hapjen pa kriter te institucioneve te caktuara “fetare” qe shkojne pertej besimit?”.

LEXO EDHE:  Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

Më tej, Muka thekson se videot në fjalë janë bllokuar nga Acromax Media, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e autorit, por sipas tij kjo nuk qëndron.

“Acromax Media eshte nje media qe kontrollohet nga Qeveria dhe Veliaj (https://exit.al/…/acromax-media-albanian-governments-tool-…/) dhe sot ka bllokuar videon qe une postova dje ne dy faqet e mia ne facebook ku Arjan Çani tregonte sesi disa femije linin shkollen per te shkuar ne xhami ku imami ju mesonte gjuhen arabe. Une nuk shkela te drejtat e autorit qe Acromax Media te bllokonte videon pasi video qe une postova permbante logon e emisionit dhe te ABC Neës!”-përfundon postimin e tij Taulant Muka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

LEXO EDHE:  Ilir Meta një histori “dashurie” me krimin dhe korrupsionin

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE