Connect with Us

Ish-kreu i PD-së kujton Azem Hajdarin/ “Shuplakë” të fortë politikës

Politikë

Ish-kreu i PD-së kujton Azem Hajdarin/ “Shuplakë” të fortë politikës

Publikuar

-

Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar në lidhje me homazhet që janë zhvilluar sot në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, në përkujtim të 21-vjetorit të vrasjes së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa e cilëson Azem Hajdarin si politikanin kurajoz që mungon sot, i ka dhënë një “shuplakë” të fortë politikës.

“Sot shtiren dhe e “nderojne” ata që s’kanë asgjë të përbashkët me cfarë Azemi përfaqsonte, me kurajon, për me tepër ata që në thelbin e filozofisë së tyre kanë vrasjen e saj.

Historia do e kujtoje si politikanin kurajoz deri në vdekje, që sot i mungon më shumë se kurrë.”-shkruan ndër të tjera Ibsen Elezi.

Postimi i plotë:

Politikani kurajoz i munguar !

Drejtues i protestave studentore, kryetar i forces se pare antikomuniste (PD).
Ze i forte kritik brenda PD ne mbrojtje te demokracise, mbeshtetes deri ne fund i protestes se te perndjekurve politik ne 94, kundershtar i nje qeverie ne degradim ne 96, kunderdshtar i forte i revolucionit mafioz neokomunist te 97.
Edhe pse me kosto gjithmone i pozicionuar politikisht me te “dobetit” kunder se keqes.

Nje sistem qe eleminon njerzit kurajoz, eshte sistem i se keqes.

Keshtu ndodhi me komunizmin ne vitet 44-90,
keshtu ndodhi ne pluralizem ne vitet 91-2019, i vrane guximin shqipetareve, i vrane antikorpet pa te cilen nje trup shkon drejt “vdekjes”.

Sot shtiren dhe e “nderojne” ata qe s’kane asgje te perbashket me cfare Azemi perfaqsonte, me kurajon, per me teper ata qe ne thelbin e filozofise se tyre kane vrasjen e saj.

Historia do e kujtoje si politikanin kurajoz deri ne vdekje, qe sot i mungon me shume se kurre.

1 Koment

1 Koment

  1. Ben

    12 Shtator, 2019 at 2:40 pm

    Azemi,super halabak.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ligji për pronat/ Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takim me Ramën

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka në fokus projektligjin e pronave.

Sipas BW, Komisioni i Venecias do të qëndrojë në Tiranë deri më 20 shtator dhe misioni i vizitës është pikërisht ligji për pronat. Komisioni i Venecias do të takojë edhe grupet parlamentare

Sot pasdite, delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.

Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Skandali i ARRSH/ Bllokon pagesat për mirëmbajtjen e rrugëve

Publikuar

-

Nga

Prej disa vitesh, Banka Botërore investon me mijëra euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri.

Por, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka penalizuar projektin më të rëndësishëm të Bankës Botërore në vendin tonë, i cili mbi të gjitha synon rritjen e sigurisë rrugore, për shmangien e aksidenteve.

BB është financues i projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate”, me një vlerë prej 65.9 milionë eurosh.

Por, burime për CNA.al bëjnë të ditur se prej muajit prill, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve nuk paguhen nga ARRSH, gjë që të çon në dyshime të forta për afera korruptive.

Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato ka stopuar pagesat, dhe mesa duket diçka pret. Por, ndërsa drejtoresha penalizon një prej projekteve më të rëndësishme të BB-së, fatura deri tani ka shkuar në rreth 3 milion euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndryshimi po afron”/ Çfarë paralajmëron Basha

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishën sot në Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se brenda 6 muajve të parë të qeverisjespaga minimale do të shkojë në 300 euro dhe deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në400 euro.

Më tej, ai nuk ka kursyer edhe akuzat në lidhje me sigurinë në punë, ndërsa theksoi se “Vetëm në 6 muajt e fundit media ka raportuar 25 kryefamiljarë që kanë humbur jetën në vendin e punës. Autoritetet i kanë marrë vesh nga media. Përgjegjësia zero, masat e marra zero.

Babëzia, shpërfillja që e zhvesh njeriun nga vlerat njerëzore është një nga shkaqet kryesore për rritjen e kësaj shifre”, u shpreh Basha.”.

Gjithashtu ai ka bërë një apel të fortë për sindikatat që t’i bashkohen PD-së, pasi sikurse e theksoi ai “bashkimi bën fuqinë”.

“Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e nirëqniene. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane.”-deklaroi Basha.

Më tej, kreu i demokratëve tha se ndryshimi po afron dhe u zotua për mbajtjen e premtimeve të sotme.

“Siç jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!”-tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE