Connect with Us

Investim i zgjuar në jug të Shqipërisë/ Si ta rrisësh vlerën e pronës tënde me 15% në vit

Sociale

Investim i zgjuar në jug të Shqipërisë/ Si ta rrisësh vlerën e pronës tënde me 15% në vit

Publikuar

-

Ku dhe si të investohet është një ndër dilemat më të mëdha dhe një proces i cili kërkon analizë të thellë, nga individët të cilët planifikojnë të bëjnë investime. Vazhdimisht ka patur diskutime dhe vlerësime të ndryshme, por duket që një pjesë e mirë e ekspertëve në fushën e ekonomisë bien dakord me faktin që investimi në fushën e pasurive të patundshme në tregun shqiptar, është një ndër investimet më të sigurta dhe që siguron të ardhura të vazhdueshme.

Vitet e fundit në Shqipëri vihet re një tendencë në rritje e kërkesës për investime në pasuri të patundshme dhe sidomos të investimeve në projektet rezidenciale dhe turistike.

Një ndër projektet më të mëdha jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, është Green Coast Resort, i pozicionuar në Palasën magjike, aty ku deti i kristaltë prek butësisht Llogoranë malore e madhështore. Tashmë që ka përfunduar faza e parë e projektit dhe Green Coast ka hapur dyert për të mirëpritur banorët dhe pushuesit, kurioziteti ynë se si ka ndryshuar vlera e pronave nga momenti fillestar dhe deri më tani, është mëse i justifikuar.

Për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, kontaktuam me znj. Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive në Green Coast Resort.

Tashmë që është dorëzuar faza e parë e projektit, do donim të dinim si ka ndryshuar vlera e pronave të blera në Green Coast Resort dhe a i ka arritur projekti pritshmëritë tuaja?

Sa herë që më drejtohet një pyetje në lidhje me çmimin e vilave në Green Coast, ajo që më vjen në mendje, është shprehja e William Armstrong: ëDiçka që unë u them të gjithëve është të mësojnë rreth pasurive të patundshme. Përsërisni pas meje: Tregu i pasurive të patundshme siguron kthimin më të madh të të ardhurave, vlerat më të larta dhe riskun më të ulëtë. Kjo shprehje është plotësisht e vërtetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për projektet e zhvilluara nga Grupi Balfin, të cilat gjithmonë garantojnë rritjen e vlerës së pronës.

Në mënyrë të veçantë Green Coast Resort, projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit dhe njëkohësisht projekti më i madh dhe më elitar në Shqipëri, garanton rritjen me shpejtësi të vlerës së pronës falë projektimit dhe zhvillimit të tij bazuar në një analizë të fortë, studimeve paraprake dhe implementimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe produkteve unike. Vendndodhja strategjike e zgjedhur me kujdes që në fillim, cilësia e lartë e ndërtimit, ofrimi i shërbimeve për të garantuar nivel elitar të jetesës, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e vlerës së pronës, por jo vetëm kaq. Green Coast është i njohur tashmë për idetë inovative, programet e reja dhe produktet unike që ka sjellë në tregun shqiptar, të tilla si Programi i Qiradhënies, koncepti Time Share apo Lehtësirat e financimit, ofruar në bashkëpunim me bankat kryesore në Shqipëri.

Ky vit ka qënë shumë i rëndësishëm për projektin, me ndikime të ndjeshme në rritjen e vlerës së pronës, pasi krahas fillimit të jetesës në resort, ka filluar funksionimi i Programit të Qiradhënies, falë të cilit pronat e blera në Green Coast Resort kthejnë investimin te pronarët duke filluar nga vetëm 13 vite. Koncepti Time Share, i cili shumë shpejt do të jetë funksional në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare të specializuara dhe me ekspertizë në këtë fushë, do të ndikojë gjithashtu në rritjen e mëtejshme të vlerës së pronave në Green Coast Resort.

Për të gjithë ata të cilët po marrin në konsideratë blerjen e një prone për banim apo investim, ne u takuam me Darion, një nga klientët e parë në Green Coast Resort.

“Palasa ka qenë gjithmonë një nga vendet më të bukura ku pushonim çdo vit. Ndaj, para dy vitesh vendosëm të investojmë duke blerë një pronë në Green Coast Resort me një çmim prej 250.000 Euro. E njëjta pronë që ne blemë para 2 vitesh, aktualisht vlerësohet me një çmim rreth 300.000 Euro. Duket që vetëm për këto dy vite, të kemi bërë një investim të suksesshëm, pasi vlera e pronës u rrit me 10% në vit. J

Nga një analizë që Green Coast ka bërë në këtë fazë të projektit, rezulton që vlera e rritur e pronës arrin në 10 – 15% në vit për tipologji të ndryshme vilash.

Zhvillimet që pritet të marrë zona së shpejti, vijimi me sukses i Programit të Qiradhënies, vendosja në funksionim shumë shpejt e programeve risi që po sillen, të tilla si Time Share, Property Share, etj, garantojnë rritje të vazhdueshme të vlerës së pronave.

Investimi në pasuri të paluajtëshme në përgjithësi dhe tek Green Coast në veçanti, merr edhe më shumë vlerë kur dihet tashmë që kthimi i investimit nga bonot e thesarit është në përqindje shumë te ulëta interesi (sipas indeksit të bankave të ndryshme llogaritet rreth 2.2%) për një periudhë 12 mujore, nderkohë që me investimin në Green Coast shkon 10-15% dhe pritet të rritet dhe më tej.

Vila e ëndrrave në Palasë, aty ku natyra të lë pezull frymën dhe ku çdo gjë është krijuar me shumë bujari, tashmë nuk është thjesht një ëndërr, por është një investim i sigurt dhe i zgjuar.

Ju mirëpresim!

Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: [email protected]; +355 698014999./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

380 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Elbasan bëhen me një hapësirë të re zhvillimore, ja kush ua dhuroi

Publikuar

-

Nga

Grupi Balfin, nën vëmendjen e veçantë të Presidentit Samir Mane, ka dhënë një tjetër kontribut në sferën sociale, për komunitetet ku operojnë kompanitë e tij, nëpërmjet AlbChrome.

Këtë herë radhën e pati Elbasani, ku 380 nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Bradasheshit tashmë kanë një hapësirë që do t’i ndihmojë në zhvillimin dhe procesin e të mësuarit.

Bëhet fjalë për një “Hapësirë zhvillimore”, që është një model i ri i shërbimeve të integruara brenda shkollës, e cila nxit partneritetin me profesionistët për të ofruar shërbime të integruara psiko-sociale, zhvillimore, terapeutike për zhvillimin e fëmijëve dhe me fokus të veçantë fëmijët me aftësi ndryshe.

Në përurimin e hapësirës zhvillimore në Bradashesh morën pjesë përfaqësues të Grupit Balfin dhe të AlbChrome, dhjetëra nxënës, mësues, profesionistë dhe përfaqësues nga Zyra Vendore Arsimore Elbasan.

Kontributi nga AlbChrome, me vlerë mbi 8 milionë lekë të vjetra u dha konkretisht për shkollën 9 vjeçare te Bradasheshit “Alush Lleshanaku”, në të cilën studiojnë 380 nxënës.

Lojërat dhe këndet e aktiviteteve të ndryshme që synojnë zhvillimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe socio-emocional, ishin surpriza e këtij viti të ri shkollor.

Krijimi i kësaj hapësire zhvillimore u bë i mundur falë partneritetit me World Vision in Albania and Kosovo dhe ajo do t’u shërbejë të gjithë nxënësve pa përjashtim, përveçse sikurse përmendëm më lart, është e menduar që t’u japë akses posaçërisht edhe fëmijëve me aftësi ndryshe.

Pak ditë më parë, tërhoqi shumë vëmendjen një tjetër rast imbështetjes sociale, ku Z. Mane ishte angazhuar personalisht, në dhurimin e një apartamenti të ri për 4 jetimët e familjes Poka nga Kukësi, të cilët tashmë janë sistemuar në Golem.

Gjithashtu, muajin e kaluar Balfin paraqiti një histori suksesi, me punësimin e të riut Ersi Pirra nëJumbo, pavarësisht aftësisë së tij ndryshe.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili e ka vënë në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke përqafuar SGDs (SustainableDevelopmentGoals)- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të cilin Grupi ka hartuar një strategji të mirëfilltë të cilën e aplikojnë të gjitha kompanitë.

Nën vëmendjen e veçantë të vetë Presidentit të Grupit Samir Mane, dhe në bashkëpunim me organizata të ndryshme jo-Qeveritare dhe fondacione, Grupi Balfin po mbështet programe tëndryshme që kanë të bëjnë me përmirësimin e proceseve mësimore në edukim, në gjithëpërfshirje, në mirërritjen e fëmijëve, në mjedis etj, si dhe në përmirësimin e jetesës dhe uljen e varfërisë së mbi 40 familjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana pa ujë, qytetarët protestë para UKT-së/ Nuk keni mbajtur asnjë premtim

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Reago e mbështetur nga qytetarë të shumtë, kanë zhvilluar sot një protestë para selisë së UKT.

Ata kanë kërkuar që Bashkia Tiranë dhe Ujësjellësi të reagojnë dhe të zgjidhin situatën me ujin e pijshmëm në kryeqytet.

Gjatë protestë ata theksuan se çmimi i ujit është rritur, por premtimi për 24 orë ujë në ditë nuk është mbajtur asnjëherë.

“Tarifat e çmimit të ujit për m3 u rritën me 20 Lekë dhe tarifat fikse u rritën nga 100 Lekë në 200 Lekë për të gjithë kategoritë. Kështu qytetarët paguan dyfishin e çmimit, pa asnjë ndryshim në cilësinë e shërbimit”, u shprehën ata.

Deklarata e plotë

Po jetojme ne nje kohe ku anormalja kerkohet te quhet normale,ku papergjegjshmeria drejton,ku e verteta humb ne vorbullen e mashtrimit,iluzione te se drejtes duket sikur na mbajne te lidhur me realitetin. Jo per tu bere te perseritur,as te veshtire per tu kuptuar por sot jemi ketu per ti dhene ze realitetit te frikshem ne te cilin po jetojme.

Ne kryeqytetin e shqiperise, qytetaret vuajne mungesen e theksuar te ujit te pijshem. Keto 2 fjali mjaftojne per te pershkruar gjendjen alarmante ne te cilen ndodhemi sepse ne fakt hierarkia e nevojave te njeriut nis me nevojat fiziologjike,duke perfshire nevojen per uje.

Nder vite jemi perballur me 2 fakte: rritje te vazhdueshme te cmimit te ujit dhe premtime te parealizuara per furnizimit 24 ore me uje. Ne nentor te vitit 2017,me propozim te bashkise dhe me miratim te ERRU u mor vendimi I pare per rritjen e cmimit te ujit,duke cuar ne dyfishimin e tij. Tarifa e cmimit te ujit per m3 u rriten me 20 leke dhe tarifat fikse u rriten nga 100 leke ne 200 leke per te githe kategorite. Keshtu qyetaret paguan dyfishin e cmimit,pa asnje ndryshim ne cilesine e sherbimit.

Dhe sot serish pavaresisht cdo premtimi qytetaret vuajne mungesen e furnizimit me uje te rrjedhshem dhe mungesen e cilesise se tij( per te theksuar ketu qe nuk ka asnje te dhene,asnje analize per cilesine e ujit,dhe pse ne shume raste ai dukshem eshte konstatuar I ndotur duke shkaktuar dhe probleme shendetesore tek qytetaret.

Kane qene vete qytetaret qe kane denoncuar raste te ujit me mbetje balte,sulfuri apo mbetjesh te tjera,por duket se te gjitha keto kane rene ne vesh shurdh.) Asnje deklarate,asnje reagim,asnje interesim nuk ka patur nga pergjegjesit per kete gjendje alarmante.

Megjithatë, në raportin vjetor të 2018, Enti Rregullator i Ujit vlerëson se në bazë të të ardhurave të familjeve shqiptare, ata mund të përballojnë rritjen e çmimit.

Mund te perballojne nje tjeter rritje te cmimit,me cfare kthimi? Te paguajme serish me shume per ujin qe nuk kemi, te paguajme serish me shume per ujin qe nuk konsumojme,te paguajme serish me shume qe te blejme bidone me uje ,te paguajme serish me shume per sherbimin qe nuk ka ndryshuar, te paguajme serish me shume per asnje permiresim ne sistemin e furnizimit,te paguajne serish me shume qe te blejme dhe te mirembajme depozita te tjera shtese? Jo te nderuar,nuk mund te paguajme dhe nuk do te paguajme me shume persa kohe nuk na ofrohet asnje sherbim dhe per kete nuk do te heshtim me.

Ne sot ne rradhe te pare jemi qytetare te Tiranes dhe jemi ketu per te denoncuar dhe per te reaguar ndaj ketij problem jetik. Ne po diskutojme sot,ne vitin 2019,per kushte minimale te jeteses,per ujin e pijshem, ndaj eshte detyre dhe obligim qytetar per secilin nga ne qe te reagoje ne menyren e tij kundrejt kesaj gjendje alarmante.

Ne fakt sot ne te rinjte,studentet, jemi te vendosur edhe perpara nje sprove tjeter,perpara nje sprove te veshtire,perpara sproves se dinjitetit. Mesa duket nuk mjaftoi protesta e studenteve,nuk mjaftuan 8 kerkesat,nuk mjaftoi asgje qe qeverisja te ndryshoje menyren e drejtimit,te marrjes se vendimeve dhe harimit te ligjeve e projektligjeve. Perkundrazi vazhdon ne po te njejtin drejtim,vetem duke perfeksionuar menyrat e vendimeve anaormale.

E bej kete paranteze sepse ne baze te gares se “spiunimit anti-abuzim” qe u iniciua nga zoti kryeminister disa dite me pare,ne sot veteshpallemi “spiunet e pare” duke denoncuar kete rast flagrant abuzimi ,ate te ujit te pijshem ne Bashkine e Tiranes. Bazuar dhe ne faktet e te dhenat e shqyrtuara me lart,ne kerkojme qe te mbahet premtimi i z.kryeminister dhe secili nga ne te fitojme nga nje burse 1-vjecare!

“Denonco per nje burse falas” e besoj se do te jete nje fushate e suksesshme, sepse ne do te jemi ketu per te reaguar dhe per te denoncuar cdo rast abuzimi duke nisur nga sot! Duke uruar qe te kemi percjelle tek ju kete mesazh tonin, ju falenderojme qe ishit pjese e kesaj proteste simbolike dhe qe na ndoqet. Rishihemi serish ne protesta dhe organizime te tjera!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu: Marrëveshje me Rajonin e Puglias për edukimin në vazhdim të mjekëve

Publikuar

-

Nga

Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve kardiologë e kirurgë vaskularë të QSUT kanë marrë pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit të Terapeutikës Kardiovaskulare që po zhvillon punimet në Bari të Italisë, organizuar nga profesor Alesando Bortone, një emër i njohur i hemodinamikës dhe kardiologjisë, jo vetëm në rajonin e Puglias por edhe në Evropë.
“Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore”, tha Manastirliu.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit me rajonin e Puglias është trajnimi afatmesëm i mjekëve.
“Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe speciaizantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”, tha Manastirliu.
Kardiologjia dhe kardiokirurgjia invazive është fusha e parë ku nis ky bashkepunim bilateral, që do të shtrihet edhe në fusha të tjera të mjekesisë.

LEXO TE PLOTE