Connect with Us

Homazhet në nderim të Azem Hajdarit/ Basha mesazh të fortë qytetarëve

Politikë

Homazhet në nderim të Azem Hajdarit/ Basha mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Homazhet në nderim të Azem Hajdarit/ Basha mesazh të fortë qytetarëve

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, përfaqësues të tjerë të së djathtës, por edhe familjarë kanë zhvilluar sot homazhe pranë memorialit të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Basha nuk ka lënë mënjeanë mesazhet politike.

“Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit do të mbete përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipëria europiane dhe demokratike, ku shqiptarët janë zot të fatit të tyre dhe një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët janë para drejtësisë dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që i gjykojnë shqiptarët me votë të lirë dhe të ndershme”-tha Basha.

Më tej, Basha tha se në këtë 21 vjetor akoma është aktuale plaga e hapur në 12  shtator 1998, ku krimi vijon të ketë kosto shetërore.

Po ashtu, ai theksoi se sopt shqiptarët vijojnë të kërkojnë shpëtim rrugëve të botës për shkak të një pushteti që buron nga krimi dhe korrupsioni.

Ndër të tjera, Basha i drejtoi edhe një apel të gjithë qytetarëve, ndërsa theksoi se “Sot bëjmë thirrje për bashkim mes gjithë shqiptarëve të ndershëm që nuk mund ta pranojnë politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj, dhe për të hapur bashkë rrugën e “Shqipërisë si gjithë Europa”./ CNA.al

21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Politika nderon Heroin e Demokracisë

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatmir Xhafa kundër Tahirit/ Mbështet ambasadorin britanik

Publikuar

-

Nga

Ish ministrit i Brendshëm, Fatmir Xhafa është parë kahera si një nga kundërshtarët e ashpër të Saimir Tahirit.

Më herët ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, pati një reagim në rrjetet sociale, lidhur me vendimin e Gjykatës për Tahirin ku shkruante se sistemi gjyqësor po maturohet, por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje.

Duket se një qëndrim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e ish ministrit Xhafa, pasi ky i fundit nuk ka ngurruar ti japë  “pëlqim” reagimit të ambasadorit britanik në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori britanik reagon për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish mininstrin e Brendshëm Saimir Tahiri e cila e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Duncan shkruan se vendimi për Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor në Shqipëri po zhvillohet me maturi, por shtron pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetët socialistë të Shkodrës nuk flasin/ Rama u kërkon të pajtohen

Publikuar

-

Nga

Burime nga mbledhja e Kryeministrit Rama me drejtuesit e veriut bëjnë me dije se deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe deputeti socialist Paulin Sterkaj kanë kërkuar që të dëgjohen më shumë nga Senida Mesi dhe Luan Harusha përsa i përket emërimeve të drejtorëve në Shkodër.

Rama ka kërkuar që të ulen bashkë dhe të vendosin për propozimet. “Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën pse nuk uleni ju me njëri-tjetrin? Toma është parti tjetër por është aleati ynë, ndërsa Paulini është përgjegjës për Malësinë së Madhe, por ka të drejtë të japë mendim për drejtorët rajonalë që prekin edhe këtë bashki”, citohet të ketë thënë Rama në mbledhje, transmeton A2.

Organikat e tej fryra të bashkive ka qenë një prej shqetësimeve të ngritura në mbledhje dhe Rama ka caktuar Ilir Beqjen që të rishikojë këto organika të bashkive të veriut, për të propozuar struktura të reja, me staf më të reduktuar.

LEXO TE PLOTE