Connect with Us

Flamuri “valëvitet” dhe e merr era kot/ Servili i Berishës, i “lëpihet” Bashës  

Lajm i Rekomanduar

Flamuri “valëvitet” dhe e merr era kot/ Servili i Berishës, i “lëpihet” Bashës  

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duket se nuk është informuar për qëndrimet e opozitës sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhje, ose bën sikur nuk ka veshë të dëgjojë dhe i “lëpihet” kreut të Republikës së re.

I ftuar në News 24, ish-deputeti Noka tha se “Nuk ka qëndrime të kundërta brenda opozitës. Opozita nuk ka shprehur asnjë herë asnjë qëndrim të kundërt për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ka vetëm një qëndrim të opozitës së bashkuar, se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka se ai është armiku i votës së lirë.”

Por, ndërkohë kujtojmë këtu se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka thënë hapur dy ditë më parë në Ora News, se duhet të negociohet në tavolinë dhe se duhet të shkohet në zgjedhje, qoftë dhe me Edi Ramën kryeministër.

Të njëjtën gjë e ka thënë publikisht edhe LSI dhe Monika Kryemadhi, por edhe ka kryer veprime konkrete. Me shpalljen e datës 13 tetor presidenti Meta si data për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor, Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Agrare Ambientaliste janë regjistruar në KQZ, për të marrë pjesë, qoftë edhe me Edi Ramën kryeministër.

Ndërkohë dje ka folur edhe Agron Duka, i cili ka thënë tekstualisht se duhet parë mundësia e një tërheqje nga të dyja palët dhe se në zgjedhje mund të shkohet edhe me Edi Ramën kryeministër. Por, të ulen me PS-në dhe jo me kryeministrin. Dhe ky është një artikulim i përsëritur nga shumica e aleatëve të PD.

Por, mesa duket Flamuri “valëvitet” dhe e merr era kot. Ndoshta i kthyer së fundi në një servil i neveritshëm i Lulzim Bashës, për të shpëtuar kryetarin e tij të përkohshëm nga dështimi total dhe përçarja që po pëson opozita dhe qëndrimet e kundërta që kanë krerët e saj, si servil i paepur po përpiqet të na japë një lajm të ri, se në opozitë nuk paska përçarje.

Në fakt, tre aleatë, LSI-ja e Monika Kryemadhit, Republikanët e Fatmir Mediut dhe Agrarët e Agron Dukës kanë qëndrim të kundërt zyrtarisht dhe publikisht me Lulzim Bashën, në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe me hapa konkretë, siç e përmendem më lart, disa aleatë të Bashës shkuan dhe u regjistruan në zgjedhje.

Ky është fakti dhe jo broçkullat e Flamurit, që dikur ishte i Berishës dhe sot është bërë “Flamuri i Gazit” të Republikës së Re./ CNA.al

Dalin hapur përplasjet në opozitë/ Kryemadhi, Mediu dhe Duka, kundër Bashës

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Kush e ka radhën pas Tahirit?!

Publikuar

-

Nga

Pas një procesi gjyqësor maratonë, i cili zgjati rreth dy vite, mbrëmjen e djeshme, Gjykata për Krimet e Rënda shpalli vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Një gjyq maratonë, në finale Gjykata rrezoi tre akuzat kryesore ndaj Saimir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme. Por, Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim. Duke qënë se ish-ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi përkthehet në 3.4 vite shërbim prove.

Shumë njerëz e quajnë dënim, disa të tjerë jo, disa e duan pas prangave, disa të tjerë shkonin e solidarizoheshin dhe e quanin të pafajshëm. Por, çështja ende nuk ka përfunduar dhe pritet që të ketë edhe një vendim të Apelit të Krimeve të Rënda, për tu quajtur finale.

Procedura për Tahirin pas pak kohësh merr fund dhe mund të quhet ndoshta edhe e përfunduar pasi vendimi i gjykatës, ashtu sikurse shumë media e raportonin dje, ishte nën presionin e autoriteteve të ambasadës amerikane, të cilët monitoruan këtë çështje, por “Tahiri” mund të quhet çështje e kaluar tashmë. Me dy vjet gjyqe dhe me një vendim që zgjati maratonë.

Lind kush e ka radhën?

Pritshmëritë janë të mëdha. Reforma në Drejtësi, SPAK në ditët e tij të para dhe shqiptarët që shpresojnë se do të ketë disa politikanë të dënuar me fakte dhe me prova konkrete dhe jo më të dënuar me indicie dhe ndoshta jo vendime si ky i dhënë ndaj Tahirit, i cili deri në momentin e fundit pretendon se është i pafajshëm.

Ai është në të drejtën e tij, por edhe shqiptarët janë në në të drejtën e tyre të shikojnë se kush e ka radhën pas Tahirit. Janë e gjithë kasta politike në Shqipëri për të cilën faktet janë reale , janë pronat dhe pasuritë e tyre që flasin vetë, shpërdorimi i detyrës që kanë bërë në 30 vite, abuzimet me pushtetin dhe për këtë njerëzit presin emra konkretë.

Që nga presidenti Ilir Meta, që nga ministrat e tij, që nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, që nga kryeministri Edi Rama dhe minsitrat dhe ish-ministrat e tij, e gjithë kasta e korruptuar e Shqipërisë.

Mjafton t’ju shikohen deklarimet e pasurive dhe ashtu siç po ndodh me Reformën në Drejtësi, pas gjyqësorit radhën duhet ta ketë politika./ CNA.al

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme Gjykata për Krimet e Rënda hodhi poshtë tre akuzat kryesore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme.

Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim.

Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Ish-ministri i brendshm në një prononcim për mediat pas vendimit e ka cilësuar si absurd vendimin e Gjykatës, dhe ka paralajmëruar se do ta çojë në Apel.

Por, përtej kësaj Saimir Tahiri ka bërë edhe një tjetër paralajmërim të fortë. Ai ka thënë se “sot do të flasë”.

“As qesh, as qaj dot, por nesër po iu ftoj që të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë, mu duk një gjë e tipit je i fajshëm po s’ kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, më vjen keq nuk iu përgjigjem dot më shumë.”-tha Saimir Tahiri, mbrëmjen e djeshme jashtë dyerve të gjykatës.

Çfarë do të thotë sot, njeriu i cili prej dy vitesh që zgjati seanca maratonë, ka folur vetëm me kode.

Tani duket se situata ka ndryshuar dhe pas dënimit, Tahiri i ka të gjithë përpara. Duke filluar që nga kryeministri Edi Rama, që për Tahirin është ai “shefi i madh”, sa i takon politikës, duke shkuar më tej tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  që i doli në rrugën e tij malore, i cili është një nga kundërshtarët e tij kryesorë, ndoshta edhe më shumë sesa vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Të dy këta të fundit ishin të pa kënaqur nga dënimi i dhënë.

Për të shkuar më tej edhe tek “dora e zezë”, për të cilën fliste kohë më parë ish-ministri Saimir Tahiri.

Pritet të shohim çfarë do të thotë sot, megjithëse shigjetat pritet të jenë jo vetëm për drejtësinë, por edhe për politikën.

Deri në mbylljen e proçedurës në Apel dhe dhënien e një vendimi përfundimtar, Tahiri nuk do të burgoset përfundimisht dhe pritet që ai të flasë, të lëshojë mesazhet e koduara dhe shigjetat ndaj politikës dhe ndoshta mund të zbërthejë edhe disa nga mesazhet e tij të koduara./ CNA.al

“Ruhuni nga kushërinjtë”/ Tahiri bën paralajmërimin e fortë

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Foto-“Duhet të zhbëni këtë kolazh të pistë që të shpëtoni”/ Kulluri bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri i ka bërë sot një thirrje të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Edvin Kulluri ka shigjetuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Ai ka publikuar një kolazh fotosh, nëpërmjet të cilave kërkon tju tregojë shqiptarëve se të dy janë “vegla” të Soros në Shqipëri.

Sipas Kullurit e vetmja zgjidhje për të shpëtuar është që të zhbëhet ky kolazh fotosh dhe konjukturë e pistë, sikurse e cilëson ai.

Po ashtu ai apelon qytetarët që të mos bëhen pjesë e Teatrit, por t’i dalin përballë të keqes.

“Cfare ka qe bertasin njerezia per drejtesine e munguar? Kush po i kerkon llogari kujt? Kujt i ankoheni dhe kush bertet me ze te ngjirur? Kush eshte zgjidhja? Nga kush e prisni zgjidhjen? Kur te zhbeni kete kolazh fotosh dhe konjukture te piset do kuptoni se fajin e kemi vete! Mos u beni pjese e teatrit por dilini perballe!”-shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE