Connect with Us

Flakët shkrumbojnë kabinën elektrike/ Reagon OSHEE

Kronika

Flakët shkrumbojnë kabinën elektrike/ Reagon OSHEE

Publikuar

-

OSHEE ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Fushë-Krujë, ku një kabinë elektrike u shkrumbua nga flakët rreth orës 21:00, duke lënë pa energji elektrike disa banesa..

OSHEE bën të ditur se Kabina “Kastriot i Vjetër”, operonte me pajisje të vjetra 6 kV,  e ndërtuar me arkitekturë tip kullë që në kohën e elektrifikimit, rreth 40 vite më parë.

Zjarri në këtë kabinë shtoi edhe rrezikun për një shpërthim të mundshëm, por fatmirësisht zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët.

LEXO EDHE:  Tragjedi në Angli/ Zjarr në banesë, humbin jetën katër fëmijë

Ndërkohë OSHEE stakoi fiderin për masë sigurie, më pas, me normalizimin e situatës, brigadat e OSHEE Agjencia Fushë Krujë, së bashku me një staf suport të ardhur nga Drejtoria Rajonale Durrës, kanë zëvendësuar pajisjet me të reja 20kV, në të gjitha pjesët përbërëse të kabinës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohet snajper, pistoletë dhe municion luftarak/ Dalin pamjet e operacionit, RENEA prangos dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Gjirokastrës ka publikuar pamjet e aksionit të RENEA-s për kapjen e 31-vjeçarit Enrik Lluka, i shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e kushëririt dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.

Po ashtu mësohet se në pranga ka rënë edhe babi i tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një snajper, një pistoletë, dylbi dhe municion luftarak.

“Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, strukturat e D.V.P. Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat speciale  “Renea” kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Subashi”, si rezultat i të cilit në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje, konkretisht:

Endrik Lluka,31 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin Tiranë-Elbasan

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi gjykata e ka dënuar me 35 vjet burg për veprat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në datën 22.03.2016, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin D. Ll. dhe ka plagosur shtetasin B. Ll.

Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bexhet Lluka, 57 vjeç ( i ati i Endrikut). Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale  1  armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri snajper, dylbi dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit Bexhet Lluka, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

RENEA në aksion/ Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

Publikuar

-

Nga

Një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë është vënë në pranga në kuadër të një aksioni të zhvilluar nga RENEA në fshatin Shtëpëz të Gjirokastër.

Mësohet se i arestuari është Enrik Lluka, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e dy kushërinjve të rinj.

Burimet bëjnë të ditur se RENEA ka rrethuar banesën e e të dyshuarit, ku është bërë edhe arrestimi i tij.

LEXO EDHE:  Me një cigare bëri hatanë/E pëson keq i riu në Tiranë

LEXO EDHE:  Zjarri “mbërthen” Greqinë/ Regjistrohet viktima e parë

Po ashtu, mësohet se në banesën e Llukës është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr në një lokal në Korçë/ Plagoset me sende të forta në kokë një person

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një sherri në një lokal në qytetin e Korçës.

Mësohet se një i ri është goditur me sende të forta e për pasojë ka përfunduar në spotal.
I plagosuri në gjendje të dehur është transportuar me urgjence në spital, pasi ka marrë plagë të renda në kokë.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin Tiranë-Elbasan

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të përfshirë në ngjarje dhe shkaqet e plagosjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE