Connect with Us

Dritan Shano paralajmëron Bashën/ Çdo marrëveshje politike, humbje për PD-në

Politikë

Dritan Shano paralajmëron Bashën/ Çdo marrëveshje politike, humbje për PD-në

Publikuar

-

Opinionisti Dritan Shano i ka drejtuar një mesazh të qartë kreut të Partisë Demokratike, ndërsa është shprehur se çdo marrëveshje e mundshme politike mes palëve në këtë situatë do të ishte një humbje jo vetëm për PD, por edhe për Bashën dhe të gjithë shqiptarët.

“Ne jemi një vend që ka nevojë për një zhvillim kulturor sa i përket demokracisë sepse nuk e kemi përjetuar siç duhet. Ne kemi liderin dhe i shkojmë nga pas, por kjo duhet të ndryshojë. Sa herë ka të tilla marrëveshje fiton partia që trashëgon një pjesë të madhe të këtij mentaliteti që kemi ne, që është punist. Në çdo marrëveshje do të humbte PD, Basha dhe të gjithë shqiptarët”.- ka deklaruar Shano në një intervistë për A2 CNN.

Po ashtu ai theksoi se politika në Shqipëri ka nevojë për një mentalitet të ri, ku sipas tij kërkohet një kontribut i të gjithëve.

“Unë mendoj se kriza politike në Shqipëri duhet shkulur. Ne kemi nevojë për një mentalitet të ri. Një mentalitet që nuk e shikon politikën si pushtet sepse ne nuk kemi shtet. Ne duhet të ndryshojmë tërësisht mentalitetin. Unë dua t’u bëj një apel të gjithë shqiptarëve. Zgjidhja nuk është një zgjidhje teknologjike, që lash një celular dhe mora një më të ri. Kërkohet një kontribut i madh nga çdo qytetar. Truri i shqiptarit sot është bërë rob i atyre që vendosin titrat. Kërkohet një kontribut i të gjithëve. Unë mund të them se mentaliteti që ka adoptuar PD dhe Lulzim Basha është ai i duhuri. Gjithë elita e deri sotme ka ezauruar çdo mundësi për të bërë diçka të mirë për këtë vend. Shqipëria është përplasur fortë që nga 1995, kur ishte gati të hynte në BE. Që prej asaj kohe e deri më sot situata nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar. Performanca e këtyre bajlozëve politikë ka krijuar këtë Shqipëri që është sot, e cila nuk është krijuar për një minutë, një muaj apo një vit, por është e akumuluar”.-tha ndër të tjera Dritan Shano./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD publikon dokumentat/ Veliaj do ndërtojë kullë 100 metra te ish-ekspozita

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës se po vazhdon të ngrejë kulla të larta, pavarësisht se Tirana renditet ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Europë dhe të dëmshëm për shëndetin.

Demokratja tregon se kulla e radhës do zërë vendi te ish-ekspozita dhe do ketë një sipërfaqe ndërtimi 67.366 m2, me 24 kate lartësi.

“Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking . Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit është 67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës”, deklaron Zhupa në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Bashkëqeverisje dhe pakt i ri PD-PS?/ Reagon Basha

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj biznesit/ Zbulohet skema e Bashës

Zëdhënësja e PD  thotë se Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetarëve, ndërsa e akuzon se po mbush xhepat e oligarkëve dhe të vetat. Sipas saj, i emëruari në krye të bashkisë nuk po lë hapësirë në qytet pa e transformuar në një kullë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investigimi i “Bild” për lobimin rus/ Reagon Taulant Balla

Publikuar

-

Nga

Pas zbardhjes së lobimit rus të Lulzim Bashës nga gazeta gjermane “Bild”, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Balla, i cili disa muaj më parë e sulmonte këtë gazetë për publikimin e audio-përgjimeve të vjedhjes dhe blerjes së votave nga mazhoranca, sot thotë se “Bild”-i gjerman ka zbardhur dosjen kriminale “Basha – 675mijë dollarë”.

Sipas numrit 2 të PS-së, Partia Demokratike e Shqipërisë, është sot nën një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht.

LEXO EDHE:  “Rikonfirmimi lajm i mirë për Gjermaninë, Europën dhe Shqipërinë​”/ Ja mesazhi i Bashës për Merkel

LEXO EDHE:  Kuotat gjinore/ Arta Dade: Liderët zgjedhin të preferuarat e tyre

Socialisti kujton faktin se publikimi i këtij artikulli, vjen një ditë pasi prestigjozja britanike “The Times” publikoi një investigim po për financimin e fshehtë në llogari të Bashës.

Balla thotë se Lulzim Basha “përmes një financimi rus, tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëntonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve oër anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”./ CNA.al

“Bild” zbardh lobimin rus të Bashës/ 675,000 euro për mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet fshirë nga kujtesa”/ Topalli dhe Dokle: Parlamenti i sotëm zhgënjim

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarët Jozefina Topalli dhe Namik Dokle kanë shprehur zhgënjimin për stadin dhe nivelin ku ka arritur sot përbërja e Kuvendit të Shqipërisë.

Në 100 vjetorin e Parlametarizmit e Parlamentarizmit, ata thonë se situata e sotme është për t’u fshirë nga kujtesa dhe për të mos u marrë shembull.

“Sigurisht që është për t’u fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësire politike aktuale të zhytur në korrupsion dhe papërgjegjshmëri”, deklaron Topalli.

“Nga një legjislaturë në tjetrën sikur ka rënë nivel kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar për të ngritur nivelin kulturor”, thotë Dokle.

Femra e parë që ka drejtuar Parlamentin e Shqipërisë thotë se nuk do t’i kujtojë pjesët e shëmtuar që ka kaluar në kohën kur drejtonte seancat parlamentare.

“E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendit kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamenti janë të pashmangshme unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, shprehet ajo, ndërsa Dokle thotë se kënaqësinë më të madhe  ka ndjerë në legjislaturën 92-96 .

“Është e vështirë ta përcaktosh dhe varet nga këndvështrimi i atij që bën përcaktimin, por unë si politikan kënaqësinë më të madhe pune e kam ndjerë në legjislaturën 92-96 . Më vjen ndërmend se ndofta në atë kohë unë kam drejtuar grupin parlamentar të opozitës socialiste që e solli PS në pushtet për herë të parë”, shprehet Dokle.

Dy ish-kryeparlamentarët, në një prononcim për “Top Channel” tregojnë trishtimin edhe për përbërjen e deputetëve të Parlamentit, numri i të cilëve nuk shkon në 140, por zgjidhja për ta është e ndryshme nga njëri-tjetri.

LEXO EDHE:  “Është koha e bashkimit konkret. Unë jam gati”/ Rama mesazh të fortë Bashës

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/Aldo Bumçi reflekton për Bashën me qenin

“Ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 100 vjeçare të Parlamentit. Opozita ka dezertuar detyrën e saj misionin e saj për t’ju kundërvënë qeverisë. Zgjidhja është largimi i 4 personazheve që mbajnë peng vendin. Palët lëvizin në dy shina kryesore në pazare dhe shantazhe. Kanë një emërues të përbashkët paranë”, deklaron Topalli.

“Shiko se thonë se trimëria pas lufte dhe urtësia pas Kuvendi nuk vlejnë. Këshilla ime do kishte qenë para se të merrej ai vendim që u mor. Një vendim krejtësisht absurd, braktisja e Parlamentit”, thekson Dokle

Edhe për rikthimin në Parlament duket se dy politikanët kanë këndvështrime të ndryshme.

“Nuk kam qene asnjëherë indiferente ndaj zhvillimeve të vendit tonë. Po kam një bindje të brendshme që diçka duhet bërë. Duhet një lëvizje për të ndryshuar dhe është e mundshme dhe shqiptarët mund ta bëjnë dhe mbi të gjitha mund ta bëjnë të rinjtë”, shprehet Topalli.

“ Jo jo jo. Nuk më mungon Parlamenti. Jam i vetmi kryetar që jam larguar duke dhënë dorëheqjen. Ka ndodhur nëvitin 2002. Në momentin kur u krijua konflikti institucional midis parlamentit dhe gjykatës Kushtetuese unë si kryetar dhashë dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjidhjes së këtij ngërçi institutional. Dhe unë mendoj se kam bërë veprim të drejtë”, thotë Dokle./ CNA.al

LEXO TE PLOTE