Connect with Us

“Do t’iu ndjekim këmba-këmbës”/ Basha kërcënon deputetët

Politikë

“Do t’iu ndjekim këmba-këmbës”/ Basha kërcënon deputetët

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka kërcënuar hapur deputetët.

Kërcënimi i tij ka ardhur pas kthmit të koncensionit në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta që janë rrëzuar më herët nga Komisionet përkatëse dhe pritet të rrëzohen edhe sot në Kuvend.

“Në këto momente pak metra pas meje në Kuvendin e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro. Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. Kush ngre dorën të rrëzojë dekretin do të jetë subjekt i Ligjit antimafia. Nesër do t’iu ndjekim këmba këmbës. Ajo çfarë votohet sot nga landfilli i Republikës është një vjedhje me ligj”, ka thënë Basha, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj Ramës, duke e quajtur atë hajdut./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fotoja me Barack Obamën/ PD në “sulm”: Rama të merret i pandehur

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i kërkon drejtësisë që të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama.
Ai deklaroi se pas “dënimit të dy bashkëpunëtorëve për financimin e paligjshëm të fotos 80 mijë dollarë me Barack Obamën, Edi Rama duhet të merret si i pandehur”.
I

sh-deputeti demokrat u shpreh se Edi Rama dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës

“Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh. Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan Ëilliam Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane. Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh: Bilal Shehu, William Argeros, Edi Rama”, tha Alibeja.

LEXO EDHE:  Basha hedh në kosh edhe Grida Dumën

LEXO EDHE:  Policia kallëzim penal për Lulzim Bashën/Thirrje publike për veprime të dhunshme, rrezikon deri 3 vite burg

Sipas tij, për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lobimi rus”/ Strazimiri i përgjigjet Ballës: Kooperativist

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për çështjen e lobimit rus.

Sipas Strazimirit u zhvillua një hetim në lidhje me këto akuza ndaj Presidentit Trump, nga ku rezultoi që “nuk ka asnje provë a indicie që të përligjë akuzat për lidhje midis fitores së Donald Trump dhe Putinit a Kremlinit”

“Ky hetim bindi Nensi Pelosin dhe Hillary Clinton por jo Taulant Ballën(?!)
Ai është i vetmi në rruzull që nuk heq dorë nga bindja që “Presidenti Trump është njeri i Putinit”, dhe se “që të lobosh pranë tij duhet të paguash pare tek rusët e Putinit” …
Kaq kooperativiste është “çështja”!
Kaq kooperativiste është logjika!
Kaq kooperativiste ka mbetur kooperativa që Presidentin Trump e quajti “turpi i njerëzimit”!
P.S. Ai momenti kur dyshon që sh. Enver nuk e kishte dhe aq keq kur i ndau veç ca shqiptarë në:
– të denjë për të ngrënë vetëm bukë misri (madje me misër të refuzuar nga lopët).
Sh. Enver i ka njohur më mirë se i ka ende të vetët”, shkruan Strazimiri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shoqi në arrati/ Ministria e Brendshme i jep tender gruas së Agim Kajmakut

Publikuar

-

Nga

Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, Merita Kajmakut.

Bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e e lulishteve në QSUT.
Ky tender me vlerë 50 milion lekë te vjetra është dhënë në datën 30 dhjetor 2019.

Në garë ishin katër kompani, njëra është skualifikuar, ndërsa nga tre të tjerat ka fituar firma ‘Kajmaku’.

Pronari i firmës deri në 17 korrik ka qenë vetë Agim Kajmaku, por pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Vorës ia kaloi pronësinë gruas.

LEXO EDHE:  Ngjela nuk kursehet ndaj Bashës/ Është krejtësisht impotent, pa vlerë

LEXO EDHE:  Patozi tregon të fshehtat e përplasjeve me Bashën/ Ata që ishin kundër marrëveshjes, sot janë deputetë

Kujtojmë se prej disa kohësh Kajmaku është shpallur në kërkim nga Prokuroria pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE