Connect with Us

“Do të ndëshkoheni”/ “Çmendet” Basha, shantazhon biznesin

Politikë

“Do të ndëshkoheni”/ “Çmendet” Basha, shantazhon biznesin

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat , është treguar i ashoër teksa flet për një vjedhje të madhe që do të ndodhë sipas tij në kurriz të qytetarëve, nga miratimi i ligjeve për koncesionet e dy rrugëve; Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Nga selia e PD-së Basha ka kërcënuar hapur deputetët, që do të votojnë pro këtyre pr/ligjeve, duke thënë se emrat e tyre do të mbahen shënim dhe do të hetohen nga Antimafia.

“Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vështojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga Landfilli i republikës me ligj, pasi ky projekt i diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola.Kjo komani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Është futur për të futur në lojë paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me unazën e re.”, tha ai.

Lulzim Basha nuk ka kërcënuar vetëm deputetët, por në mënyrë të hapur ka shantazhuar edhe biznesin privat, ndërsa theksoi se do të gjurmohen, zbulohen dhe ndëshkohen të gjitha vjedhjet.

LEXO EDHE:  “100 vjet sundim”/ Avokati zbulon lidhjen e Ramës, Bashës dhe Veliajt me Enver Hoxhen

“Do të bëjmë gjurmimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjitha vjedhjeve. Do sekuestrohet çdo pasuri dhe para të vjedhura përmes koncesioneve. Është prioritet absolut, ndaj cdo kontratë koncesionare do të konsiderohet vepër penale dhe do të hetohet në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe organet ligjzbatuese të vendeve partnere. Çdo kompani private, persona privat e publik të përfshirë në këto afera, nga më i thjeshti deri te kryeministri do ti nënshtrohen hetimit të pasurisë”-tha ndër të tjera Basha.

Po ashtu ai theksoi se “Cdo akt cdo veprim e cdo firmë e Ramës, ka për qëllim grabitjen e shqiptarëve. Pasojat e aktivitetit kriminal janë shkatërrimtare për vendin për buxhetin për pasuritë kombëtare dhe kanë pasoja të rënda politike, në kapjen e pushtetit nga krimi, destabilizimin e vendit. Koncesionet korruptive kanë sjellë dëme kolosale, qindra miliarda euro të grabitura, të gjitha paratë e buxhetit po kontraktohen nga Rama për 15-20 vitet e ardhshme, do të shkojnë në xhepat e Ramës apo 4 – 5 oligarkëve të lidhur me të.” tha Basha ndërsa theksoi se dëmi është i pallogaritshëm edhe në ekonomi. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ilir Meta duket i qetë!

Publikuar

-

Nga

Vështirë të besosh që Monika me Ilir Metën nuk flasin me njëri tjetrin!

E pamundur që dikujt t’i shkojë nëpër mend që tema e bisedave mes tyre është vetëm menuja e darkës, apo ilaçet e pleqve reciprokë!

Është  absolutisht e paimagjinueshme që Tit Vasili të niset për takim me Damian Gjiknurin pa u siguruar vetë, personalisht, që Ilir Meta nuk do nevrikoset pas kësaj, duke rifilluar të këpusë zinxhirë e leshojë rrufe kundër të gjithëve, të huaj e shqiptarë bashkë.

Monika dhe Titi duken të qetë kur hyjnë e dalin në ish-shtëpinë e demokratëve!

Kanë disa ditë që janë qetësuar të gjithë.

Bile kësaj radhe Ilir Meta nuk vrapoi tek zyra e doktorit siç bëri të nesërmen e marrëveshjes së 17 Majit.

LEXO EDHE:  Basha kërkoi dorëheqjen e Ramës/ Ambasadori britanik shkon në selinë blu

LEXO EDHE:  Berisha: Lulzim Basha nuk është kandidati im për PD-në

Askush rreth tij, nuk e ndezi fejsbukun për të  mallkuar, kërcënuar, paralajmëruar apo publikuar ndonjë video.

Ilir Meta ashtu si Monika duket i qetë!

Venecia pas përmbytjeve të deri një muaji më parë, këto ditë po përjeton batica që kanë nxjerrë themelet e godinave, përfshirë ato të godinës ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të famshëm.

Venecia nuk përbën më lajm dhe nuk e tremb më Presidentin.

Në fund të fundit një President kërkon shumë pak! Do vetëm të përfundojë mandatin!

Këtë garanci duket se Ilir Meta e ka marrë!

Ndaj sot është i qetë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha, “KÇK”-ja e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës sër, Lulzim Basha, një vit më parë, doli në rrugë, dogji mandatet, tha se Rama do të shkonte në burg, se nuk do të kishte qeveri me këtë kryeministër, se Edi Rama kishte rënë, nuk do të ulej në tavolinë me Damian Gjiknurin, do të kishte zgjedhje të parakohshme, të tjera si këto.

Një vit më pas, asgjë s’ka ndodhur, thjeshtë dhe vetëm demokratët janë torturuar pa pushim. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Një vit më parë, Gjykata hapi hetimet për financimet me para nga off-shore rus në SHBA, çështje e cila u mbyll dy ditë më parë dhe këtu gjithçka përfundoi për Lulzim Bashën. Njeriu që çka nuk ka bërë në këtë kohë, por sot thjeshtë dhe vetëm ngelet “KÇK”-ja e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Qeveri dhe opozitë teknike/ Shqiptarët pa përfaqësim politik

LEXO EDHE:  Berisha: Lulzim Basha nuk është kandidati im për PD-në

Lulzim Basha është i dobët, i paaftë. Ai e di që nuk fiton dot, por i shërben Edi Ramës me devotshmëri, me parimin “KÇK”.

Ai kërkon të kapë ç’të kapë, të marrë ç’të marrë, t’i japin, ç’ti japin. Mjafton të rrijë në krye të PD-së dhe të pasurohen familjarët e tij që morën 16 milion euro nga një pallat, ndërtuar brenda në det në Vlorë. Familjarët e tij që kanë ngritur xhiron në miliona euro, të përfitojë vilat e tij në resorte oligarkësh, e kështu me radhë.

Ky është Lulzim Basha dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Faktet flasin vetë, demokratët tani e shohin në sy. Luli është thjeshtë dhe vetëm “KÇK”, e Edi Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E treta e vërteta e Lulit!

Publikuar

-

Nga

luli

Ka një reagim të fortë në rrjetet sociale nga demokratët të cilin e neverisin marrëveshjen e djeshme të Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama.

Pas mbylljes së hetimeve dhe pushimit të çështjes për financimet me para nga ofshorët rus në SHBA, Lulzim Basha menjëherë u kthye tek Edi Rama.

Këtë e bëri dje dhe demokratët kanë reaguar mjaft ashpër në rrjetet sociale.

Ka një frymë shumë të fortë të kreut të PD-së dhe të gjithë ngrenë pyetjen pse.

Kjo ka vetëm një përgjigje. Lulzim Basha shpreson që kjo të jetë e treta e vërteta. Askush nuk ka më dyshime. Luli punon thjesht dhe vetëm për mandatin e tretë të Edi Ramës, por këtë herë do të jetë edhe ai në Qeveri. Më të tretën të vërtetën me Ramën do të jenë bashkë.

Kanë bërë një marrvëshje në 2017-ën, nuk mundën të qeverisin bashkë më shumë se disa muaj, pasi Rama i vetëm mori 74 mandate.

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Bashës me elitën intelektuale

LEXO EDHE:  Berisha: Lulzim Basha nuk është kandidati im për PD-në

Luli u kthye dhe thirri Monikën afër, po kërkon të mbijetojë në opozitë me LSI-në dhe e sheh që e ka të pamundur, ndaj ai kërkon të marrë diçka.

Luli është i versionit kap ç’të kapësh, pra është KÇK-ja e Edi Ramës dhe nuk do gjë tjetër. Do thjesht vetëm të ndodhë e treta e vërteta.

Pra, shkon ulet në tavolinë, bën çdo lloj marrëveshje, shpreson që Rama mos të marrë 70 mandate dhe ai të shkojë në Qeveri më të.

Luli Kërkon të tretën të vërtetën. Kjo është pse-ja e asaj që ka ndodhur dje./CNA.al

LEXO TE PLOTE