Connect with Us

“Do digjej Kuvendi”/ Nëntë deputetë kërkesë kreut të SHISH pas deklaratave të Metës

Politikë

“Do digjej Kuvendi”/ Nëntë deputetë kërkesë kreut të SHISH pas deklaratave të Metës

Publikuar

-

Nëntë deputetë të mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë bërë kërkesë për seancë dëgjimore për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Kjo kërkesë vjen pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor ku u shpreh se në datën 8 qershor kishte të dhëna se do të digjej Parlamenti.

Xhemal Qefalija, Ladi Vorpsi, Eljo Hysko, Anduel Xhindi, Antoneta Dhima, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Luan Duzha, Elena Xhina janë emrat e deputetëve që kanë firmosur për thirrjen në Komision të kreut të SHISH./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Manjani në krah të Tahirit/ Ta gëzojë pafajësinë, s’mund të dënohet pa prova

Publikuar

-

Nga

Pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës pët Krimet e Rënda në lidhje me çështjen ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pasur reagime të forta nga politika.

Ndërkohë, sot në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, i cili në një postim në rrjetet sociale ndër të tjera shkruan se askush nuk mund të dënohet pa pasur prova.

‘Nuk kisha asnjë dyshim që akuza penale për trafik e korrupsion, ashtu siç u stis do binte turpshëm.

Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale llastik me origjinë bolshevike, por edhe ajo akuzë e dënim jam i sigurtë që do bjerë në Apel.

Sajmir Tahiri si person ta gëzojë pafajsinë!

Unë mendoj se ka triumfuar parimi mbi individin. Askush nuk mund të arrestohet e dënohet pa prova!”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Ndjesi miks.
===========
Nuk kisha asnjë dyshim që akuza penale për trafik e korrupsion, ashtu siç u stis do binte turpshëm.

Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale llastik me origjinë bolshevike, por edhe ajo akuzë e dënim jam i sigurtë që do bjerë në Apel.

Sajmir Tahiri si person ta gëzojë pafajsinë!

Unë mendoj se ka triumfuar parimi mbi individin. Askush nuk mund të arrestohet e dënohet pa prova!

Por, ky parim duhet të zbatohet për të gjithë njësoj.

Politika duhet të kuptojë njëherë e mirë se kundërshtari nuk mund të dënohet ligjërisht për motive politike. U shoftë ajo politikë që urdhëron apo uron burgosjen e kundërshtarit, vetëm pse është kundërshtar! Ca më keq akoma, ajo politikë që i bën njerëzit kokë turku, duhet shkulur megjith rrënjë…

Publiku duhet të kuptojë se nuk është gjykatës i akuzave juridike, por pronar i votës. Pra politikanin ka në dorë të mos e votojë dhe jo ta gjykojë juridikisht si në kohë të Enverit. Gjyqet popullore janë sjellje diktatoriale.

Të gjithë ata që na hapën barkun me “drejtësinë e ambasadave”, duhet të qepin gojët dhe haletë! Duhet të kuptojnë se drejtësia, politika e ekonomia do bëhen në Shqipëri e nga shqiptarë. Kështu ka qenë e do jetë! Pordhët me agjentë e të dërguar të posaçëm nuk durohen më!

Drejtësia ka shumë punë që ti trajtojë të gjithë njësoj si Sajmirin. Duhet të lirojë nga akuza disa persona, duke filluar me Dritan Zaganin, i cili u dënua si kundërshtar politik dhe jo si shkelës ligji. E kështu me radhë shumë të tjerë që mbahen në burg pa një provë të vetme direkte… beyëm trajtimi i të gjithëve njësoj, pra si të barabartë para ligjit e bën drejtësinë të besueshme!

Së fundi gjithnjë e më shumë bindem se reforma e vërtetë në drejtësi, pra reforma e procedurave e procesit hetimor e gjyqsor ende nuk është bërë. Kjo që u bë ishte një përsëritje e stërholluar e reformës së plepave të 1993.

I mbetem besnik parimit që problemi NUK JANË NJEREZIT POR SITEMI.

Dhe nga sistemi i drejtësisë duhen shkulur praktika inkuizitore që na kanë mbetur nga ndikimi i jurisprudencës bolshevike, në sistemin e hetimit e të gjykimit. Se ja, ra ky rasti ti Sajmirit që u pa se sa i pa drejtë është sistemi e ç’lesh reforme është bërë…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Saimir Tahirit/ Reagon ambasadori i BE

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca është pyetur sot në lidhje me vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila e dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin me 5 vite burg, por që nga Gjykimi i Shkurtuar përfiton ulje dënimi në 3.4 vite shërbim prove.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ambasadori Soreca është shprehur se “Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama mbledh koordinatorët e veriut/ Në takim edhe Tom Doshi

Publikuar

-

Nga

ryeministri i vendit, Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me koordinatorët e PS-së, për Rajonin e Veriut në Velipojë.

Sipas BË, në mbledhje do të marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili njëherësh dhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.

LEXO TE PLOTE