Connect with Us

Digjet makina e Oficerit të Krimeve/ Mister shkaqet

Kronika

Digjet makina e Oficerit të Krimeve/ Mister shkaqet

Publikuar

-

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se makina, në pronësi të Oficerit të Krimeve në Shkodër, Arbër Dulit është djegur rreth orës 04:00, ndërsa ishte e parkuar në lagjen “Mahalla e Çakejve”.

Makina është djegur në pjesën e pasme, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 16 000 euro në Rinas/ Procedohet penalisht poseduesi

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Nga informacionet zyrtare mësohet se policia në Rinas ka sekuestruar një shumë prej 16 000 euro, si dhe është proceduar penalisht poseduesi.

“Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

LEXO EDHE:  Shkrimtarja shkodrane i “vërsulet” Bashës/ Hap rrugë, mos na humb durimin

LEXO EDHE:  Ford hedh në gjyq John Cena pasi shiti makinën 500 mijë dollarëshe

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për vrasje/ Publikohen fotot dhe emrat e treshes së rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit kaa publikuar emrat dhe fotot e tre personave të radhës, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Bëhet fjalë për shtetasit, Gentian (Eugen) Sula, Besnik Lamçja dhe Kujtim Qordja.

Shtetasi Gentian (Eugen) Sula, akuzohet se në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.

Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi Besnik Lamçja, akuzohet se në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon ngjarjen e frikshme/ I vunë pistoletën në kokë në Lezhë dhe…

LEXO EDHE:  Ford hedh në gjyq John Cena pasi shiti makinën 500 mijë dollarëshe

Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

Ndërsa, shtetasi Kujtim Qordja, akuzohet se në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).

Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Finalizohet një tjetër operacion/ Prangosen katër persona, sekuestrohet drogë dhe armë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga kaatër personaa, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Po ashtu, mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar tri armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë shtetasit:

K.S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge “dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

E.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Armëmbajte pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO EDHE:  5 makinat që nuk duhet të blini

LEXO EDHE:  Ford hedh në gjyq John Cena pasi shiti makinën 500 mijë dollarëshe

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në pakingun e lokalit të shtetasit K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

LEXO TE PLOTE