Connect with Us

“Dashuria më mban gjallë, nuk do të zhgënjej kurrë”/ Fjalët prekëse të Rudina Hajdarit

Politikë

“Dashuria më mban gjallë, nuk do të zhgënjej kurrë”/ Fjalët prekëse të Rudina Hajdarit

Publikuar

-

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Rudina Hajdari, ka sqaruar lapsusin e bërë në seancën e kaluar parlamentare.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Hajdari, tha se sulmet mediatike kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen nga ato që thuhen në parlament.

Gjithashtu Hajdari theksoi se “përçarje” nuk është fjala e duhur, por ajo çfarë ajo ka dashur të thotë edhe se “duam të shkojmë në të gjithë Shqipërinë për të ringritur të djathtën”.

Më tej, deputetja Hajdari është drejtuar me fjalë prekëse, ndërsa ka sjellë në vëmendje edhe babain e saj, Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari.

“Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim e ti. Kjo dashuri mban gjallë kujtimin e tij brenda meje. Unë kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar apo ta përçajë atë.”-tha ndër të tjera Rudina Hajdari./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pasojat nga tërmeti/ Meta: Është koha për të qenë të vëmendshëm

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur për situatën në vend pas tërmeteve që goditën vendin pasditen e sotme.

Nga Durrësi kreu i shtetit bëri apel për të ruajtur qetësinë ndërsa u shpeh se jemi në kushtet e një vigjilence të vazhdueshme pasi jetojmë në një rajon problematik.

I pyetur nga gazetarët nëse ky ishte tërmeti apokaliptik që parashikoi pak kohë më parë, Meta refuzoi të përgjigjet.

“Të merren masa për të verifikuar pasojat në drejtim ytë banesave. Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të përhershme sepse jetojmë në një rajon problematik. Duhet të jemi në bashkëpunim me vendet fqinje. Unë besoj se tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm dhe të punohet me një koordinim efikas”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD akuza të forta Ramës/ Mbron bashkëpunëtorët, ndëshkon qytetarët  

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sëish sot në lidhje me çështjen e Saimir Tahirit.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Alibeaj theksoi se Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg, sepse sipas tij shteti i Ramës ka 2 standarde, Mbron bashkëpunëtorët e tij, ndëshkon njerëzit e zakonshëm.

Sipas Alibeajt, kanabizimi i vendit u bë me plan të Edi ramës, ndërsa Tahiri ishte veçse zbatuesi i këtij plani.

 “Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë.”.-tha ndër të tjera Alibeaj.

Deklarata e plotë:  

Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë.

Estref Halili, një 22 vjeçar nga Kolonja e Lushnjës u burgos për një cigare hashash ditën e Krishtlindjes dhe vrau veten në qelinë e burgut, ndërsa Saimir Tahiri nuk ka për të bërë as edhe një ditë burg, sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Qamil Zela kryefamiljari 52 vjeçar që mezi ushqente familjen e tij, vrau veten në burg se nuk kishte 35 mijë lekë për të paguar energjinë elektrike.

17 kuksianë u mbajtën në burg më shumë se 1 vit, sepse protestuan kundër korrupsionit të Edi Ramës, që u vuri traun me 5 euro për të shkuar në shtëpi.

Ky është shteti me dy standarde që ka ndërtuar Edi Rama. Liri për bashkëpunëtorët e tij në krim, burg për shqiptarët e zakonshëm dhe të pambrojtur.

Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë. Ai do të vazhdojë ta vendosë drejtësinë në shërbim të politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin, si Saimir Tahiri, në shërbim të trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, që i siguron mbajtjen e pushtetit me zgjedhje të vjedhura.

Shërbimi më i madh për drejtësinë dhe për vendin është ndarja e politikës nga krimi.

Aty është burimi i të gjitha të këqijave. Pa prerë lidhjet e politikës me krimin, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi të vërtetë, më të pamundurit do të vuajnë burgjeve, ndërsa të pushtetshmit si Edi Rama dhe Saimir Tahiri, do të vazhdojnë të jetojnë në luks pa u ndëshkuar!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Tahirin/ Reagon për herë të parë Rama

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 3.4 vite shërbim prove.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama, në lidhje me këtë çështje.

I pyetur nga Top Channel, Rama thotë se Saimir Tahiri është një çështje e Drejtësisë dhe çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.

Përgjegjësia e forcës politike dhe Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka problem me ligjin. Në këtë aspekt thotë Rama jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat.

TopChannel – Zoti Kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?

Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.

Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?

Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.

A keni ju zoti Kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?

Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve./ TCH

LEXO TE PLOTE