Connect with Us

Bëmat e gjyqtarëve të Apelit/ Ish anëtari i KLD fsheh pasurinë?

Lajm i Rekomanduar

Bëmat e gjyqtarëve të Apelit/ Ish anëtari i KLD fsheh pasurinë?

Publikuar

-

Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ekziston një gjyqtar që nuk ka patundshmëri. Ose ka por i ka fshehur, por do të jetë Vettingu që do të hedhë dritë mbi kët rast, duke qenë se i ka të gjithë mekanizmat për të bërë hetime të detajura.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Ridvan Hado, i cili ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që shpesh është sulmuar nga socialistët si njeri i ish Presidentit Bujar Nishani.

Këto janë sulme që vijnë në nivel politike dhe zakonisht lihen në harresë, por Hado, është i njohur për opinnionin si gjyqtari që aministoi përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona, mes tyre dhe fëmijë.

Hado është gjyqtari që vlerësoi se 26 viktimat e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit ishin shkaktuar nga një pakujdesi njerëzore. Ky vendim çoi në dënimin e të akuzuarve për shkelje administrative.

Sot e kësaj dite të mbijetuarit e Gërdecit po kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre dhe sipas të gjitha gjasave as Vettingu nuk do ta anashkalojë këtë çështje.

Nga ana tjetër gjyqtari Ridvan Hado, deklarohet në ILDKPKI si i varfër. Të ardhurat e tij janë nga paga si gjyqtar dhe nga paga e bashkëshortes, përfshirë, këtu shpërblimet, dietat e të tjera si këto.

Në vitin 2003 Hado ka deklaruar se është bashkëpronar në shtëpi banimi në Elbasan, pasuri që më vonë është shitur.

Në vitin 2004 deklaron një apartament, në Tiranë po nuk e thotë se ka kushtuar,  apo sa është sipërfaqja vetëm jep adresën

Në vitin 2005 ai deklaron një kredi principal 7 600 000 lekë, por nuk specifikon se për çfarë e ka marrë. Këtë kredi vijon ta paguajë, ndërkohë fëmijët i çon në shkolla private dhe ndër vite i ka dalë edhe koha që përveçsë të bëjë gjyqtarin të bëjë edhe pedagogun në Universitete private, shkruan CNA.al.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij, sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI.

Viti 2003

Ap. banimi 1 plus 1 me sip. 56 m2 në Elbasan, përfituar nga privatizimi në vitin 1993.

Letra me vlerë, vlera 600 000 lekë, trashëgimi të përfituara nga persekucioni, në bashkëpronësi me vëllain, 50 % secili.

Bono thesari në Bankën e Shqipërisë, vlera 1 500 000 lekë, kursime të përbashkëta me bashkëshorten.

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, në shumën 730 000 lekë bruto.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Bankën e Shqipërisë, në shumën 750 000 lekë bruto.

Viti 2004

Paga vjetore si gjyqtar, në shumën 762 071 lekë.

Apartament, në Tiranë po nuk e thotë se ka kushtuar,  apo sa është sipërfaqja vetëm jep adresën

Viti 2005

Blerje ap. me vlerë 80 000 lekë.

Paga vjetore si gjyqtar në shumën 765 552 lekë.

Kredi bankare marrë me 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Viti 2006

Kursime nga të ardhurat 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 972 960 lekë.

Kredi bankare më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën  983 427 lekë.

Viti 2007

Kursime nga të ardhurat 500 000 lekë

Të ardhura nga paga në shumën 1 006 080 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në universitetin “Justiniani I” në shumën  48 500 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në universitetin “Kristal” në shumën  59 325 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën 1 020 960 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në shumën 321 682 lekë.

Detyrime të papaguara në shumën 7 531 044 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -136 428 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Viti 2008

Paga si gjyqtar në shumën 835 545 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën  935 386 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në shumën 318 103 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 7 264 460 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -272 856 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Kursime nga paga në shumën 500 000 lekë.

Viti 2009

Paga në shumën 835 545 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën 974 858 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në shumën 342 711 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 7 009 289 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Kontratë shitje ap. banimi në Elbasan 1+1 në vlerën 450 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -255 171 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Kursime në shumën 400 000 lekë.

Viti 2010

Paga në shumën 967 337 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën  1 056 569 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në shumën 361 639 lekë.

Babai dëmshpërblim si ish i përndjekur politik në shumën 225 100 lekë.

Detyrime të paguara nga Atlet Bodeci në shumën 500 000 lekë për shlyerje borxhi.

Detyrime të papaguara në vlerën 7 230 815 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Kontratë shitje ap. banimi 1+1 në vlerën 550 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -272 861 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Blerë makinë tip Volksvagen në vlerën -2 600 euro.

Viti 2011

Paga si gjyqtar në shumën 967 760 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën 1 050 361 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në shumën 359 073 lekë.

Detyrime të paguara nga Atlet Bodeci në vlerën 450 000 lekë për shlyerje borxhi.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 957 954 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -272 861 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Viti 2012

Paga vjetore si gjyqtar në shumën 1 021 972 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën 1 043 762 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në shumën 346 920 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 685 093 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -272 861 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Viti 2013

Paga vjetore  si gjqtar në shumën 1 110 084 lekë.

Bashkëshortja paga në shumën 1 064 648 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në shumën 363 669 lekë.

Babai dëmshpërblim si ish i përndjekur politik në shumën 225 150 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 412 232 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -272 861 lekë për një kredi bankare marrë më 23/06/2005 me principal 7 600 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, në shumën 1 297 709 lekë.

Të ardhura si dëmshpërblim për të përndjekurit politik, kësti i parë si trashëgimtar nga daja,në shumën 153 750 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, në shumën 1 058 725 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shpërblimet, në shumën 233 099 lekë.

Bashkëshortja, disbursim 5 % i kredisë në Bankën e Shqipërisë, në shumën 400 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, në shumën 6 562 376 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga neto në shumën, 1 293 938 lekë

Bashkëshortja, Besiana Hado, të ardhura nga paga neto, në shumën 1 095 052.62 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Besiana Hado, të ardhura nga shpërblimet, në shumën 242 167.6 lekë.

Kredi bankare, detyrimi i shlyer deri më 31 dhjetor 2015 është 291 661 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 6 270 715 lekë.

Shpenzime për shkollën e djalit në shkollën ‘Ylber’ dhe shpenzime pushimesh, 200 000 lekë.

Shpenzime për shlyerje kredie, 291 661 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 330 917 lekë.

Të ardhura nga honoraret si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 102 000 lekë.

Bashkëshortja, Besiana Hado, të ardhura nga paga neto, në shumën 1 203 777 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Besiana Hado, të ardhura nga shpërblimet, në shumën 370 422 lekë.

Kredi bankare, detyrimi i shlyer deri më 31 dhjetor 2015 është 291 661 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 5 681 710.46 lekë.

Kontratë pranimi mbarëvajtjeje në shkollën 9-vjeçare jopublike ‘Ylber’ me dt. 14.09.2016 të djalit në shumën 76 000 lekë, (pagesa me dy këste). Detyrimi i shlyer, 38 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 38 000 lekë.

Kontratë pranimi mbarëvajtjeje në shkollën 9-vjeçare jopublike ‘Ylber’ me dt. 14.09.2016 të vajzës në shumën 76 000 lekë, (pagesa me dy këste). Detyrimi i mbetur pashlyer, 76 000 lekë.

Shpenzime për shlyerje kredie, 291 661 lekë.

Shpenzime për shkollimin e djalit në shkollën 9-vjeçare jopublike ‘Ylber’, 38 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 343 942 lekë.

Të ardhura nga honoraret nga pjesëmarrja në KLD në shumën 34 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 345 070 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet e bashkëshortes në shumën 409 533 lekë.

Kontratë pranimi për mbarëvajtje në shkollën jo publike 9 vjeçare për djalin në shumën 76 000 lekë. pagesa me dy këste.

Kontratë pranimi për mbarëvajtje në shkollën jo publike 9 vjeçare për vajzën në shumën 76 000 lekë. pagesa me dy këste.

Kredia, shlyer shuma 291 661 lekë, ndërsa pa shlyer shuma 5 687 393 lekë.

Viti 2018

Shtesa nga kursimet në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 363 330 lekë.

Të ardhura nga honoraret dhe pagesat nga dieta jashtë vendit si anëtar i KLD në shumën  156 445 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 391 698 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet e bashkëshortes në shumën 426 592 lekë.

Dëmshpërblim nga të përndjekurit politik, kësti i dytë nga daja në shumën 153 750 lekë.

Kontratë pranimi për mbarëvajtje në shkollën jo publike 9 vjeçare për djalin në shumën 80 000 lekë. pagesa me dy këste.

Kontratë pranimi për mbarëvajtje në shkollën jo publike 9 vjeçare për vajzën në shumën 80 000 lekë. pagesa me dy këste.

Kredia, shlyer shuma 291 661 lekë, ndërsa pa shlyer shuma 5 152 675 lekë./CNA.al

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Nga ish-zyrtari i Berishës, tek e “preferuara” e Ramës/ Kush pritet ta zëvëndësojë Sonila Qaton

Publikuar

-

Nga

Rreth tre ditë më parëm CNA.al paraljamëroi shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, se pas skandalit me tenderat dhe akuzat e shumta.

Ndërkohë, rreth mesditës së djeshme, Qato mbajti një qëndrim publik në rrjetet sociale, duke luajtur me variantin e dorëheqjes, që në fakt është një shkarkim.

Por, fakti është se Qato është shkarkuar nga detyra dhe për të shmnagur pasoja të tjera dhe për të qetësuar gjithçka ka ndodhur  dhe skandalet në të cilat është përfshirë ARRSH, Qato është larguar nga detyra, një “lojë” e kjo e hershme e Rilindjes.

Por, kush do ta zëvëndësojë Sonila Qaton.

Fillimisht u përfol se në krye të ARRSH-së, pas largimit të Sonila Qatos do të emërohet Vasilika Vjerro, ish-drejtoresha e Tatimeve e larguar nga kryeministri Edi Rama, për performancë të dobët.

Vjerro ka mbajtur më parë detyra të rëndësishmë edhe në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama.

Por, ndërkohë, në media po qarkullon edhe një emër tjetër që mund të zëvëndësojë Sonila Qaton, në krye të ARRSH-së.

Bëhet fjalë për Admir Abrijan, një ish-zyrtar i lartë i qeverisë Berisha”, por shumë pranë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili së fundi duket se po merr nën kontroll Partinë Socialiste. Admir Abrija, përveç mbështetjes së Veliajt, duket se e ka suportuar dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, që mesa duket e ka shumë “xhan”.

Më poshtë sjellim CV të dy kandidaturave që mesa duket kërkojnë të marrin drejtimin e ARRSH-së:

Vasilika Vjerro është e specializuar në administrim biznesi dhe në administrim publik, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në vitet 1994 – 1998.

Nga viti 2001-2003 ka kryer një master në administrim publik në Universitetin e Nebraska, Amerikë.

Shtator 2001 – Dhjetor 2002, Drejtoreshë e Përgjithshme e Departamentit të Legalizimit në Bashkinë e Tiranës.

Dhjetor 2002 – Dhjetor 2007, ka qënë Drejtoreshë e Përgjithshme, Departamenti i Taksave Lokale, Tarifave dhe Tregjeve të Hapura në Bashkinë e Tiranës.

Janar 2008 – Shtator 2011, dejtoreshë e Departamentit të  planifikimit strategjik në Bashkinë e Tiranës.

Shtator 2016 – Mars 2019,  drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave.

Admir Abrija është diplomuar për Filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë (1997 – 2001).

Më pas nga viti 2001 deri në vitin 2002 ka kryer studimet për Akademinë Ushtarake dhe një kurs policie.

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka përfunduar studimet në fakultetin e Drejtësisë “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Punën e parë ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i institucionit.

Për 8 muaj ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, gjatë kohës kur kryetar shteti ishte Bamir Topi.

Në vitin 2012 merr postin e Drejtorit të Kufirit në Gjirokastër. Në vitin dhjetor të vitit 2013 bëhet zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, ku pati nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimin.

Në vitin 2015, me ardhjen e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Abrija emërohet administrator i Farkës./ CNA.al

CNA.al paralajmëroi shkarkimin/ Sonila Qato largohet nga detyra

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Skandali me inceneratorët që po “rrjepin” shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Gjatë gjithë verës, kryeministri Edi Rama ka propaganduar fort në rrjetet sociale dhe jo vetëm, “luftën anti-informalitet”.

Qeveria është treguar me “dorë të hekurt” ndaj biznesve, në lidhje, në luftën e saj kundër informalitetit. Disa biznese janë mbyllur disa të tjera janë gjobitur, etij.

Por, ndërkohë, vetëm një ditë më parë, revista Monitor publikoi disa shifra, ku flitet për bizneset që nuk paguajnë TVSH-në. Sipas këtij shkrimi Kompani të njohura koncesionare, ose të fushës së ndërtimit, figurojnë në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë për një skemë të mashtrimit me TVSH.

Sipas një liste të prokurorisë, të siguruar nga “Monitor”, janë gjithsej 72 subjekte, që janë të përfshira në një skemë të tillë, të cilat rezultojnë se kanë kryer blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi.
Të 72 kompanitë së bashku kanë kryer blerje fiktive prej 2 miliardë lekësh, ose rreth 16 milionë eurosh.

Por, ajo që bie në sy është fakti se lista kryesohet nga inceneratorët, të cilët marrin mijëra euro nga taksat e shqiptarëve, por që nuk paguajnë TVSH-në.

Sipas Monitor, listën e kryeson Integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve, me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar nga Prokuroria.

Nga ana tjetër, edhe Zëri i Amerikës, ka shkruar në lidhje me inceneratorët, kun ë një artikull të publikuar në 23 maj të vitit 2018, ndër të tjera thuhet “Në Shqipëri, një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa fiskale janë fituese të tre koncesioneve të inceneratorëve. Kjo dëshmohet nga dokumentat e siguruara nga Zëri i Amerikës lidhur me këto projekte të cilat sipas specialistëve pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve.” ( lexo këtu)

Në lidhje me inceneratorët ka pasur edhe mjaft denoncime dhe akuza edhe nga Partia Demokratike, sipas së cilës këto kompani do të zhvasin 178 milionë euro, duke djegur plehra dhe duke helmuar ajrin.

PD ka denoncuar prej kohësh kontratat koncesionare të inceneratorëve të Fierit dhe të Tiranës, për të cilat ka deklaruar se janë kryer në shkelje të ligjit.

Pra, një firmë e cila po merret me incenartorët dhe mer miliona euro nuk paguan TVSH, ndërkohë që biznese të thjeshta mbyllen gjobiten dhe “masakrohen”.  Kërcënohen e sulmohen lokale që mbajne dy familje me bukë, kurse inceneratorët që marrion miliona euro nuk paguajnë TVSH./ CNA.al

Abuzimi me TVSH/ Zbulohet lista e kompanive, kryeson inceneratori

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Sonila Qato, si “viktimë” e Belinda Ballukut

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Sonila Qato dje dha dorëhqjen nga detyra pasi më parë ishte paralajmëruar shkarkimi i saj. Gjithçka ajo ja faturoi përplasjes me një subjekt privat dhe tenderave të ndodhura, ngarkesës që kishte në punën e saj që e mbante nga janari 2019.

Sonila Qato u largua nga detyra pas një përplasje të fundit dhe një denoncimi të saj në prokurori dhe kur filluan të dilnin një pas një skandalet në lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, tendera apo dhe të tjera denoncime që vinin për këtë institucion.

Në fakt më shumë sesa viktimë e punës së saj, Sonila Qato duket të jetë viktimë e radhës e ministres Belinda Balluku, ministrja ndoshta më e dështuar e Ramës në këto gjashtë vite qeverisje që më shumë sesa punë duket se është turiste në atë institucion dhe drejtoritë në varësi të saj janë totalisht jashtë funksionit.

Nuk bën asgjë, thjeshtë dhe vetëm faturon tek të tjerët papërgjegjshëmrinë dhe paaftësinë e saj. Sonila Qato është drejtoreshë e rrugëve, por mbi kokën e saj qendron Belinda Balluku dhe personi përgjegjës për skandalet e tenderave që zhvillohen apo gjithçka ndodh, është personi më i rëndësishëm i këtij institucioni që është vetë ministrja.

Pra, nuk mundet të shfajësohet qeveria duke dhënë dorëheqjen një drejtoreshë, por përgjegjësia është e Belinda Ballukut, e cila jo vetëm politikisht por ligjërisht dhe institucionalisht është përgjegjëse për atë që ka ndodhur në drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve,  për tenderat skandalozë dhe problematikat që ka pasur ky institucion.

Nuk mund të mbulohet gjithçka me një dorëheqje por, duhet shkuar më tej, tek vetë ministrja, tek pazaret e saj apo tek paaftësia për të drejtuar një institucion dhe për të menaxhuar drejtoritë në vartësi të tij./ CNA.al

CNA.al paralajmëroi shkarkimin/ Sonila Qato largohet nga detyra

Bie Sonila Qato/ Zbulohet kush do ta zëvëndësojë

Tre skandalet që nuk i fsheh dot Sonila Qato

Tre tenderat që akuzojnë Sonila Qaton

LEXO TE PLOTE