Connect with Us

Basha bën paralajmërimin e frikshëm/ Vendi rrezikon destabilizmin

Politikë

Basha bën paralajmërimin e frikshëm/ Vendi rrezikon destabilizmin

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është treguar mjaft i ashpër sot në drejtim të mazhorancës socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se koncesionet korruptive po sjellin dëm të pallogaritshëm në fushën e ekonomisë.

“Dëmi është i pallogaritshëm edhe në fushën e ekonomisë, po zhvendosen nga tregu bizneset e ndershme, për të vendosur monopolet. Këto politika kriminale ekonomike të Ramës, kanë sjell shkatërrim, janë paratë e Ndue Kolës, si paratë e dajës së tij “Gjoka construcion”. Dajë e nip kanë marrë gjysmë mld euro kontrata nga Rama. E gjithë kupola e PS është sot e kapur nga krimi organizuar nga interesat klienteliste të cilat kanë pasoja shkatërruese për proceset politike në vend.”-tha Basha.

Më tej, kryedemokrati theksoi se “koncensionet e pastrimi masiv i parave në ekonomi, përbëjnë rrezik për destabilizimin e vendit, për sigurinë kombëtare dhe për ndalimin e integrimit europian kërcënimi kryesor për integrimin europian.”/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Publikuar

-

Nga

Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. I ftuar në studion e Report Tv në “5 pyetje nga Babaramo”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë sytë tek opozita”/ Salianji: Nuk mund të ishim dhe të pastër dhe të përfshirë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i qenë i ftuar mbrëmjen e sotmë në studion e emisionit “Open” në Top Channel, u shpreh se opozita ka sakrifikuar gjithccka që munde, duke nisur me djegien e mandateve.

“Unë e di që njerëzit i kanë të gjithë sytë tek opozita; dhe që s’kanë fuqi të presin asnjë minutë dhe janë në padurim. E di fare mirë që duan një rezultat dhe të shohin ndryshimin; por më lejoni t’ju them që kjo nuk tregon më shumë gjykimin mbi opozitën sa tregon pafuqinë për të duruar me ketë qeverisje.”

Sipas Salianjit, aksioni i opozitës u legjitimua edhe nga OSBE/ODIHR, ndërsa tha se opozita bëri që sot të flitet për zgjedhje të parakohshme.

Unë po ashtu me keqardhje duhet ti thërras memories dhe t’ju kujtoj çfarë ka bere kjo opozite; ka sakrifikuar çdo gjë qe mundte. Nuk mund te ishte dhe e pastër dhe e përfshire; ishim ne një moment ekstrem. Ende jemi, unë uroj ta kemi bere rrugën me te shkurtër madje sot është legjitimuar jo vetëm nga OSBE/ODIHR por nga vete ju ne studio./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Memoriali turk në Tiranë/ Gjekmarkaj thirrje Bashës të prononcohet

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj është pjesë e panelit të emisionit “Real Story”, në TV “News 24”, ku krahas përvjetorit të Konferencës së Pezës, qendrimit të presidentit Ilir Meta etj., është ngritja e Memorialit të grushtit turk në Tiranë.

Ndërkohë që kryebashkiaku Eriaon Veliaj e ka marrë në mbrojtje këtë Memorial, duke pohuar madje dhe ngritjen e tij pa leje, analisti Gjekmarkaj e ka etiketuar këtë veprim si vasalitet dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të prononcohet lidhur me të.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet,”tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE