Connect with Us

Atenat ndaj dy policëve në Elbasan/ Artan Hoxha jep alarmin: Janë zhdukur pamjet

Kronika

Atenat ndaj dy policëve në Elbasan/ Artan Hoxha jep alarmin: Janë zhdukur pamjet

Publikuar

-

Në vitin 2016, Elbasani është tronditur nga të shtënat që zgjatën rreth dy minuta.

Në atë kohë u raportua se në afërsi të parkut “Rinia” është hapur zjarr mbi mjetin e efektivëve të policisë, të cilët gjithashtu u janë kundërpërgjigjur me armë të llojit pistoletë.

Pas të shtënave, civilët kanë kërkuar përforcime, por autorët e familjes Çapja janë larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Sot, Gazetari Artan Hoxha,  i ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka dhënë alarmin se janë zhdukur pamjet e sulmit me armë ndaj policisë.

“Në qershor të vitit 2016 janë sulmuar forcat operacionale të Policisë së Shtetit, duke u goditur nga tre persona të armatosur. Këta dy punonjës kanë qenë në gjurmim nga mjet i blinduar dhe  janë gjendur në sulm. I kam parë ato pamje, por nuk janë më as në prokurori as në gjykatë. Nuk e di kush i ka zhdukur. Policia është sulmuar me zjarr të panderprerë dhe është fat i madh që ata janë gjallë. Kjo ka ndodhur në mes të qytetit”, ka thënë Hoxha.

LEXO EDHE:  Incidenti me policinë në Elbasan/ Arrestohet një person, ja çfarë ju gjet në makinë

Sipas të njëjtit edhe sot Policia e Shtetit e ka të vështirë të hyjë në këto zona për ngjarjet e mëparshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Paralajmëron Artan Hoxha/ “Nesër do publikoj videon e vrasjes së biznesmenit në Tropojë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha paralajmëroi se ditën e nesërme do të publikojë videon e vrasjes së biznesmenit Guxim Gjyriqi, ndërsa dha detaje nga ekzekutimi që tronditi Tropojën.

“Apeli që bëj unë, është të ndërpresin zinxhirin e vrasjeve. Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi. Ekzekutori i Tropojës ishte profesionist. Nesër do publikoj videon”, tha gazetari në studion e ABC News.

Sipas Hoxhës, vrasja e biznesmenit është bërë me pistoletë kllok dhe trupi i Gjyriqit ka mbetur 40 minuta në vendngjarje pa marë ndihmë mjekësore dhe pa shkuar policia.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy në arrati

LEXO EDHE:  Elbasan/ Tryezë rreth reformës së shërbimeve të kujdesit social

“Trupi ka ndejtur në vendngjarje 40 minuta dhe kjo i ka dhënë kohën edhe makinës që u gjet në Golaj të Hasit të largohej. Nesër do ta kemi më të detajuar. Në tropojë sa shkon ora 15:30, personave që i kishe në tavolinë i binin telefonat nga familjarët, që i hodhin hajde në shtëpi se po bie nata”, u shpreh gazetari, teksa tregoi se banorët e Tropojës kanë frikë të dalin në rrugë pasi errësohet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet apelimi i Prokurorisë për Endrit Doklen/ Pse është i paligjshëm lirimi nga burgu

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Krujës ka dorëzuar sot në Gjykatë apelimin për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm të Endrit Dokles ngë gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Në arsyetimin e saj, Prokuroria thekson se Hoxha ishte kërkuar që të përjashtohej nga çështja për shkak se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kerkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykuar cështjen.

Sipas Prokurorisë, Dokle nuk plotësonte kushtet për tu liruar me kusht: nuk provohet ekzistenca e arsyeve të veçanta apo sjelljes shëmbullore, nuk ka vuajtur as 25 vite sipas ligjit para ndryshimeve dhe as 35 vite sipas ligjit në fuqi nga dënimi i dhënë. Në rastin konkret duhen hequr kohën e përfituar me amnisti rreht 5 vite, kështu  kërkuesi konsiderohet se ka vuajtur për efekt të nenit 64 dhe 65 të K.Penal rreth 20 vite pra nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit.

I. Në lidhje me shkeljet proceduriale :

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së cështjes, me arsyetimin se pasi është njohur me fashikullin e gjykimit ka rezultuar se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kerkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykuar cështjen. Fakte këto qëtregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë cështje.
Gjykata ka rrëzuar kërkesën për të cilën nukjemi njohur me vendimin e arsyetuar, por vlersojmë se në këtëproces nuk u garantua e drejta për një proces të rregullt ligjor dhe të paanshëm në përputhje me nenin 42/2 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së. Sjellim në vëmëndje të Gjykatës, se Gjykata Kushtetuese në praktikë të vazhdueshme, ka theksuar rëndësinë e gjykimit nga një gjykatë e paanshme, me qëllim respektimin e të drejtave të palëve gjatë gjithë procesit.
Kështu, ajo ka theksuar se në kuptim të nenit 42/2 të Kushtetutës, ekzistojnë dy teste për të vlerësuar nëse një gjykatë është e paanshme: i pari, konsiston në përcaktimin e bindjes personale të gjyqtarit në një çështje konkrete. Ndërsa testi i dytë lidhet me vlerësimin nëse gjyqtari ka ofruar garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim të ligjshëm në këtë drejtim. Përjashtimi i këtyre dyshimeve është garanci për besimin që duhet të frymëzojnë gjykatat në një shoqëri demokratike për publikun dhe mbi të gjitha, për palët në procesin gjyqësor(Shih vendimin nr.18/2007 të Gjykatës Kushtetuese).
Përsa i perket testit të objektivitetit Gjykata e Strazburgut ka theksuar në cështjen deklaroi Fey kundër Austrisë se: “ Në bazë të testit të objektivitetit duhet të përcaktohet nëse, përveç faktit të sjelljes personaletë gjyqtarit, ekzistojne fakte të vërtetueshme që mund të ngrenë dyshime përsa i perket paanshmerisë së tij” Faktet të cilat iu parashtruan gjykatës ishin tëmjaftueshme dhe tërësisht të verifikueshme si për faktin e dhënies së vendimeve në favor të kërkuesit ashtu dhe të kohës së dhënies së tyre. Në rastin konkret gjyqtarja nuk ofronte garanci për të qenë e panashme.
Ndërsa në lidhje me efektet që sjell shkelja e parimit të procesit të rregullt ligjor sjellim në vëmendje çështjen Karttunen kundër Finlandës, ku Gjykata u shpreh se nëse rastet për përjashtimin e një gjyqtari janë përcaktuar shprehimisht në ligj, gjykata duhet t’i konsiderojë ex officio këto raste dhe duhet të zëvëndësojë anëtarin e trupit gjykues për të cilin gjëndet një nga këto raste. Një gjyq i cili zhvillohet me pjesëmarrjen e një gjyqtari, për të cilin u gjendën raste skualifikimi, nuk mund të konsiderohet i drejtë. Për të vendosur nëse në një çështje konkrete ekzistojnë apo jo arsye për të besuar se një gjyqtar mund të mos jetë i paanshëm, qëndrimi i kërkuesit është i rëndësishëm por jo vendimtar. Vendimtar është fakti nësë kjo frikë mund të justifikohet objektivisht.
Pikërisht faktet e mësipërme Prokuroria kishte humbur besimin se kjo çështje mund të gjykohet në mënyrë të paanshme nga kjo gjyqtare.
Në kuadrin e parimeve kushtetuese që qëndrojnë në themel të një procesi të rregullt gjyqësor, respektimi i parimit të paanshmërisë mundëson krijimin e besimit tek gjyqësori me qëllim që drejtësia jo vetëm të bëhet, por dhe të shihet që po bëhet. Në shtetin e së drejtës, kjo kërkesë merr rëndësi të veçantë në funksion të besimit në dhënien e drejtësisë që duhet të krijojnë në çdo rast në shoqërinë demokratike jo vetëm palët në gjykim, por çdo qytetar i thjeshtë (Shih vendimin nr.16/2003 të Gjykatës Kushtetuese)
Në kuadrin e parimeve kushtetuese që qëndrojnë në themel të një procesi të rregullt gjyqësor, respektimi i parimit të paanshmërisë mundëson krijimin e besimit tek gjyqësori me qëllim që drejtësia jo vetëm të bëhet, por dhe të shihet që po bëhet.Është pikërisht kjo mungesë e besimit tek palët që mund të çojë në krijimin e bindjes tek ta se nuk do të kenë një proces të rregullt ligjor, pasi ky gjyqtar nuk arrin ta përçojë këtë siguri si në rastin konkret dhe cënon gjithë procesin dhe vendimammarjen.

II. Në lidhje me kërkesën për “lirimin me kusht”.

Në kreun VII, nenet 58, 59, 59/a, 60, 61, 62, 63, 64 dhe 65 të Kodit Penal parashikohen “Alternativat e dënimit me burgim”. Këto alternativa janë njohur në Kodin Penal me miratimin e kodit të ri në vitin 1995. Rastet që parashikojnë nenet e sipërpërmendura nuk janë llojet të reja dënimesh. Në këto raste, dënimi është vetëm një: burgimi. Nenet 59 – 65 të Kodit Penal parashikojnë format apo mënyrat e veçanta të vuajtjes së këtij dënimi.

Një nga alternativat e dënimit me burgim është “Lirimi me kusht”. Kështu, në nenin 64 të Kodit Penal parshikohet shprehimisht se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur: – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale; – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim; – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100. Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve. Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë një ose disa nga detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi. Kur i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose kur nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi, të urdhëruara nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes gjatë periudhës së provës ose revokimin e vendimin për lirimin para kohe me kusht.”Ndërsa sipas nenit 65 të kodit penal kushtet e tjera janë janë : – të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim; – gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore; çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Nga përmbajtja e kësyre dispozitave që rregullojnë institutin e lirimit me kusht rezulton se një nga kushtet thelbësore për aplikimin e lirimit me kusht është plotësimi i kohës së vuajtjes së dënimit dhe identifikimi i “arsyeve të veçanta” apo “sjellja shëmbullore” që tregojnë se me sjelljen dhe punën e tij, i dënuari tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij.

1. Në lidhje më periudhën e vuajtjes së dënimit vlerësojme se:

Kërkuesi nuk ka përmbushur kriterin formal, që kërkon neni 65 i Kodit Penal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit, sepse përrllogaritjes së periudhës së dënimit të vuajtur nga i dënuari deri më datën e raportit ( në ditë, muaj, vite) janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë dukë përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite. Sipas ligjas në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij përpara se të përfundojë dënimin e dhënë për të. Lirimi me kusht është një institut që vlen si mjet i jashtëzakonshëm i ndërprejes së mëtejshme të dënimit, vetëm në rastet e parashikuara në ligj të cilat vlerësohen dhe konsiderohen prej Gjykatës në mënyrë kumulative. Në këtë kuptim, çdo i dënuar në parim, do të duhet të vuajë dënimin e plotë sikurse ka vendosur gjykata dhe vetëm përjashtimisht, për arsye të veçanta mund të lejohet që ky dënim të ndërpritet përpara se të përfundojë krejtësisht. Sikurse u theksua më sipër, kërkuesi nuk provoi plotësimin e afatit që të mund të vlerësohet si e tillë dhe kësisoj kërkesa do të konsiderohet si e pambështetur në ligj e në prova dhe si e papranueshme.

Kërkuesi është përsëritës për krime të kryera me dashje, sepse me vendimin nr.29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila ka deklaruar fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal “parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe trafikimi i narkotikëve në kuadër të grup i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 334/1 i Kodit Penal duke e dënuar me 16 vite burgim gjatë kohës që ishte i dënuar për veprat e kryera në vitin 2005. Këto kushte nuk lejojnë vlerësimin e arsyeve të veçanta apo sjelljes shëmbullore. Jane kushte sine qua non pa të cilat kërkesa duhet të rrëzohej.

3. Indentifikimi i “arsyeve të veçanta” si një nga kushtet thelbësore për aplikimin e lirimit me kusht vlerësojme se:

Në nenin 64 të kodit penal parashikohet se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e tij i është arritur qëllimit për edukimin e tij si dhe të ketë vuajtur :
-jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundravajtje penale;
-jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
-jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi pesë vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.
Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje; si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.
Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.
Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë një ose disa nga detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi. Kur i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose kur nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi, të urdhëruara nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes gjatë periudhës së provës ose revokimin e vendimin për lirimin me kusht.”
Në nenin 65 të kodit penal, ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017, sanksionohet se:
“1. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.
2. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.
3. Nga ky rregull, përjashtohen të dënuarit për veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100.”
Ndryshimet që ka pësuar kodi penal me ligjin nr. 36 datë 30.03.2017 janë botuar në Fletoren Zyrtare nr. 98 në datën 05.05.2017 dhe kanë hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit.
Në referim të Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 2 datë 25.05.2015 sipas të cilit :
“… Për sa më sipër, Kolegjet e Bashkuara arrijnë në përfundimin unifikues se:
Ligjvënësi duke përdorur shprehjen “arsye të veçanta” ka bërë një vlerësim të përgjithshëm, pa i nominuar ato e duke e lënë në vlerësim të gjykatës sipas rrethanave konkrete që i paraqiten. Megjithatë, këto “arsye të veçanta” nuk janë të pavarura dhe duhet të jenë të lidhura ngushtë me qëllimin e institutit të lirimit para kohe me kusht i cili ka të bëjë me riedukimin dhe riintegrimin në shoqëri të të dënuarit. Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ky interpretim i paragrafit të parë të nenit 64 të Kodit Penal të çon në konkluzionin logjik se kemi të bëjmë me një kusht të vetëm dhe “arsyet e veçanta” nuk janë gjë tjetër veçse fakte të cilat provojnë se me pjesën e dënimit të vuajtur është arritur qëllimi i dënimit penal në rastin konkret për edukimin e të dënuarit dhe ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. …”
Në pjesën analizuese Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë çështjet që gjykatat duhet të vlerësojnë në shqyrtimet e kërkesave me objekt lirimin me kusht në tërësi si institut janë : 1) Natyra e veprës penale të kryer dhe sa mё e lartё tё jetë rrezikshmëria shoqërore e veprës penale tё kryer, aq mё i thellë duhet tё jetë hetimi gjyqësor nё lidhje me riedukimin e tё dënuarit, faktin nëse ajo ësnhtë kryer nё bashkëpunim, me paramendim, apo me dhunë etj. 2) Qëndrimi i personit të dënuar ndaj veprës penale dhe ndaj viktimës apo familjes së viktimës dhe se pendimi i tё dënuarit duhet tё rezultojë nga tё dhëna objektive. 3) Ndonjë vepër e mëparshme penale, e kryer prej tё dënuarit. 4) Gjendja fizike dhe psikologjike e personit të dënuar, që nënkupton se nëse i dënuari ka një gjendje tё rënduar fizike apo moshë tё madhe, kjo rrethanë do tё konsiderohet nё favor tё tё dënuarit, jo vetëm për arsye humanitare, por edhe pasi rrezikshmëria shoqërore nё kёtё rast do tё cilësohet si mё e ulët. 5) Dinamika e sjelljes së tё dënuarit në IEVP që nënkupton zbatimin me korrektësi maksimale të rregullores së brendshme tё IEVP-sё, por edhe që i dënuari tё tregojё konkretisht, se gjatë periudhës sё vuajtjes sё dënimit, sjellja e tij ka qenë e tillë sa për tё çuar drejt përfundimit se i dënuari vërtet ka treguar pendim, duke u sjellë me korrektesë me bashkёvuajtёsit; autoritetet e IEVP-sё; ka mbajtur (ose tentuar tё mbajё) marrëdhënie tё rregullta me familjaret e tij; ka normalizuar (ose tentuar t’i normalizojё) marrëdhëniet me personin e dëmtuar/viktimën dhe familjen e tij, si dhe ka zëvendësoje dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale; si dhe ka marrё pjesë nё aktivitete pune, trajnuese, kulturore dhe edukative. 6) Raporti i autoriteteve tё IEVP-sё nё tё cilën vuan dënimin kërkuesi, ёshtё me rëndësi për gjykatën për sa i përket analizës sё saj nё lidhje me riedukimin e tё dënuarit. Për t’u konsideruar si i riedukuar, i dënuari nuk duhet thjesht dhe vetëm të këtë respektuar rregulloren e IEVP-së gjatë vuajtjes së dënimit, por të jetë aktivizuar duke marrë pjesë në aktivitete riedukuese, kulturore, trajnuese, punësimi, përmes të cilave të kuptohet pendimi i të dënuarit në raport me veprën e kryer dhe riedukimi i tij. 7)Gjykata ndihmohet nga raporti i Shërbimit tё Provës që duhet të pёrmbajё (i) kushtet familjare dhe prejardhjen shoqërore tё tё dënuarit, si dhe (ii) planet konkrete, për tё mundësuar riintegrimin e plotë tё tij pas lirimit. 8) Nё lidhje me kushtet familjare dhe prejardhjen shoqërore tё tё dënuarit, Kolegjet kanë theksuar se kushtet e vështira ekonomike apo gjendja e rёndё shëndetësore e familjarëve tё tё dënuarit, ndërkohë qё nё raste dhe rrethana tё caktuara mund tё merren nё konsideratë si element potencial për efekt tё uljes sё rrezikut tё recidivizmit, ato nuk duhet kurrsesi qё tё konsiderohen, nё vetvete, si element nё disfavor tё pranimit tё kërkesës për lirim me kusht. 9) Për sa i përket planeve konkrete tё tё dënuarit për tё mundësuar riintegrimin e plotë tё tij pas lirimit, Kolegjet kanë theksuar se ato duhet tё jenë sa mё realiste, nё raport me mundësitë efektive tё tё dënuarit, dhe duhet tё shërbejnë për tё bёrё sa mё tё lehtë tranzicionin qё i dënuari kalon nё periudhën menjëherë pas lirimit.

LEXO EDHE:  Terrorizon me plumba Tiranën/Policia zbardh sherrin

LEXO EDHE:  Ekzekutohet kryebashkiaku dhe gruaja e tij/Ja ku ka ndodhur ngjarja

Në interpretim të dispozitave të sipërcituara dhe duke patur në vëmendje Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndaj një të dënuari mund të aplikohet si dënim alternativ lirimi me kusht nëse plotësohen këto kushte:

Së pari, ekzistenca e arsyeve të veçanta apo sjelljes shëmbullore. Në nenin 64 po dhe në interpretim qëllimor dhe sistematik të nenit 65 të kodit penal ( së bashku lidhen me të njëtin institut) nuk janë përcaktuar rastet që konsiderohen si “arsye të veçanta” por referuar qëndrimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë “arsyet e veçanta” nuk janë të pavarura, ato janë të lidhura ngushtë me qëllimin e institutit të lirimit me kusht i cili ka të bëjë me riedukimin dhe riintegrimin në shoqëri të të dënuarit. Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ato janë fakte të cilat provojnë se me pjesën e dënimit të vuajtur është arritur qëllimi i dënimit penal në rastin konkret për edukimin e të dënuarit dhe ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri.

Në rastin konkret nuk ka fakte që qëllimi i dënimit penal është realizuar me riedukimin e tij .
a) Së pari kërkuesi është dënuar për vrasje me paramendim dhe krime të tjera të rënda.
b) Së dyti, i dënuari e ka kryer në bashkëpunim si dhe ka qënë pjesë e formacione të bashkëpunimit të vecantë si “grup i strukutuar krimiminal”
c) Së treti, lidhur me qëndrimin që ai ka pasur ndaj veprës në përfundim të gjykimit ka kërkuar pafajësi. Pra, nuk e ka pranuar veprën.
Sa më sipër, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprës penale të cilën ka konsumuar i dënuari fakti që vepër të rëndë kundër jetës të cilën ai është dënuar, faktin që ajo e ka kryer veprat me dashje direkte dhe në bashkëpunim si dhe faktin që ka mbajtur qëndrim mohues për veprën, nuk krijon bindjen e brendshme se kërkuesi ja ka arritur qëllimin e dënimi për të liruar para kohe.
Së dyti, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin i është arritur qëllimit për edukimin e tij. Sjellja e të dënuarit vlerësohet për tërë kohën e dënimit të vuajtur dhe Gjykata mban parasysh respektimin e rregullores brenda institucionit, ekzistencën ose jo të masave disiplinore, marrëdhëniet e krijuara me bashkëvuajtësit e personelin e institucionit, qëndrimin e të dënuarit ndaj veprës penale, angazhimin e tij në aktivitetet sportive, kulturore, fetare, pjesëmarrjen në këshillimet individuale apo në grup, ndjekja e kurseve arsimore e profesionale me qëllim rritjen e nivelit arsimor, profesional e kulturor, marrja e lejeve shpërblyese etj. Provat në të cilat bazohet Gjykata për të konkluduar nëse me sjelljen e qëndrimin e tij është arritur qëllimi i edukimit janë aktet që gjenden në dosjet e të dënuarit dhe regjistrat përkatës që mbahen në çdo I.E.V.P në respekim të VKM-së nr.303, datë 25.03.2009 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”.
Fakti që kërkuesi nuk shprehet për pëndëse e bën dhe raportet e shërbimit të provës dhe IEVP, në lidhje elementin e riedukimit të të dënuarit Endrit Dokle, të pa plota për të vlërësuar qëllimin e riedukimit të tij. Gjithashtu nuk shpjegohet se ku bazohet ky qëndrim kur sipas avokatit të kërkuesit në seance deklarohet se ky shtetas vuan nga semundje depresive, si dhe gjatë intervistave në IEVP i dënuari nuk pranon përgjegjësinë kryesore për disa vepra për të cilat është dënuar ( lexo faqe 8 të Raportit të shërbimit të Provës ).
Ajo që duhet të vlerësohej dhe të analizohej nga instiucionet e mësipërme dhe prej gjykatës është dhe fakti se kërkuesi është dënuar pra është përsëritës dhe me vendimin nr.29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda,e cila ka deklaruar fajtor për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal “parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe trafikimi i narkotikëve në kuadër të grup i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 334/1 i Kodit Penal duke e dënuar me 16 vite burgim.

Së treti: në rastin e të dënuarit me burgim të përjetshëm ligjvënësi ka sanksionuar se si rregull lirimi i tyre me kusht nuk lejohet, përjashtimisht lirimi i tyre lejohet nëse lotësohen disa kondita të tjera të cilat sipas nenit 65 të kodit penal janë : – të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim; – gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore; çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Në çdo rast lirimi i një të dënuari me burgim të përjetshëm konsiderohet si i jashtzakonshëm. Në vijim, nëse i dënuari është duke vuajtur dënimin për ndonjë nga veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100 dhe rezulton të jetë dënuar me burgim të përjetshëm, lirimi i tij nuk lejohet pavarësisht se ai plotëson të gjitha konditat e tjera ligjore siç janë koha e vuajtjes së dënimit, sjellja e tij apo fakti se është arritur qëllimi i edukimit të tij.
Në çështjen objekt gjykimi rezultoi se kërkuesi nuk plotësonte kushtet e përmendura më lart çka nënkupton se :nuk provohet ekzistenca e arsyeve të veçanta apo sjelljes shëmbullore, nukka vuajtur as 25 vite sipas ligjit para ndryshimeve dhe as 35 vite sipas ligjit në fuqi nga dënimi i dhënë. Në rastin konkret duhen hequr kohën e përfituar me amnisti rreht 5 vite, kështu kërkuesi konsiderohet se ka vuajtur për efekt të nenit 64 dhe 65 të K.Penal rreth 20 vite pra nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit.

Gjatë këtij gjykimi është administruar raporti i vlerësimit nga ana e Shërbimit të Provës me nr. 621/2 datë 02.12.2019 sipas të cilës qëndrimi i këtij institucioni është për sa më poshtë vijon: “Shërbimi i Provës, në cilësinë e institucionit misioni i të cilit, bazuar në ligjin procedurial dhe kriteret e ligjore , është në mbështetje të çdo kërkese për aplikim të dënimeve alternative dhe mbikqyrja, mbështetja, asistimi i të dënuarve gjatë procesit të rehabilitimit dhe risocializimit. Në fund të realizimit të këtij qëllimi, Shërbimi i provës , nqa Gjykata do ta gjykonte të arsyeshme pranimin e kërkesës së të dënuarit Endrit Dokle, është dakort dhe do ta mbështeste këtë vendim dhe në përmbushje të detyrave funksionale do ta ndihmonte dhe asistonte të dënuarin gjatë procesit të rehabilitimit të tij, pranë familjes”

Sipas avokatit të të dënuarit deklaron se ai vuan nga sëmundje depresive për të cilën gjykata duhet të kishte caktuar ekspert mjekoligjor mbi këtë fakt. Nisur nga qëndrimi i mjekut gjykata duhet të vlerësojë të lejojë që dënimi me burgim të ekzekutohet jo në një I.E.V.P apo në një qendër të kujdesit dhe shëndetit publik nëse provohej sëmundja mendore, për të cilën pa u hetuar ky shkak krijon premisa jo të sakta mbi rrezikshmërinë e kërkuesit.Është Gjykata më pas në kuadër të çmuarjes së provës pa i dhënë asnjë provë vlerë të paracaktuar të analizojë në tërësi dhe të vendosë mbi kërkesën e palës.

Së katërti: Në lidhje me kohën e vendosjes në shërbim në provë gjykata ka vendosur vendosjen në periudhë provë për një periudhë prej 5( pesë) vjetësh, qëështë në kundërshtim me Vendimin Unifikues sipas të cilit orienton gjykatatame efekt të detyrueshëm për zbatim : “Në mungesë të një rregullimi të saktë ligjor, koha e provës do të jetë e barabartë me kohën e mbetur të masës së dënimit me burgim, për të dënuarin që lirohet me kusht.” Pra gjykata ka gabuar në zbatimin për analogji tëkohës e caktuar duke referuar parashikimet tek neni 59 i Kodit Penal dhe ka caktuar në mënyrë jopropocionale dhe ligjore kohën e shërbimit në provë vetëm për 5 vite.

Për këto arsye, organi i akuzës çmon se kërkesa është e pabazuar ligjerisht në bazë të nenit 64 dhe 65 te Kodit Penal, ndaj edhe duhej të rrëzohej nga gjykatadhe rrjedhimisht vendimi gjyqësor për pranimin e kërkesës së të dënuarit është i pabazuar në ligj dhe prova dhe duhet të ndryshohet
Përfundimisht është kërkuar:Ndryshimii vendimit nr.6/123 Akti.datë 14.01.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.Rrëzimii kërkesës së të dënuarit Endrit Dokle për “Lirimin me kusht ”si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau pronarin ku punonte/ Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24-vjeçari shqiptar, i kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, autoritetet britanike dhe Ambasadën Britanike në Tiranë, si dhe mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit, marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën e mësipërme, hyrë në fuqi në datë 19.07.2018 , për herë të parë është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasje.

Ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar shtetasi E. S., 24 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi E. S., më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. Ë., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas kryerjes së vrasjes, E. S. është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

LEXO EDHE:  Terrorizon me plumba Tiranën/Policia zbardh sherrin

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy në arrati

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Ëestminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

LEXO TE PLOTE