Connect with Us

Angela Merkel e sheh Gjermaninë para sfidave të mëdha

Bota

Angela Merkel e sheh Gjermaninë para sfidave të mëdha

Publikuar

-

Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag. Në veçanti ruajtja e klimës konsiderohet si sfidë e madhe.

Kancelarja Angela Merkel ka kërkuar në Bundestag miratimin e masave për ruajtjen e klimës. “Nëse duam një ruajtje më të mirë të mjedisit dhe të klimës, atëherë duhet të ndajmë më shumë para”, tha ajo në debatin e përgjithshëm në Bundestag për buxhetin vjetor. Injorimi i kësaj çështjeje do të kushtonte edhe më shumë para. “Heshtja nuk është alternativë”, tha ajo

Merkel theksoi se vendimi duhet të merret më 20 shtator. Ndërsa ruajtja e mjedisit duhet të mbështetet tek inovacionet dhe mekanizmat e ekonomisë së tregut. Merkeli tha se duhet të gjenden zgjidhjet e duhura për ruajtjen e klimës dhe zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit në ajër. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje që e mbështesin zhvillimin ekonomik. Kjo mund të bëhet përmes energjisë së ripërtëritshme.

Gjermania duhet të investojë më shumë në inteligjencën artificiale, mendon kancelarja. Ndërsa Evropa duhet të forcojë disa segmente, ku SHBA dhe Azia janë në përparësi. Sa i përket digjitalizimit, Merkel mendon se Evropa duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim, sepse disa pjesë të tjera të botës janë në epërsi.

Bundestag | Haushaltsdebatte | Finanzminister Olaf Scholz mit Kanzlerin Merkel (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Merkel kërkon forcimin e rolit të Evropës

Merkel theksoi se në Gjermani duhet të ketë zhvillim të barabartë në të gjitha rajonet. Zhvillimet mes rajoneve rurale dhe urbane janë të ndryshme. “Këtu duhet të gjejmë përgjigjet përkatëse.” Këtu bën pjesë edhe përkujdesja mjekësore.

Kancelarja kundërshton me vendosmëri racizmin, duke kërkuar “zero tolerancë” ndaj urrejtjes, racizmit dhe përkufizimeve ndaj njerëzve të tjerë. Ajo ka denuar ashpër sulmet e fundit ndaj hebrenjve dhe të huajve.

Kancelarja gjermane kërkon një rol edhe më të fuqishëm të Evropës në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes në botë. Evropa duhet të zhvillohet më shpejt në “fushën e sovranitetit”. “Evropa duhet të luajë një rol më të rëndësishëm edhe në zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve.” Bashkimi Evrpopian do të dobësohet me daljen e Britanisë së Madhe. Por kjo do të thotë se BE duhet të zhvillojë forca të reja.

Bundestag - Generaldebatte | Alexander Gauland (Getty Images/AFP/J. MacDougall)

Gjermania duhet të përgatitet për ndarjen e një sasie më të madhe parash për mbrojtje. Nuk ka automatizma, si në kohën e Luftës së Ftohtë, kur SHBA kishte një rol mbrojtës për evropianët, tha Merkel. Ndaj është me rëndësi që Gjermania të mbajë premtimet e veta për ngritjen e përqindjes së fondeve që duhet të ndajë për nevojat e NATO-s.

LEXO EDHE:  Merkel dhe dridhja/ Kancelarja qëndron ulur gjatë një pritjeje shtetërore

Kritikat e AfD

Shefi i deputetëve të AfD në Bundestag, Alexander Gauland, ka kritikuar qeverinë federale për një politikë aksioniste në ruajtjen e klimës si dhe për qëndrimet e saj për politikën e mbrojtjes. “Në vitin 1945 ne kemi qenë djalli i botës, e tani duam të jemi shembull”, tha Gauland. Ndërkohë që, sipas tij, Gjermania nuk mund të jetë fuqi relevante për ruajtjen e klimës. Gaulandi kritikon qeverinë edhe për hapjen e dyerve për “ardhjen masive të të huajve nga mbarë bota”.

Ekologjistët dhe liberalët ofrojnë bashkëpunim

Bundestag - Generaldebatte | Katrin Göring-Eckardt (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Shefja e deputetëve ekologjistë në Bundestag Katrin Göring-Eckardt tha se kjo parti është e gatshme për negociata, kur bëhet fjalë për ruajtjen e klimës dhe mjedisit. “Duhet të pushoni me fjalime dhe të filloni punën”, tha Göring-Eckardt. Politika e “zeros së zezë”, që nënkupton mos futjen në borxhe të reja, ishte temë debati në fjalimin e  shefit të liberalëve Christian Lindner. Ministri i Financave Olaf Scholz është duke shpenzuar para më shumë sesa që ka në dispozicion, tha ai. “Nga zeroja e zezë ai ka bërë një zero të kuqe”, mendon Lindner. Por edhe ai kërkon konsensus në politikën ndaj klimës. Majtistët kritikuan qeverinë për një politikë jo sociale dhe për dallimet tepër të mëdha mes shtresave të ndryshme./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi shënon viktimën e dytë në Itali

Publikuar

-

Nga

Koronavirisu ka shënuar viktimën e dytë në Itali. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, bëhet fjalë për një grua, rezidente në Lombardi.

Po ashtu mediat Italiane shkruajnë se viktima e parë ishte Adriano Trevisan, 78 vjeç, i cili ndërroi jetë në një spital në Padova, ku ishte shtruar së bashku me një tjetër person, i cili rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Mësohet se ai është banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

LEXO EDHE:  Gjermania jep 4 milion euro grant/ Zingraf: Do rindërtojmë institucione publike

LEXO EDHE:  Pse e shmangu Merkel Ilir Metën?

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Si i stimulon interneti terroristët e ekstremit të djathtë

Publikuar

-

Nga

Në studimet për ekstremizmin e djathtë dukuria e dorasit që vepron i vetëm është relativisht pak e studiuar. Për këtë tip terroristi interneti luan një rol vendimtar.

E papërpunuar dhe plot racizëm është ideologjia, që përhapte në internet Tobias R. përpara kryerjes së sulmit terrorist në Hanau. Në të ashtuquajturin manifesti i tij dhe videot në internet qarkullojnë teori komploti, që me sa duket atentatori i ka gjetur në inernet dhe i ka përvetësuar ato. Në këtë mënyrë terroristi bën pjesë në grupin e atyre dorasve që veprojnë si individë, radikalizimi i të cilëve është përshpejtuar prej internetit.

Mbrojtja Kushtetuese që në fillim të vitit 2019 në një analizë shkruan, se skena e ekstremistëve të djathtë që veprojnë si individë është e vështirë të zbardhet. Shumë radikalizohen jashtë grupimeve të njohura. Në verë Mbrojtja Kushtetuese angazhoi një njësi për “zbulimin eksplorativ” të rrjeteve sociale. Ka një rrezik të lartë për radikalizim përmes interaksionit të ekstremistëve të djathtë. Skena e ekstremizmit të djathtë shumë shpejt e ka zbuluar për vete internetin.

Kujtohen viktimat e Hanaut

Në të njëjtin konkluzion arrin edhe fondacioni Amadeu-Antonio me seli në Berlin, që angazhohet kundër ekstremizmit të djathtë. Pas një monitorimi dyvjeçar të rrjeteve sociale drejtuesi i studimit, Miro Dittrich shpjegon: “Përmes një rrjeti të degëzuar fort me oferta adresohen grupe të ndryshme që joshen drejt një bote alternativë online.”

Që nga fillimi i internetit ekstremistët e djathtë kanë mësuar përmes “Trial and Error”, se cilat tema dhe forma paraqitjesh i tërheqin njerëzit dhe cilat jo. Menjëherë janë vënë në provë platforma të reja. Madje përmes tyre janë nxjerrë edhe para – p.sh. përmes reklamave në YouTube, app-eve për donacione apo Crowdfunding. Gjithnjë e më e rëndësishme bëhet “Dark Social”, hapësira në rrjet, në të cilat përdoruesit shkëmbejnë mes tyre pa qenë të hapura për opnionin e gjerë.

Teknika mbështet radikalizimin dhe futjen në rrjet

Në varësi nga platforma ka faktorë specifikë, që e favorizojnë një radikalizim, shpjegohet në studimin e fondacionit. Edhe nëse – p.sh. – YouTube ndërkohë e ka dobësuar algoritmin, ai ka tendencën që përmes funksionit “Autoplay” të të sugjerojë video me përmbajtje gjithnjë e më të forta.

LEXO EDHE:  Gjermania jep 4 milion euro grant/ Zingraf: Do rindërtojmë institucione publike

LEXO EDHE:  Merkel flet pas fitores: Deri në Krishtlindje do prezantojmë një qeveri të besueshme

Në shërbimin Messenger Telegram limiti i Gruppenchat është deri në  200.000 anëtarë dhe jo si në WhatsApp me vetëm 256. Kjo e rrit numrin e atyre që marrin informacionin. Po ashtu në një radar pas tjetrit përdoruesit mund të kërkohen brenda një rrethi real. Kjo ofron një mundësi të mirë për t’u futur në rrjet personat me bindje të njëjta.

Në Instagram aktorët përdorin pikërisht Hashtags të anoncuar, për të përcjellë mesazhet e tyre në Timeline të shumë përdoruesve. Ka qenë kryesisht lëvizja “Identitare” në Gjermani që përpiqej ta paraqiste si fare normale mënyrën e jetesës së përditshme të ekstremistëve të djathtë përmes forografive nga festimet apo regjistrimet gjatë lojërave sportive. Përveç kësaj ato krijuan edhe disa platforma, në të cilat nuk kishte më asnjë mundësi për të votuar kundër. Me këtë u rrit funksioni i identifikimit. Shumë prej tyre e ndjejnë veten si “kalorës kryqëzatash”, që duan të shpëtojnë “botën perëndimore”.

Ndjenja e marrëzisë prej dëshpërimit

Përmes kësaj bote të futur në rrjet mund të përhapen mirë narrativat e ashtuquajtura toksike si p.sh. shuarja e gjermanëve. Sa më shumë mesazhe ta konfirmojnë këtë, aq më e fortë bëhet ndjesia e të qenit i kërcënuar, gjë që çon tek një “ndjenjë marrëzie si pasojë e dëshpërimit”.

Si “tipike për internetin” është edhe rrjetëzimi ndërkombëtarisht i kësaj skene. Pothuajse flitet vetëm në anglisht në grupet përkatëse, konstaton fondacioni në studimin e tij. Dorasit që ushtrojnë dhunë gjatë atentateve i referohen njeri-tjetrit, mësojnë prej njeri-tjetrit dhe motivojnë të tjerët. Anders Brevik më 2011 la një manifest. Elementët e drejtpërdrejtë nga atentatori i Christchurch kanë lënë gjurmë. “Qëllimi nuk është në radhë të parë vetëm që të vriten njerëz, por tërheqja e vëmendjes në media dhe përmes internetit”. Dorasit vërtetë përshkruhen si “ujqër të vetmuar”, por ata janë të futur në rrjet në luftën kundër shoqërisë./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxirrnin pasaporta për kriminelët shqiptarë/ Arrestohen 6 policë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka arrestuar 6 oficerë, pasi lëshonin pasaporta e letër-njoftime për kriminelë të dënuar ose të shpallur në kërkim.

Oficerët e policisë përfitonin dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Për “rastet e vështira” ata kërkonin deri në 40,000 euro. Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

LEXO EDHE:  Gjermania jep 4 milion euro grant/ Zingraf: Do rindërtojmë institucione publike

LEXO EDHE:  Kancelarja Merkel nën presion/ Po humbet mbështetjen brenda partisë 

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast.

 

LEXO TE PLOTE