Connect with Us

21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Politika nderon Heroin e Demokracisë

Politikë

21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Politika nderon Heroin e Demokracisë

Publikuar

-

21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Politika nderon Heroin e Demokracisë

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe të tjerë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari.

Në homazhe ishte e pranishme edhe vajza e Azem Hajdarit, deputetja demokrate Rudina Hajdari.

Nga ana tjetër, edhe presidenti Ilir Meta në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari ka vendosur sot një kurorë me lule tek memoriali i tij.

Kujtojmë këtu se sot bëhen 21 vite nga vdekja e tribunit të demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdarit.

Deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik, u vra në 12 shtator të vitit 1998, në Tiranë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatmir Xhafa kundër Tahirit/ Mbështet ambasadorin britanik

Publikuar

-

Nga

Ish ministrit i Brendshëm, Fatmir Xhafa është parë kahera si një nga kundërshtarët e ashpër të Saimir Tahirit.

Më herët ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, pati një reagim në rrjetet sociale, lidhur me vendimin e Gjykatës për Tahirin ku shkruante se sistemi gjyqësor po maturohet, por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje.

Duket se një qëndrim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e ish ministrit Xhafa, pasi ky i fundit nuk ka ngurruar ti japë  “pëlqim” reagimit të ambasadorit britanik në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori britanik reagon për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish mininstrin e Brendshëm Saimir Tahiri e cila e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Duncan shkruan se vendimi për Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor në Shqipëri po zhvillohet me maturi, por shtron pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetët socialistë të Shkodrës nuk flasin/ Rama u kërkon të pajtohen

Publikuar

-

Nga

Burime nga mbledhja e Kryeministrit Rama me drejtuesit e veriut bëjnë me dije se deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe deputeti socialist Paulin Sterkaj kanë kërkuar që të dëgjohen më shumë nga Senida Mesi dhe Luan Harusha përsa i përket emërimeve të drejtorëve në Shkodër.

Rama ka kërkuar që të ulen bashkë dhe të vendosin për propozimet. “Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën pse nuk uleni ju me njëri-tjetrin? Toma është parti tjetër por është aleati ynë, ndërsa Paulini është përgjegjës për Malësinë së Madhe, por ka të drejtë të japë mendim për drejtorët rajonalë që prekin edhe këtë bashki”, citohet të ketë thënë Rama në mbledhje, transmeton A2.

Organikat e tej fryra të bashkive ka qenë një prej shqetësimeve të ngritura në mbledhje dhe Rama ka caktuar Ilir Beqjen që të rishikojë këto organika të bashkive të veriut, për të propozuar struktura të reja, me staf më të reduktuar.

LEXO TE PLOTE