LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë”/ Meta mesazh Ramës

11 Shtator 2019, 16:02, Politikë CNA
“Unë jam i qetë, edhe kur artikuloj me forcë”/ Meta

Në daljen para mediave presidenti, Ilir Meta, është pyetur të thotë arsyen pse ishte i qetë në dalejn e tij përpara Komisionit Hetimor parlamentar dhe nëse kjo tregon ulje të toneve përplasëse me mazhorancën.

?Unë jam i qetë edhe kur artikuloj me forcë. Para Komisionit nuk mund të isha më shumë sesa i qetë sepse veprimet e mia janë kryer para gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, para Kushtetutës dhe para të ardhmes evropiane. Nuk kam pasur asnjë arsye pse të sillesha ndryshe në këtë Komision. Unë dua ti bëj  të qartë qytetarëve se do të vazhdoj të jem shembulli i respektimit të institucioneve.

Sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës është vënë në pikëpyetje. Besoj se ka qenë një mundësi e dobishme për të gjithë për të kuptuar se Presidenti i Republikës ka respektuar Kushtetutën e Shqipërisë. Ka respektuar në mënyrën më të mirë të mundshme këshillat që janë të detyrueshme”, deklaroi ndër të tjera Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga