Connect with Us

U kap me 200 mijë paund hashash/ Dënohet shqiptari në Skoci

Bota

U kap me 200 mijë paund hashash/ Dënohet shqiptari në Skoci

Publikuar

-

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 muaj burg në Skoci pasi e kishte kthyer shtëpinë në parcel droge vlera e të cilës po të hidhej në treg kapte shifrën e 200 mijë paundëve.

Bëhet fjalë për shtetasin Mirjan Kastrati, i arrestuar më 9 prill të këtij viti. Mediat vendase shkruajnë se Kastrati kishte rrëfyer para trupës gjykuese se ishte i detyruar ta bënte këtë punë pasi kishte borxhe. Prokurori i çështjes Graham Fraser tha se xhaxhai i Mirjan Kastratit ishte një politikan i rëndësishëm në Shqipëri dhe ka mbetur i vrarë.

Fraser shtoi më tej se 30-vjeçari është viktimë e një grupi njerëzish dhe punon për ta pasi duhet t’u kthejë 16 mijë paund që u ka borxh për kalimin në mënyrë ilegale në Angli.

LEXO EDHE:  Itali/ Transportonte 51 kg marijuanë, arrestohet shqiptari

“Mirjan Kastrati është arratisur nga Shqipëria para vitit 2018 pasi jeta e tij është në rrezik. Xhaxhain e tij që ka qenë një person mjaft i rëndësishëm në politikën shqiptare ia kanë vrarë. Tashmë i kërcënojnë familjen dhe duhet të shlyë borxhet,”- mësohet të jetë shprehur Prokuroria.

Por kjo dëshmi nuk mjaftoi që Gjykata mos ta dënonte shqiptarin me 30 muaj burg.

30-vjeçari Mirjan Kastrati u arrestua më datë 9 prill të këtij viti. Ai u prangos në një shtëpi ku ishin mbjellë 700 rrënjë kanabis. Nëse do të dilte në treg kjo drogë do të kapte vlerën e 200 mijë paundëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zhduket avioni me 38 persona në bord/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur në Kili. Sipas mediave të huaja, operatorët humbën kontaktin vetëm një orë pasi u nisën drejt një baze në Antarktidë.

Avioni i ngarkesave, i identifikuar si një Hercules C130, u nis nga qyteti jugor i Punta Arenas në 4:55 p.m. koha lokale (1955 GMT).

Një ekip shpëtimi po kërkon për 21 pasagjerët dhe 17 anëtarët e ekuipazhit që ishin në bord.

LEXO EDHE:  Shqiptari kurajoz i habit të gjithë/ Blen lokalin ku takoheshin mafiozët e Ndragetës

LEXO EDHE:  Do habiteni nga kjo skulpturë që ndodhet në Skoci

Ndërkaq, presidenti Sebastian Pinera tha që ai dhe Ministri i Brendshëm Gonzalo Blumel do të fluturonin për në Punta Arenas ku do të takoheshin me Ministrin e Mbrojtjes Alberto Espina për të monitoruar një mision kërkimi dhe shpëtimi për të gjetur aeroplanin e humbur dhe pasagjerët e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Të shtëna me armë zjarri/ Vriten 6 persona

Publikuar

-

Nga

Gjashtë persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Çeki, sipasojë e një sulmi me armë zjarri në një spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin veri-lindorë të Otavës rreth orë 7:00 në një klinikë traumatologjike.

Sipas raportimeve, pas ngjarjes i gjithë spitali u evakuua, ndërkaq, autori mbetet ende në kërkim.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Deklaratat e Vuçiç për Masakrën e Reçakut/ Ambasada e SHBA në Prishtinë: Provokative

Publikuar

-

Nga

Për deklaratën e presidentit të Serbisë Alekandër Vuçiç se masakra e Reçakut në Kosovë është trillim, ka reaguar ditën e sotme edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Ambasada thotë se Vuçiç duhet të vetëpërmbahet, pasi i cilëson deklaratat e tij si të dëmshme dhe provokative, ndërsa thekson se kjo dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mire dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999. Përfaqësuesit nga të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog. Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE