Connect with Us

Trajtimi i pronës në Shqipëri disfatë e plotë/ Ftesa për specialistë, vetëm propagandë

Politikë

Trajtimi i pronës në Shqipëri disfatë e plotë/ Ftesa për specialistë, vetëm propagandë

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas deklaratës së kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka njoftuar sot hapjen e garës për 74 vende të lira pune në Kadastrat në të gjithë vendin.

Ndërsa, Lame i drejtoi edhe një apel të fortë të gjithë politikanëve, që të mos ndërhyjnë për punësime, pasi për të zgjidhur nyjën e pronës, duhen profesionistë, Çupi e cilëson këtë vetëm propagandë.

Gjithashtu, ajo theksoi se “pas 6 vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë.  Kjo qeveri ka  6 vite që nuk  trajton  asnjë pronë të  ish pronarëve.”

Më tej, ish-deputetja demokrate u shpreh se “E thënë shkurt:  Prona  në Shqipëri është  vjedhur dhe abuzuar , është  shitur e blerë sipas projekteve personale të këtyre qeveritareve. Shembulli i ketyre 6 viteve të fundit nxjerr një leksion të mirë për ju: mos dilni  më në media dhe mos bëni më propagandë, është koha të ikni e të qërroheni nga aty ku keni bërë batërdinë ndaj pasurise se shqiptarëve”.

Deklarata e plotë:

Pas 6 vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë.

Kjo qeveri ka  6 vite që nuk  trajton  asnjë pronë të  ish pronarëve.

Nuk mundet sot te permendet  1 metër katror e trajtuar apo kaluar me te drejtë pronarëve nga agjencia qeveritare

Nga ana tjeter kemi sjelljen më të shëmtuar dhe jo profesionale me pronen publike.

LEXO EDHE:  Ik mos më çaj b***/Çfarë nuk u dëgjua në studio, Rama i tensionuar (Video)

Ne vitin 2013 kjo qeveri gjeti te gatshëm në masën 90% inventarin e cdo  prone publike, të institucioneve qëndrore apo të njësive të qeverisjes vendore.

Nga ana tjeter këto  prona kishin referencat ne rregjistrat kadastrale në përqindje të  madhe të tyre

Kishte një reformë  të plotë pronat-  pyje e kullota.

Në 2013 ne lamë një inventar të plotë të pyjeve  e kullotave , dhe vetëm kërkoheshin disa saktësime  në hartë për   të  përcaktuar juridiksionet territoriale, kryesisht mes njësive.

Sot, pas 6 viteve, askush nuk din të thotë se  ku janë këto  inventare dhe përse nuk azhornohen.

Legalizimet jane një tjetër cështje, që përpos disa daljeve mediatike, ku propaganda zë hapësirën  kryesore, rezulton që qytetarët  vazhdojnë mos të marrin  pronesitë e tyre për shtëpitë që ndërtuan me djersën e tyre.

Për këtë cështje , në  vitin  2013 gjeten te plotë kuadrin ligjor dhe rruga ishte e shtruar me të gjithë  infrastrukturën e  nevojshme dhe pritej vetëm shpërndarja  e certifikatave të pronësisë,  dhe as kjo  natyrisht nuk u krye nga kjo qeveri.

E thënë shkurt:  Prona  në Shqipëri është  vjedhur dhe abuzuar , është  shitur e blerë sipas projekteve personale të këtyre qeveritareve. Shembulli i ketyre 6 viteve të fundit nxjerr një leksion të mirë për ju: mos dilni  më në media dhe mos bëni më propagandë, është koha të ikni e të qërroheni nga aty ku keni bërë batërdinë ndaj pasurise se shqiptarëve.

Dëmin  që i keni  bërë vendit  me trajtimin  e pronës publike dhe private vitet e fundit eshte më i rëndi ne 30 vite dhe pasojat do ti vuajnë shqiptarët./ CNA.al

74 vende të lira pune të Kadastra/ Lame apel politikanëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Takimi me pedagogë e studentë/ Rama: Mësova gjëra të reja

LEXO EDHE:  Rama takim në Shkodër/Forumi Rinor i PD  ''e surprizon''

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Rama në konferencën e donatorëve në Turqi/ Kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj

LEXO EDHE:  Ik mos më çaj b***/Çfarë nuk u dëgjua në studio, Rama i tensionuar (Video)

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Ik mos më çaj b***/Çfarë nuk u dëgjua në studio, Rama i tensionuar (Video)

LEXO EDHE:  Rama takim në Shkodër/Forumi Rinor i PD  ''e surprizon''

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE